Perveç Dantes të zhytur kokë e këmbë në politikën e kohës, syrgjyn pse i dënuar me vdekje në mungesë — që nga gjithë ky tension prodhoi "Komedinë Hyjnore" - kemi edhe Danten djaloshar, që na ka lenë një xhevahir të rrallë, libërthin "Vita nuova".
Një libër dashurie, me vargje për gruan që ai desh më shumë se gjithçka në jetë, Beatriçe Portinari-n - dhe që vdiq, njëzetepesëvjeçare. Këtu poezia është e ndërthurur ngushtësisht me prozën, që i bën kronikën kësaj dashurie, kujton rrethanat që ia frymëzuan vargjet, domethënien e tyre, por ka edhe ekskursione të shkurtra mbi tema linguistike e letrare.
Çmimi:
800 Lekë