Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te “Penelopa në luftë” autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi. Historia e një gruaje e cila, e huaj në Nju Jork, nuk ngurron të sfidojë padrejtësitë e një shoqërie maskiliste, duke u përballur me tematika, si: homoseksualiteti, aborti dhe integrimi racial, që janë aktuale edhe sot. Fallaci flet për veten, për takimin e saj me Amerikën dhe për idenë mbi Amerikën: atë të parën, iluzionin, dhe atë të mëpasmen, realitetin.
Price:
700 Lekë