titleToAlt
Në librin “Studime Inxhinierike” të Dr. Fatos DEGA, viti 2015, 336 faqe, jepet një përmbledhje e disa prej studimeve teorike dhe aplikative të kryera prej tij në vitet 1983-1996 në fushën e “Metalurgjisë Fizike dhe Përpunimit Termik” të çeliqeve të konstruksionit, siç janë: “Modelimi matematiko-informatik i procedurës së zgjedhjes së çeliqeve të konstruksionit që përdoren në gjendje të përmirësuar”, “Mbi ndikimin e temperaturës së kalitjes në shpejtueshmërinë e ftohjes dhe kalitshmërinë e detaleve prej çeliku”, “Mbi ndikimin e ndryshimeve të temperaturës së kalitjes në profilin e shpejtësisë së ftohjes së detaleve prej çeliku gjatë kalitjes indirekte”, “Plotësime në modelin e shpejtësive kritike për parashikimin e mikrostrukturës së kalitjes”, “Parashikimi i kurbave të kalitshmërisë së çeliqeve të vendit mbi bazën e klasifikimit të tyre sipas një modeli që bazohet në analizën e korrelacionit kanonik”, “Modelet matematiko – informatike bazë në paketën e programeve “MiFor” për llogaritjet e Fushës Temperaturore dhe parashikimin e Mikrostrukturës dhe Fortësisë në detalet prej çeliku pas kalitjes”. Në libër del qartë strategjia dhe ideja udhëheqëse në frontin e studimeve të kryera prej autorit: nga kërkimi dhe gjetja e lidhjeve ndërmjet faktorëve të ndryshëm që përcaktojnë vetitë konstruktive e teknologjike të çeliqeve dhe modelimi matematik i proceseve të përpunimit termik të tyre, të kalohet në zhvillimin e sistemeve të kompjuterizuara, si instrumente për zgjidhjen e një spektri të gjerë problemesh inxhinierike me interes praktik dhe simulime numerike në kërkimet aplikative në fushën e përpunimit termik. Kjo arrihet, ndër të tjera, nëpërmjet përdorimit të kombinuar e koherent të një sërë metodash matematike dhe inxhinierike bashkëkohore nga fushat e analizës së sistemeve, analizës matematike, algjebrës lineare, algoritmikës, statistikës matematike, si dhe analizës dhe metodave numerike, përfshirë metodat numerike që përdoren në zgjidhjen e ekuacioneve diferenciale me derivate të pjesshme të tipit parabolik (siç është ekuacioni diferencial i termopërcjellshmërisë jostacionare) për kushte skajore jolineare etj. Në libër jepet edhe një studim në fushën e “Elementeve të Makinave”, që në kohën kur është bërë, ka qënë një çështje interesante kërkimesh intensive inxhinierike mekanike në vendet e industrializuara: “Studimi i ndryshimit të aftësisë mbajtëse të rrotave të dhëmbëzuara nga ndryshimi i parametrave të profilit bazë”. Libri është i dobishëm për specialistët në fushat e inxhinierisë së materialeve dhe metalurgjisë fizike, inxhinierisë mekanike, inxhinierisë matematike, inxhinierisë fizike etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kur Maria mori vesh se burri pas të cilit linte mendjen si një aguridhe kish lindur në një vend që quhej Afganistan, nuk e mbajti dot gazin dhe u tall me atë vend të largët që s'ia kish zënë veshi kurrë më parë. "E di çfarë, Nasrad? S'di kurrfarë gjëje për vendin tënd. As që e kam idenë se çfarë hani, si këndoni apo vallëzoni në festat tuaja. Por as që më bëhet vonë. Të them të drejtën, më pëlqen. Sepse ti më pëlqen. S'ka ç'më duhet tjetër." Buzagazi s'iu shqit buzësh për shumë kohë, derisa jeta, fati, por sidomos dashuria, e çuan në atë vend ku grave iu rëndon mbi shpinë një dënim i përjetshëm; në një vend ku vogëlushet i martojnë me burra moshëthyer qëkur mbushin shtatë vjeç dhe ku vetëm burka mund ta mbrojë një grua që të dalë nga shtëpia dhe të kthehet e gjallë. Maria, që s'dinte gjë prej gjëje, buzëqeshte. Derisa pllakosën netët e ngashërimit të pareshtur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Takoni njëmbëdhjetëvjeçaren, Flavia, kimisten e ardhshme të tërhequr nga helmet. Është vera e vitit 1950 dhe disa ngjarje të pashpjegueshme kanë ngërthyer Bakshoun, rezidencën e kalbur angleze, që familja e Flavias e quan shtëpi. Një zog i ngordhur gjendet në pragun e derës së shtëpisë me një pullë poste të vendosur çuditërisht në sqepin e tij. Disa orë më vonë, Flavia gjen një burrë të shtrirë në ngastrën me kastravecë dhe e sheh tek jep frymën e fundit. Për Flavian, e cila është edhe e tronditur edhe e ngazëllyer, jeta fillon të lëvizë kur vrasja vjen në Bakshou. “Do të doja të thosha që isha e frikësuar, por nuk isha. Krejt e kundërta. Kjo ishte ku e ku gjëja më interesante që më kishte ndodhur ndonjëherë në jetë”.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Luçia është një anesteziste, që nuk arrin të flejë natën. Gjatë orëve të pagjumësisë struket në leximin e ditarëve antikë të stërgjyshit me përshkrime pedante ëndrrash; gjatë ditës, përveç se në spitalin civil punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri. Njëri iu siguron pacientëve të vet të pasur, të rinj dhe të shëndetshëm, gjithë çka është e nevojshme për të vdekur në mënyrën më të rehatshme të mundshme: sauna, filma, pasta gourmet, përvoja erotike të shkurtra dhe të ndryshme, pijen që të dhuron vdekjen e ëmbël: tjetri mundëson mposhtjen e vdekjes përmes krionizimit: bie në letargji derisa shkenca të gjejë një shërim për sëmundjet. Në një qytet me një të ardhme kaq të afërt sa të kujton të tashmen, banorët janë të gjithë të pikëlluar nga një siklet personal dhe kërkojnë njëri pas tjetrit ndihmën e Luçias: Toti, tekniku i zërit që fillon të dëgjojë zëra të pacipë; Kasu, një i ri me probleme që humb punën dhe përqafon kauzën e një lëvizjeje të re revolucionare; një vajzë e shqetësuar në koma; Nara, studenti i ndjeshëm dhe i llahtarisur nga brutaliteti njerëzor; dhe në fund doktor Keinolempi, që infektohet nga një virus me emër të çuditshëm: pleqëria e shpejtë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Dashuria ime Si trëndafil më je, moj dashuri, që hapet në qershor dhe kaq e ëmbël rrjedh si melodi që derdhet nga një kor Si ty moj çupë kurrë nuk kam hasur, të dua, dot s'përmbahem, do të të dua ty gjithmonë, e dashur, gjer detet krejt të thahen. E dashur, gjer të thahen detet gjithnjë do të të dua, gjer guri copa-copa të tretet, të bjerë baltë mbi mua. Ah, lamtumirë e vetmja dashuri ah, lamtumirë për pak nga fundi i dheut do vija përsëri tek ty, po t'isha larg.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Ky libër të jep një lloj kënaqësie letrare të rrallë, një kënaqësi të tillë, si ato kur të bie në dorë ndonjë roman i humbur prej kohësh i Xhorxh Eliotit apo Balzakut. Pa lexuar as gjashtë faqe, e kupton që ke hyrë në një botë artistike, e cila është ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në imagjinatën tënde dhe që, në njëfarë mënyre, të ndikon. Personazhet janë familjarët e tu. Ua njeh frikërat dhe dëshirat, shtëpitë, peizazhet, politikën me të cilën merren. Njëkohësisht, gjithçka duket si e re. Paraqitja e përsosur e personazheve, që ndonjëherë të duket se i njeh më mirë se shokët e tu, pasioni i autores për ide dhe vizion, e shoqërojnë pa pushim. Prandaj është ngjitur në të njëjtin panteon me Balzakun dhe Xhorxh Eliotin. Jemi me fat që Doris Lessing vazhdon të shkruajë.” -Lisa Appignanesi, Independent
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri i tretë dhe i fundit i sagës KRONIKAT E KEINËVE Apofisi, gjarpri i Kaosit, kërcënon ta zhytë botën mbarë në terrin e përjetshëm. Karteri dhe Sejdi Keini gjenden përpara një detyre të pamundur: ta asgjësojnë një herë e përgjithmonë. Dhe fill të vetëm, për më tepër, sepse magjistarët e Shtëpisë së Jetës janë të përfshirë në një luftë të tmerrshme të brendshme dhe askush nga zotat s’mund t’i ndihmojë të luftojnë kundër forcave të Kaosit. E vetmja shpresë mbetet një magji e lashtë që mund ta shndërrojë vetë hijen e gjarprit në një armë të fuqishme kundër tij, vetëm se formula është zhdukur pa nam e nishan prej mëse një mijë vjetësh. Për ta shtënë në dorë, vëlla e motër Kein do të detyrohen t’i zënë besë fantazmës vrasëse të një magjistari tejet të fuqishëm, që mund t’iu prijë udhë deri te hija e gjarprit, ose drejt vdekjes, në thellësitë e Botës së Përtejme...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nga të gjitha faktet e jetës ,vdekja është më e dukshmja,ajo që në mënyrë intuitive është më e qarta.Në një moshë të hershme ,shumë më herët nga sa shpesh mendohet,ne mësojme se vdekja do të vijë dhe se nuk ka shpëtim nga ajo .Megjithatë ,çdo gjë ,siç thotë Spinoza, synon që të vazhdojë në qenien e saj.Në thelbin e njeriut,ekziston një konflikt i gjithëpranishëm midis dëshirës për të vazhduar ekzistencën dhe ndërgjegjësimit për vdekjen e pashmangshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur. Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lejdish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta.nMes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve,  veprimeve dashurore dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta. Merilini në tri kocka është një road-movie me tri akte: akti i parë i përket periudhës së fëmijërisë, moshës 6-8 vjeçe, pjesa e dytë asaj të rinisë dhe akti i fundit përcaktohet si  këtu dhe tani . Kjo është historia e një eksplorimi dhe devijimi. Cilat janë format e ndryshme në të cilat mishërohet dashuria. Ç'është kjo çmenduri që papritmas i lidh së bashku dy krijesa për një moment të veçantë. Eksplorimi i Merilinit nuk njeh kufij. Ajo kërkon kudo ku e nuhat, duke përfshirë botën e njerëzve, botën e kafshëve dhe botën e bimëve.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë  normal , por vetëm vetvetja. Rreth dy protagonistëve vërtitet një dorë personazhesh që mishërojnë reagimet e ndryshme karshi handikapit: mospërgatitjen dhe cinizmin, ndrojtjen dhe marrëzinë, por edhe dashurinë e pakufishme dhe solidaritetin altruist. Kjo ndodh ngaqë fëmijët me aftësi të kufizuara  lindin dy herë: të parën të papërgatitur për botën, të dytën duke iu besuar inteligjencës dhe dashurisë së të tjerëve . Duke hequr dorë nga të gjitha tundimet patetike apo vetëngushëlluese, Giuseppe Pontiggia na dhuron një roman novator, plot jetë dhe emocione, që është në gjendje të përballojë me qartësi një temë që ka të bëjë me gjendjen e njeriut.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun. Një natë, kur po darkonin së bashku në apartamentin e Lajborit  dy hebrejtë e ve dhe Treslovi i pamartuar  tre burrat kaluan orë të këndshme duke sjellë ndërmend kohën para se të përjetonin dashuritë e humbjet, para se t i vlerësonin gjërat aq shumë sa të kishin frikë nga humbja e tyre. Por kur po kthehej në shtëpi, Treslovin e sulmuan dhe e grabitën para vitrinës së një dyqani violinash. Treslovit iu mbush mendja se kishte rënë padrejtësisht viktimë e një krimi antisemit. Pas kësaj ngjarjeje, e tërë qenia e tij ndryshoi deri në thelbin më të thellë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
 Magjistari i panaireve përmban tregime me dashuri të përmbushur dhe të papërmbushur, me dukuri që janë të dukshme në jetën e përditshme dhe vlera që perceptohen vetëm në momente të jashtëzakonshme. Narracioni lëviz nga realizmi në dukje në zhanre të tjera; nga narracioni policesk ose thriller te proza erotike. Kujtimet, intimitetet dhe parandjenjat injektohen qetësisht në këto tregime që e pranojnë atë çka fati sjell, madje edhe kur bëhen përpjekje për ta ndryshuar, siç ndodh në tregimet Xhepat plot me gurë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t i duken si të njohur.  Xhesi dhe Xhejzoni , i quan me vete. Në sytë e saj, jeta e tyre duket e përsosur. Krejt ndryshe nga jeta e vet. Pastaj sheh diçka tronditëse. Kalon vetëm një minutë derisa niset treni, por aq mjafton. Gjithçka ndryshon. Meqë nuk e mban dot për vete, Rejçëlli ia tregon policisë atë që di dhe ngatërrohet keq me gjithçka ndodh më pas dhe me jetën e gjithë njerëzve të përzier në këtë çështje. Mos vallë bëri më tepër dëm se mirë
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Havaja është golem, një krijesë e bërë nga balta, e sjellë në jetë nga një rabin i mallkuar përmes librave magjikë. Kur zotëria i saj vdiq në anije gjatë lundrimit nga Polonia, ajo mbërriti e vetme në Nju Jork, më 1899. Ahmedi është xhind, qenie e zjarrit, i lindur shumë kohë më parë në shkretëtirën siriane. I kapur brenda një pagureje bakri nga një magjistar beduin para disa shekujsh, çlirohet aksidentalisht nga një kovaç në Manhatan. Megjithëse nuk është më i burgosur, Ahmedi nuk është as plotësisht i lirë sepse një byzylyk hekuri në dorë e mban të lidhur në botën fizike. Golemi dhe xhindi është historia e tyre e magjishme dhe e paharrueshme. Miqtë, krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, sfidojnë cilësitë që u japin natyrat e tyre të kundërta derisa nata e incidentit të tmerrshëm i shtyn drejt dy botëve të ndryshme. Por një kërcënim më i madh i bashkon përsëri Havanë dhe Ahmedin, duke iu sfiduar ekzistencën dhe duke i detyruar të bëjnë zgjedhje fatale.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale, që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themelues i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pazoti për të gjetur një kurë për dhimbjen e kokës dhe sëmundje të tjera që e mundojnë. Kur Brojeri vendos ta trajtojë Niçen me kurën eksperimentale të të folurit, nuk e bën të ditur se edhe ai vetë gjen ngushëllim në seancat e tyre. Vetëm përmes përballjes me demonët e tij të brendshëm shëruesi mund të fillojë ta ndihmojë pacientin e tij.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Jeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal, që do të thotë:  kjo vajzë është imja . Të nesërmen, Sorajën e marrin dhe e çojnë në haremin e presidentit. Dhe kështu bëhet një skllave seksuale. Për vite me radhë, e mbajnë peng, duke e rrahur, përdhunuar, shtrënguar për marrëdhënie të gjithfarshme, detyruar të shohë filma pornografikë  për të mësuar , nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme mjekësore për të qenë gjithnjë në dispozicion të një tirani të fiksuar pas seksit, që e poshtëron me çdo lloj mënyre. I vjedhin virgjërinë dhe rininë, duke e lënë pa të ardhme të respektueshme në shoqërinë libiane. Pasi ka qarë e vajtuar, familja tanimë e sheh si një të përdalë, që e ka të pamundur t i kthehet rrugës së drejtë. Por Soraja është thjesht maja e ajsbergut, pasi si ajo ka me mijëra. Teksa presidenti mburreshe në publik për promovimin e emancipimit femëror, emisarët e tij sulmonin ethshëm shkollat, universitetet, dasmat në kërkim të preve të freskëta. Janë të shumta jetët e thërrmuara nga abuzimet, të grave të reja, por edhe të burrave, që shërbenin për të përmbushur dëshirat e Gadafit. Tri herë viktima: të dhunës, të çnderimit dhe të heshtjes që pllakosi pas fundit të regjimit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mehrani, gjashtë vjeç, hyri në sallonin e apartamentit të Kabulit, mori shenjë Xhenin me pistoletën lodër dhe qëlloi.  Vëllai ynë është vajzë thanë ngadalë teksa pohonin me kokë tri motrat.  Po, sigurisht mendoi Xheni, ndërsa priste Azitën, nënën e katër fëmijëve dhe pjesëtare e parlamentit afgan. Duhet ta intervistojë për një reportazh rreth përparimeve në fushën e të drejtave të grave. Më vonë, teksa shfletonte albumin e familjes, Xheni zbuloi misterin e bacha posh,  vajzat që vishen si meshkuj siç i quajnë afganët. Mehrani ishte një prej tyre. Nuk ishte e lehtë për Xhenin të mblidhte informacione, sepse afganët nuk flasin me të huajt për këtë gjë.  Segregacioni nxit krijimtarinë i kishte thënë dikush.nJanë të shumta këto vajza të fshehura, meshkuj për sytë e botës, të detyruara të bëhen gra për t u martuar dhe për të bërë fëmijë kur hyjnë në moshën e pubertetit. Disa prej tyre rebelohen dhe bëjnë çmos që të mbeten burra, si Shadedi që është pjesëtare e një trupe paraushtarake. Apo si Naderi që nget motorin dhe makinën dhe që, tani që mbushi 35 vjeç, shpreson ta ketë kaluar moshën kur mund ta kërkojnë për grua dhe të mbetet burrë. Jam e lirë. Nuk dua të hyj në burg. Nga pena e një gazetareje fituese e Çmimit Pulitzer, historitë e disa bacha posh gërshetohen në tregimin koral emocionues e mbresëlënës për një qëndresë të nëndheshme dhe njëqind përqind femërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në romanin e ri magjepsës të Eva Stachniak-ut, Katerina del në qendër të skenës, ndërsa e rijeton ngjitjen në fron, sundimin mbi një perandori të tërë dhe sakrificat që e bënë gruan më të frikshme dhe imponuese të kohës së saj. Sapo libri zë fill, kuptohet që sovrania karizmatike është në orët e saj të fundit. Nga thellësitë e nxehta të mendjes së saj, Katerina risjell në kujtesë trajektoren vendimtare të jetës së saj të turbullt: stazhin e pasigurt si dukeshë e madhe e Rusisë, uzurpatorët që kërkonin t’i merrnin kurorën, miqtë që kërkonin më tepër nga sa ajo ishte e gatshme t’u jepte dhe betejën e saj për ta ditur se kujt t’i zinte besë dhe kë të mashtronte, që të siguronte mbijetesën. “Ne zihemi për pushtetin, jo për dashurinë,” do t’i shkruante Katerina dashurisë së madhe të jetës së saj. Ajo mësoi se pushteti ka të bëjë me vendosmërinë, strategjinë dhe drejtimin; dashuria ndonjëherë duhet të jetë dytësore. I shkruar në mënyrë madhështore, me hollësi të gjalla dhe prozë lirike, “Perandoresha e natës” është një roman tejet intim për një grua që ka në dorë fatin e saj dhe që duhet të drejtojë pikëllimet, triumfet dhe shpresat e shpirtit të saj dhe të kombit të vet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A ishte Zigmund Frojdi përgjegjës per vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt. Në listën e përpiluar nga themeluesi i psikanalizës, u përfshinë gruaja, bijtë, kunata, dy asistentë, mjeku personal me familjen, madje edhe qeni, por jo katër motrat moshëthyera, Maria, Roza, Paulina dhe Adolfina. Është zëri i kësaj të fundit, e degdisur në kampin e përqendrimit të Terezinit, që rikujton plot keqardhje të dhimbshme marrëdhënien e veçantë që kishte me të vëllanë, nga një fëmijëri e jetuar në simbiozë, ku Zigmundi ishte mentori, që e udhëhiqte në zbulimin e botës, deri në largimin e pashmangshëm prej saj, por gjithsesi fort të hidhur, në moshë të rritur dhe në hijen tragjike të shkëputjes përfundimtare. Na shpaloset një tablo mbresëlënëse e Vjenës kozmopolite në kapërcyellin e shekujve XVIII dhe XIX, e përshkruar nga këndvështrimi i një gruaje që pa pasur as burrë dhe as fëmijë s'mund të lakmojë rol tjetër veç atij të bijës dhe motrës. Bijë e një nëne, që nuk lë rast pa ia vënë në dukje kotësinë e jetës që bën; motër e një gjeniu të zhytur kryekëput në ndërtimin e mitit prej profeti të ri, që fati e ka blatuar të çlirojë njerëzimin nga besimet e rreme, me të cilat është ushqyer për shekuj të tërë. Një grua në arrati prej një jete të shkruar tashmë dhe kurrë të jetuar plotësisht, mes marrëdhënieve të akullta familjare, një dashurie tragjike dhe ëndrrës së parealizuar për t'u bërë nënë, e detyruar të gjejë prehje vetëm në harresën qetësuese të një marrëzie të vetëdiktuar.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Bri Taneri e sjell turbull në mendje jetën e saj para se të fitonte dhuntitë mbinjerëzore dhe një forcë të pashtershme fizike. Përpara se një etje makute për gjak ta kaplonte të tërën... përpara se dikush të vendoste ta shndërronte në vampire. Por Brija gjen një mik që s'e priste, Diegon, një vampir të porsalindur, i etur po aq sa ajo të zbulojë se cila është krijuesja e tyre: një qenie misterioze, që të gjithë e thërrasin "ajo". Kur i bien në të, se të porsalindurit s'janë veçse gurë në një fushë shahu shumë më të madhe nga ç'ua rrokte mendja, atyre iu duhet të vendosin anën e kujt do të mbajnë dhe cilit i duhet zënë besë. Por nëse gjithçka që ata dinë, është ngritur mbi gënjeshtrën, a do të jetë e mundur vallë të mbërrijnë tek e vërteta?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Nëse Arbri do presë Amardën dhe Amarda do presë Arbrin, koha që di të jetë e pamëshirshme si askush tjetër do rendë si përherë. Por a mundet dashuria mes dy njerëzve t'i shpallë sfidë gjithkujt dhe gjithçkaje, madje edhe kohës? Refuzimi që i bën Amarda propozimit të Arbrit për martesë, nuk e lëkund besimin e tij se atë përgjigje që nuk e mori sot do ta marrë një ditë tjetër. Dashurisë së tyre i duhet të sfidojë, jo vetëm kohën, por edhe pengesat që u vendosin njerëzit e tyre më të afërt. A do mundet dashuria e tyre të triumfojë mbi këtë luftë ndjenjash dhe intrigash që duket e pafund?
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania