Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Fragment nga libri: Poemth i kristaltë Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet. Dhe secili çast buron nga Krishti që takon. Kjo botë s'ka të brendshme ta fshehë Nuk mvesh magji drite as mister terri. Ato rrudhat brazda në të çarat e dheut S'mbijnë asnjë brendi, janë veçse udha E brengës sonë endacake për një krisje Farash, që s'i mbollëm dot në këtë botë. Botë e pabotë, rrënjëshkulura me rrënjë Pisha, bredhi në shi, qajnë lot krokodili Jepet ajo e gjitha në lojën që i luan rasti Ku llavës eros i shkrehemi e shkrihemi T'i brendashkruajmë vetvete kësaj bote Hijë truar hiresh, ku hiri skajet shenjon. Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet. Dhe secili çast buron nga Krishti që takon. Botë që krekoset kot tek shkëlqimi i yllit Kuptimi i prajtë nga mërmërimat e pyllit E papërgjegjshme botë, që s'din të gjegjet Për rrëmete e zotësi me tepri, pa vetvete Ysht të ulet sipari si një qefin triumfi fuqi S'ka ndal ne inskenime dhe gjëmime apel Skenë ku hyn e ndryn kortezhi i korbave Për aktin ku ia luan fenë dhe sythit që çel Porse aq sytha sa dëshironi t'i ketë për vete Njeriu ia ka dalë t'i mbrojë dhe t'i mbrujë Me eros drite brerore skrupujsh njerëzore Epifani vajesh, akuarel, nota, penë e penel. Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet. Dhe secili çast kris diamantin që përfton. Nga një sisë njeriu thithet aq afsh melodi Sa e tërë cicërima e krejt trumbave ajrore Por, pa një shushurimë të së parrokshmes S'do t'jehonte askush një trajtë tingullore Vjen një çast e llava ngop kurmin brendie Dhe lënda kris kallëpin të urojë shtatoren Mbarë e plastë! Çdo pikël mrekulli shpështjell çastin e vet Dhe secili çast shpërthen Krishtin që i përket.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Trishtimi është fati ynë: po pikërisht për këtë, jetët tona do këndohen në përjetësi, nga gjithë njerëzit që do të vijnë”-fragment nga libri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Personazhet më të rëndësishëm të mbarë veprës së Karagacisit janë njerëz të pushtuar o prej fanatizmash ideologjikë, o prej pasionesh truporë, zakonisht prej fanatizmave dhe pasioneve njëherësh. I tillë ëshë Liapkini, për ndërtimin e të cilit shkrimtari ka ndjekur, me sa duket, shembullit e personazhit natyralist: mërgimtari rus, aq gjakftohtë herë – herë në arsyetim, aq i duruar, aq dashamirës në marrëdhëniet me njerëzit, befas, në çaste kyçe të jetës, vepron nën trysninë e instikteve. Dhe është mëse i ndërgjegjshëm për këtë anë të errët të karakterit të tij, por edhe krejtësisht i dobët për ta ndryshuar. Pavarësisht një njohjeje të paktë, bëhet fjalë për një prej prozatorëve më të mëdhenj të letërsisë së re greke, për një romancier me dhunti demoniake, i cili, megjithëse e braktisi herët këtë botë, arriti të linte mbrapa një varg romanesh – afro njëzet – që ende vazhdojnë të mbledhin rreth vetes me mijëra e mijëra lexues.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Njeriu i zakonshëm i përgjigjet sot pyetësorëve të komplikuar, zgjidh ushtrime të ndërlikuara, të cilat njeriu mesjetar nuk pati kurrë nevojë t'i zgjidhte. Dhe të gjitha këto bëhen brenda rutinës normale të të qenit qytetar i përgjegjshëm. Çdo hap përpara në teknikën mekanike është një hap drejt abstraktimit. Ky kapacitet i të jetuarit në rehati në nivele të larta abstraktimi është burimi i fuqisë së njeriut modern. Nëpërmjet tij ai transformoi planetin, mundi hapësirën. Por edhe kjo fuqi, si çdo veti tjetër njerëzore ka anën e saj negative, kahjen e mjeruar të të qenit i çrrënjëzuar, ndjenjën e zbrazjes dhe mungesën e ndjenjave konkrete që shoqëron njeriun modern në momentet e ankthit të vërtetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Vdes siç vdes një vend" është psikanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real – imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore. Rrëfimi ka formën e një kronike postmoderne ku me një vërtetësi rrënqethëse dhe në mënyrë fantazmagorike përshkruhet Vendi i Hybris, demonit të dhunës dhe intolerancës, e fanatizmit ideologjik dhe fetar, e mendësisë mesjetare, korruptive, ksenofobike, nacionaliste, ajo e shterpësisë krijuese dhe shpirtërore. Ndonëse në tekst nuk përcaktohet koha, vendi dhe hapësira gjeografike, aludimi rreth periudhës së luftës civile greke, asaj të diktaturës së kolonelëve, si dhe jehona e ngjarjeve të Majit '68 në Francë lidhet me botimin e parë të librit në vitin 1978, ku kujtimet dhe plagët e historisë, gjallonin ende si fantazma të pakallura.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
"Histori e syrit", roman i shkrimtarit francez Georges Bataille (1897 – 1962), botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie, që e ka shtyrë autorin ta verë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në arenë. Erotizmi shpreh atë që kurrë misticizmi nuk ka arritur ta shprehë: çastin e kapërcimit, gulçimin e jashtëzakonshëm të ekstazës që përzien tmerrin me gëzimin ashtu si orgazma ngërthen jetën me vdekjen. Histori e syrit është pa dyshim i pari libër ku gjuha e seksit bëhet gjuha e vdekjes së Zotit, dmth. e kapërcimit të mungesës së pafund. Duke nisur nga kjo Histori, njeriu e di që, ndonëse pafundësia nuk është në qiell, as këtu, në tokë, shija e pafundësisë është te gjesti ose te mendimi që e bëjnë pluhur këtë mungesë të dyfishtë duke mos u stepur para gjërave të ndaluara të përcaktuara nga njohja e tyre e thjeshtuar.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Papesha Joanë", ndonëse një titull i padëgjuar për lexuesin tonë, është një nga romanet më të rëndësishëm të letërsisë së re greke dhe, pa dyshim, më i lexuari e më i përfoluri. E shkroi një tridhjetëvjeçar nga Ishujt Ciklade dhe suferina që shkaktoi, qysh nga viti 1866 kur u botua, ende nuk është platitur. Ndërsa, deri atëherë, njihej vetëm si përkthyes i një libri të Chateaubriand – it dhe si autori i disa shkrimeve të natyrës publicistike në shtyp, "Papesha Joanë" do ta dënonte Emanuel Roidisin me njohje të gjithandejme. Asnjëherë nuk ka qenë gjë e lehtë për një shkrimtar t'i kundërvihet çfarëdolloj pushteti, por në Athinën e asaj kohe Roidisi duhet të jetë ndjerë, pak a shumë, si Joyce – i, më vonë, në Dublin. "Papesha Joanë" e kishte bërë vërtet mjaft të njohur në Europë (brenda tre vjetësh romanit iu bënë shtatë botime në frëngjisht, kurse në anglisht deri në fund të shekullit XIX iu bënë dy përkthime), por e kishte shpërblyer edhe me urrejtjen e bashkatdhetarëve.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ai është një botë idesh të qarta ,të dëlira dhe ,njëherësh,të pazakonta,që...Janë shprehur në fjalë me një drejtpërdrejtësi dhe përkorje të shkëlqyer .[Ai] qe tregimtar madhështor.Ne i lexojmë tregimet e Borhesit me kërshërinë hipnotike me të cilën lexojmë zakonisht prozën policore... -Mario Vargas Llosa
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të , është të lësh dikë tjetër të lodhet për ty.Forma më delikate e shfrytëzimit. Nëse dikush e urren atë që bëjmë ne ,pak a shumë,e pranojmë këtë gjë.Por nëse përçmon një libër që i kemi rekomanduar, kjo është shumë e rërndë ,dhe na plagos si një sulm tinëzar.Sepse vendos në dyshim shijet tona,madje edhe gjykimet!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
...kjo shëmtia që është mbeturinv nga para nëntëdhjetës,kjo shëmtia pa kategori,domethënë që nuk është as e kundërta fare e bukurisë,e kupton,një shëmti e monizmit apo ku di unë,po që vetëm në demokraci bëhet e dukshme,kjo shëmtia që mezi e mezi ka pritur një demokraci ,që ka pritur vetëm një sistem tjetër nga ai ku është kultivuar që të dalë në pah ,që të shfaqet krejt si është ...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
...Çfarë ishte balena e bardhë për Ahabin deri tani u dha një shenjë; se çfarë ishte, ndonjëherë, për mua, ende ka mbetur e pathënë. Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe prapëseprap kaq mistik dhe kaq pranë së të parrëfyeshmes që ky mendim, sa unë pothuajse rashë në dëshpërim me përpjekjen për ta hedhur në një formë të kuptueshme. ...Unë veç mund ta vendos këtë ballë përpara teje. Lexoje, në mundesh...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një grua është viktimë e gjakmarrjes në një zone të Shqipërisë së sotme . Ndërkohë që pleqësia dënon menjëherë vrasësin sipas neneve të Kanunit , ekspertiza mjekësore zbulon se viktima është ne “ fakt “ . Në këtë stad Kanuni s’di sit ë veprojë . Atëherë thërrasin për ndihmë filozofen e njohur feministe Judith Butler , për të ndihmuar në këtë koklavitje gjinore . Por ajo vetë ka një problem në pasaportë lidhur me identitetin dhe bllokohet ne Rinas … Në këtë roman , tema e shumëpërdorur e Kanunit është trajtuar me humor . Larg Ekzotikës së gjakmarrjes dhe krimit , autori e rrimerr këtë temë vetëm për të na ofruar disa personazhe të pazakontë në shoqërinë tone : një fshatar eksentrik kinefil , një inxhinier që kërkon me zor një skenografi për Kanunin , një vajzë që sulmon me gazetë të dashurin e saj, etj. E frymëzuar nga Don Kishoti dhe nga Don Zhuani , proza e këtij libri na jep idenë e një lidhjeje organike mes fiksionit dhe realitetit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka pasur në letërsi një efekt që s’mund të krahasohet. Nga njëra anë ai shfaqet si monument i palexueshëm dhe i errët, diçka vetëm për një elitë intelektuale dhe nga ana tjetër, është shndërruar në një kulturë popullore. Të gjitha përgjithësimet te ky libër janë bajate dhe banale, thua sikur autori është frymëzuar nga stereotipat e vjetra. Tek “Uliksi” gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesja, konflikti, beteja apo pushteti, rrëzimi, zija ,vetmia, mashtrimi,të gjitha të paraqitura aq vrullshëm tek Odiseja.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Dublinasit” një libër që fillon të shkruhet në 1905 nga autori James Joyce, dhe pas shumë peripecive dhe refuzimeve arrihet te botohet në Nju York në 1915. Ky Libër është një përmbledhje me tregime, ndër të cilët do të gjeni: • Motrat • Takim • Arabia • Evelina • Pas garës • Dy kodoshë etj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Libri i rërës” është një libër më tregime. Ky vëllim perfshin 13 tregime, një numër sa i rastësishëm aq dhe fatal. Tregimet janë nga më të ndryshmet: autobigrafike, tregime dashurie, psikologjike, rrëfenja , etj.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania