titleToAlt
Banditët është ndoshta teksti që i dha famë të gjerë njërit prej historianëve me të shquar të shek. XX. Duke hedhur dritë mbi lidhjet historike, kulturore dhe shoqërore të banditit me mjedisin në të cilin ai spikat, Hobsbawm-i arrin të nxjerrë në pah një figurë me kompleksitet shumëplanësh. "Banditi social", siç e quan autori këtë figurë, ngërthen brenda vetes aspirata dhe ideale nga më kontradiktoret, duke ushtruar ndikim të fortë në imagjinatën popullore. Në këtë tekst tashmë klasik, Hobsbawm-i na ofron një këndvështrim krejtësisht të ri, provokues dhe hera-herës subversiv, mbi objektin e studimit te tij.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Perveç Dantes të zhytur kokë e këmbë në politikën e kohës, syrgjyn pse i dënuar me vdekje në mungesë — që nga gjithë ky tension prodhoi "Komedinë Hyjnore" - kemi edhe Danten djaloshar, që na ka lenë një xhevahir të rrallë, libërthin "Vita nuova". Një libër dashurie, me vargje për gruan që ai desh më shumë se gjithçka në jetë, Beatriçe Portinari-n - dhe që vdiq, njëzetepesëvjeçare. Këtu poezia është e ndërthurur ngushtësisht me prozën, që i bën kronikën kësaj dashurie, kujton rrethanat që ia frymëzuan vargjet, domethënien e tyre, por ka edhe ekskursione të shkurtra mbi tema linguistike e letrare.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 50 Lekë
titleToAlt
"Mindsight"-i është një lloj vëmendjeje e përqendruar që na lejon t'i shohim mekanizmat e brendshëm të mendjes sonë. Na ndihmon të jemi të vetëdijshëm për proçeset tona të të menduarit pa u pushtuar prej tyre, na lejon ta shkëputim autopilotin e sjelljeve dhe përgjigjeve tona të rrënjosura thellë dhe na çliron nga kurthet emocionale reaguese pas të cilave të gjithë priremi të kapemi. Na lejon t'i "emërtojmë dhe zbutim" emocionet që përjetojmë, në vend që të gllabërohemi prej tyre.
Çmimi: 1550 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1330 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Vetëvrasësi" (dhe Heri ishte i tillë nuk ka nevojë të jetoje patjetër në një marrëdhënie veçanërisht të fortë me vdekjen, kjo mund të bëhet edhe pa qenë vetëvrasës. Por e veçanta për vetëvrasësin është se ai Unin e tij, pa dallim, me të drejtë apo jo, e quan si një embrion jashtëzakonisht të rrezikshëm, të dyshimtë të natyrës, por edhe të rrezikuar, sepse atij i duket sikur vazhdimisht është tepër i ekspozuar dhe i rrezikuar, si të qëndronte mbi majën më të mprehtë të një shkëmbi, ku një shtytje e vogël nga dikush apo një dobësi fare minimale e brendshme do të mjaftonte për ta rrëzuar në zbrazëtirë.
Çmimi: 1080 Lekë
titleToAlt
"I armatosur në këtë mënyrë dhe i perkujdesur me një veshje të re, nisa udhëtimin tim në jetë. Trashëgimet prej prindërve i rezistuan provës, derisa unë që atëherë kam ecur dhe kam qëndruar mbi këmbët e mia në këtë botë. Megjithatë, diçka duhet të më ketë munguar, që shkenca dhe jeta nëpër botë nuk ma sollën kurrë. Sepse sot, edhe pse mund ta mësyj një mal, të marshoj ose të vozis për dhjetë orë dhe, nëse është e nevojshme, ta godas një njeri me dorë të lirë, më mungon ende po aq shumë sa atëherë artit i të jetuarit.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Nuk mund të jesh i pari në vetëvrasje. I pari në luftë. I pari në paqe. Koha për të qenë i vetmi ka marre fund. Ne sall mund të ëndërrojmë dhe të rrimë brenda lekurës sonë si kufij të dhunshëm. Çdo gjë ju përket atyre qe ju ka takuar gjithmonë, despotëve. Mizorisë dhe duarve që e hanëkofshën njerëzore. Kombet janë copa mishi të ndara në mes tufës së mishngrënësve të fuqishëm. Janë copa territoresh ku të fuqishmit ushtrojnë ligësinë. Dhe arsyetojnë gjallërimin e së mirës. Ku të fuqishmit krijojnë teori te reja mbi këngën e harabelave dhe pastaj ua këpusin kokat.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Mjetet që ndaj në këtë libër mësohen kryesisht, në terapi, por nuk janë aftësi terapeutike - ato janë aftë si jetësore. Mjete që mund të ndihmojnë secilin prej nesh që të lundrojë nëpër kohë të vë shtira dhe të lulëzojë. Kur ne kuptojmë, sadopak, se si punon mendja jonë dhe kemi disa shenja udhëzuese se si të përballemi me emocionet tona në një mënyrë të shëndetshme, ne nuk ndërtojmë vetëm aftësi ripërtëritëse, por mund të përparojmë dhe të rritemi.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
DITËT E ZISË DHE HIPOKRIZISË NDAJ RUGOVËS Sot qytetarët e Kosovës do të ndahen nga Presidenti i tyre, nga njeriu të cilit i besuan fatin e vet, ashtu si hebrenjtë ia besuan Moisiut fatin e tyre. Adhurimi dhe zia që ka pllakosur Kosovën dhe mbarë shqiptarët në të gjithë botën, do të mund të krahasoheshin në përmasat përkatëse me vdekjen e Papës. Këto pesë ditë kanë qenë një dëshmi e sinqertë e përmasave të popullaritetit të liderit të Kosovës, ashtu sikurse kanë qenë ditët e hipokrizisë ndaj figurës së këtij personaliteti pa të dytë në jetën shqiptare, në historinë shqiptare të mbushur me heronj, me trima mbi trima, me epikë dhe legjenda.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Lodra e tërbuar rrëfen historinë e trazuar të Silvio Astierit, djalosh i ri, banor i Buenos Airesit dhe zë rrëfyes i romanit. Në fillim të ngjarjeve, ai është thuajse fëmijë, por do t'i duhet të rritet me të shpejtë. Rravgimet e mëpasme do të kenë kthesa të mprehta dhe pasoja të ashpra për Astierin: një vjedhje me shokët e fëmijërisë, nevoja për një punë të mirë, po dhe dëshira për të studiuar, orvatjet për të qenë shpikës, shitës, e përsëri bashkëpunëtor në një tjetër krim.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pas suksesit të librit "Mashtruesi" Javier Cercas rikthehet me një roman të fuqishëm, përfshirës, dhe dhimbshërisht të nevojshëm. Në qendër është jeta e shkurtër e një djaloshi i cili në vitin 1936, në fillim të luftës civile, u përfshi në ushtrinë e gjeneral Frankos dhe dy vjet më vonë u vra në betejën e Ebros.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Letësia naziste në Amerikë është një enciklopedi biografike e gjithë shkrimtarëvë të kontinentit amerikan, nga Kili në Kanada, në shekujt XX-XXI, të cilët shkrimtarë, për një arsye a tjetrën, përqafuan idetë dhe kauzat e ekstremit të djathtë. Është ngërthyer një spektër jashtëzakonisht i gjerë përvojash jetësore në këtë kaleidoskop personazhesh, veprash, shoqërish sekrete ose jo, shtëpish botuese të njohura apo të nëndheshme, organesh shtypi, sektesh e grupimesh gjithëfarësoj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Duke gjurmuar rrjedhën psikologji-ke të marrëdhënies midis një vajze adoleshente dhe mësuesit te saj manipulues, Russell si një shkrimtare e re; i ofron lexuesit një roman të shkëlqyer, gjithepërfshirës, njëkohësisht shënon debutimin e saj shpërthyes letërsi. 2000. Energjike, ambicioze dhe shumë zjarrtë, pesëmbëdhjetë vjeçarja Vanesa Uait përfshihet në një lidhje dashurie me mësuesin e anglishtes Xhejkob Strejn, njëzeteshtatë vjet me i madh se ajo. 2017. Shtatëmbedhjëtë vite me pas, Strejn akuzohet për abuzim seksual nga një ish-studente e tij. Vanesa gjendet përballë një zgjedhjeje të vështirë: të qendrojë e heshtur, në besimin e verbër se si një adoleshente ishte përfshirë me deshirë në këtë marrëdhënie dashurie, ose ta ripërkufizojë veten dhe ngjarjet e së shkuarës së saj.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne është konceptuar si hyrje në studimet për nacionalizmin. Ai përmbledh arritjet më të rëndçsishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore. Pjesa e parë trajton qasjet teorike për formimin e kombeve dhe të nacionalizmit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
luministi Montesquieu, "ky njeri i pavdekshëm", në veprën që keni dorë, me "një ton onigjinal dhe gjalleri stili" lartëson dijen dhe shkencën. Ai e sheh Akademinë si "një stoli të krahinave" dhe sugjeron t'i jepet fund "tiranisë së injorancës". Sipas tij, "shkencat janë shumë të dobishme, ngaqë ato i shërojnë popujt nga panagjykimet shkatërruese".
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Nëpërmjet këtyre shënimeve, lexuesi do të zbulojë se dr Ahmedi është një njeri plot optimizëm për të ardhmen e Umetit, dhe që fokusohet gjithmonë tek anët pozitive të të gjithë atyre me të cilët punon. Në lidhje me këtë, vetë ai thotë: "Secili person zotëron pozitivitet dhe mjeshtëri, prandaj ne duhet të përfitojmë prej këtyre dhuntive sa të mundemi, dhe t'i ndihmojmë njerëzit me sa kemi mundësi që t'i kapërcejnë negativitetet."... Kështu, ne e vërejmë atë të veprojë me pozitivitet, me secilin individ." Dr Hisham Et-Talib.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
I kthjellët, inovativ, dhe më shumë se gjithçka tjetër: "poetik, krejt poetik", libri me poezi i Fjolla Spancës, Dikur kisha nji titull ma të mirë, më shpalosi perspektiva frymëzuese në thelbin poetik të botës, fshehur pas mureve gri të jetës së përditshme. Nuk mund të rezistoja pa ua rekomanduar atë lexuesve të ardhshëm dhe të ndaja me ta entuziazmin tim estetik dhe intelektual. Para së gjithash, me poezinëe saj të sinqertë dhe thellësisht emocionale, Fjolla Spanca më bëri të kuptoj se poezia pushon së qëni paezi kur bëhet shumë arrogante për të buzëqeshur, tepër retorike për të folur me të tjerë perveç vetes, dhe shumë e lumtur për të mos qarë.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Rrethanat në të cilat ato ekzistojnë. Prandaj, qendra e interesit të saj është jeta, në kuptimin më të gjerë, si e njeriut, ashtu edhe e të gjitha qënieve të gjalla, ku përgjithësisht theksohet lidhja morale me jetën. Përndryshe, bioetika është një përberje e dy fjalëve greke: bios [jetë] dhe etos [etikë, karakter. Vepra që mbani në duar, me një gjuhë të qartë dhe me prova shkencore, e paraqet relacionin ndërmjet tekno-shkences dhe etikës njerëzore duke e analizuar ndikimin e proçesit teknologjik shkencor në prishjen e baraspeshës etike dhe aksiologjike në shoqërinë njerëzore, veçanërisht në kohën e re.
Çmimi: 400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania