Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Don Kishoti dhe Sanço Pança janë bashkëbisedues idealë. Ajo që e lidh Donin me shqytarin e tij, është pjesëmarrja e ndërsjelltë në atë që quhet «rregulli i lojës», ndërsa ndërsjelltësia e tyre është një dashuri noprane për sho-shok. Nuk di të ketë në letërsinë Perëndimore një tjetër miqësi që të mund të përqaset me të, me një fjalë, që të mbështetet kaq hijshëm si kjo në një kuvendim zbavitës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Hoffmeister: Me sa di, kritiku Marcel Brion në një artikull shumë të mirë mbi konceptin e kohës në veprën tuaj ka hedhur hipotezën se dallimi mes Zotit dhe njerëzisë mund të qëndrojë vetëm në një çështje kohe.Joyce: "Po, më ka krahasuar me Marcel Proustin. Për Proustin koha është qendra e gjithçkasë. E ashtuquajtura Ding an sich. Ky zoti Brion ka zbuluar në veprën time parimin e relativitetit. Për të, vepra ime është po aq e pakuptueshme sa ajo e Ajnshtainit".
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Kur tragjikët grekë e zhvilluan prozodinë greke paraprirëse, pasuan forma korale që janë me kuptimin e plotë «të lira». Deri sa një superstrukturë terminologjike iu ngjesh atyre prej shqyrtarëve që as Eskilin e as Euripidin s'ishin vënë ndonjëherë ta lexonin. Mbase kjo terminologji do të jetë mbrojtur nga farë e pastër prej njeriut që kurrë s'ka pas DEGJUAR vargje; e mbase as do të qe në gjendje të bënte dallimin e ritmit dantesk nga ai miltonian, nëse do t'ia vinin t'i dëgjonte të lexuar me zë të lartë. Kujtoj që «vargu i bardhë» i Shekspirit shkon nga dhjetë në shtatëmbëdhjetë rrokje, po s'kam ndërmend të zë prapë t'ia numëroj a t'u bëj iventarin.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Mos më shihni vrimëzat nëpër gjethet e plagosura. Është larva e krimbit të dëlirë që po end në profan Boshin hapësirë ku bren të shtrijë mëndafshin e tij E nën këtë birë qiell do të merremi vesh për diellin që e kemi bashkë Ashtu si rrezet i janë mirënjohës Plagës që i lejon të shkojnë matanë Dhe ndryjnë t'ia ndihin shkumën të ndehet pëlhurë Ndërsa frushkujt shtjellojnë dritë prej imazhi pagan Me një Endës plagësh dhe shumë e shumë Mëshirë
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Themelimi i Institutit Politik të Studimeve Humane ka për qëllim botësimin intesiv të mendimit dhe disiplinave të tij në trevat shqiptare. Këtij synimi i ka paraprirë botmi, në vitin 2012, i disa eseve nën titullin Publikja Shqiptare. Ndaj dhe botimin e parë të Institutit e kemi titulluar Publikja shqiptare 2. Shfaqja e një vëllimi të dytë me këtë emër kërkonte ribotimin e saj, kësaj here të pajisur mee numër, me numrin 1. Simbolikisht kjo do të thotë shumë: institutiocionalizimet kanë gjithnjë në bazë të tyre një punë të paemërtuar, të paregjistruar. Shënjuesi i kësaj pune në këtë rast është deri diku i dallueshëm. Publikja për ne është një koncept i pasur sa dhe prespektiva e numrave natyrorë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pra, çfarë njeriu jeni? Më shpejt - filloni, rrëfemëni historinë tuaj. - Historinë! - thirra unë i trembur, -" historinë! Kush ju tha se unë kam një histori timen? Unë nuk kam histori... - Po si keni jetuar kur nuk keni histori? - ma preu fjalën duke qeshur. - Krejt pa asnjë histori kam jetuar, të asnjë trajte. Jetoja, siç thuhet nga anët tona, krejt i ndarë nga tufa, pra fare fillikat... I vetëm, i vetëm fare... E kuptoni se çfarë nënkupton i vetëm fare? - Po si vallë, krejt i vetëm? Pra, ju kurrë nuk keni parë ndokënd? -Oh jo, për të parë, kam parë - e megjithatë jam i vetëm. - Po ju nuk fjalosni, vallë, me asnjë? - Në kuptimin e ngushtë, me asnjë. - Po kush jeni ju, shpjegohuni! - Heshtni dhe dëgjoni. Para së gjithash, po vë një kusht: mos ma prisni fjalën, përndryshe, besoj se do të ngatërrohem. Pra, dëgjoni urtë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ai ka qenë mrekullisht i gjallë dhe njerëzit, të cilët i tremben më shumë mërzitjes se shqetësimeve, u janë mirënjohës atyre që i bëjnë të jetojnë me një ritëm më të shpejtë dhe më të fortë. Me violinat e para të Volterit, francezët ndienin t'u gjallërohej shpirti. Mund të pëlqesh muzikë më të rëndë, por ajo e tij duhej të kishte shumë ëmbëlsi, sepse edhe sot mbas gati dy shekujsh, Franca nuk është e lodhur nga ajo që e kanë quajtur aq mirë prestisimoja e Volterit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pezuli i ballkonit të shtëpisë së Lejlasë ishte mbushur plot me saksi me karafila të kuq, të cilët vareshin poshtë penxhereve të hekurta, dhe dukej sikur, pasi shndërroheshin në një lëng të kuq, merrnin sokaqet e rrugët, mbërrinin në shtretërit dhe kanapetë ku dergjeshin në vapë meshkujt me trupin e lakuriqtë, dhe pastaj (çfarë pastaj?!...), ktheheshin mbrapsht sivalë e ngrohtë psherëtimash, apo thashethemesh...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Njëmbëdhjetë kapituj për njëmbëdhjetë momente të jetës së saj, nga vajza e vogël që përpin librat në Hungari në shkrimin e romaneve të parë në frëngjisht. Fëmijëria e lumtur, mjerimi i pasluftës, vitet e vetmisë në konvikt, vdekja e Stalinit, gjuha e nënës dhe gjuhët armike që janë gjermanishtja dhe rusishtja, arratisja në Austri dhe mbërritja në Lozanë, me foshnjën e saj. Këto histori nuk janë të trishta, por tuhafe. Fjali të shkurtra, fjalë e duhur, kthjelltësi e prerë, humor, krejt bota e Agota Kristof-it gjendet këtu, si në rrëfimin e jetës, ashtu edhe në romanet e saj.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
…Ndaj duhet të bësh koncept skandalin, dhe objekt për analizë keqësinë fatale të gjërave, për me mund me thënë se keqësinë fatale të gjërave, për me mund me thënë se keqësia e gjërave nuk është ontologjike. “Gjërat shkojnë keq” është vetëm një konstatim masiv, i aftë për të pamundësuar veprimtaritë dhe rezestencat specifike të talenteve dhe subjektivimeve si fakultete perceptues ose të ndërgjegjshëm. Kjo analitike e mundshme duhet të jetë analitike e së keqes. Duhet t’i pergjigjemi inercisë së gjendjes së gjërave “që shkojnë keq” , me inercinë e entuziazmit të subjektit “sepse është subjekt”, mos me rënë as në fatalitetin konkret të gjendjes së gjërave, as në fatalitetin e të pasurit e të qenit opinion.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Jeta e çdo fëmije është e mbushur me imagjinatë dhe fantazi të cilat janë një thesar shumë i madh. Në shpirtin fëminor të Bokës, i cili shihte me mall bankën e Nemeçekut, për herë të parë ishin ngjallur ndjenja të papërcaktuara. Kjo gjë e quajtur jetë ishte shumë e çuditshme. Ndonjëherë na mbush me gëzim e ndonjëherë na mbyt me hidhërim. Boka tashmë e kishte kuptuar se sa më shumë që të përpiqemi në jetë, nuk kemi zgjidhje tjetër përveç pranimit të fatit tonë dhe besimit në të.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kur flasim për artistë të angazhuar, Claudio Pozzani, është njëri prej tyre. Poeti italian , i cili sot mban në këmbë një nga festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të poezisë, atë të Genova-s, prej vitesh ka ndërtuar një raport të veçantë me vendin tonë. Ura lidhëse janë poetët shqiptarë, që Claudio, i fton vit pas viti në festivalin e tij, ku prezantojnë krijimtarinë e tyre, nobelistë e poetët më në zë të kohës. Poezitë në këtë libër janë ndër më të mirat e krijimtarisë së tij nën titullin “Kjo faqe e grisur” dhe me një kopertinë, e cila reflekton të kundërtën e trajektores që po ndjek arti në Ballkan e Evropë. “Jam i shqetësuar, sepse vit pas viti fondet për kulturën po reduktohen. Arti ngre pyetje, e bën individin të arsyetojë dhe drejtuesit e qeverive kanë frikë nga kjo. Ata duan ti kontrollojnë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale që shërbejnë si bazë të dhënash të cilat mund të përdoren nga qeveritë pikërisht kundër qytetarëve të tyre.”- Claudio Pozzani. Për kohën që jetojmë poezia e Claudio Pozzanit është një kambanë alarmi ndaj një shoqërie kriminale. “Një shoqëri që flet për dashurinë, por që vret. Në Itali, çdo ditë një burrë vret ish bashkëshorten e tij, pasi dashuria për ta është posedim. Për të përçuar mesazhet e tij dhe i vetëdijshëm se sot poezia nuk përbën një produkt të shitshëm, ai i interpreton ato, falë edhe një talentit të tij për të kënduar.”- Claudio Pozzani.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Lajmi i Akademisë Suedeze më gjeti tek rilexoja një libërth të Stig Dagermanit që unë e kam shumë përzemër... Kam qenë gjithmonë i ndjeshëm ndaj shkrimtarisë së tij. Idealizmit të tij. Kthjelltësia nga e cila ai gjykon epokën e vet të trazuar të pasluftës. Një shprehje në veçanti (nga "Shkrimtari dhe vetëdija") më ka bërë të shtangem, dhe atë çast m'u duk se më adresohej mua: "Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit? Ngase gjendet i zhytur në një paradoks të ri: ai (shkrimtari) që nuk do donte të shkruante veçse për të uriturit, zbulon se vetëm ata të cilët kanë boll ç'të hanë, ia paskan ngenë ta vërejnë ekzistenën e tij."- Le Clezio, nga ligjërata e Nobelit titulluar “Pyelli i paradokseve”, sipas metaforës së Dagermanit e në honor të tij.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
E përmuajshme letrare në te cilën gjeni poezi, ese dhe art.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
E përmuajshme letrare në te cilën gjeni poezi, ese dhe art.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
E përmuajshme letrare në te cilën gjeni poezi, ese dhe art.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
E përmuajshme letrare në te cilën gjeni poezi, ese dhe art.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fragmente nga libri: Dritëhije Edhe varret janë zhdukë Hapsirë e paanë zbret errsore Nga ky ballkon Në varrezë Më hypë dëshira me takue Mikun tim arab Që u vetëvra natë e shkueme Ribahet ditë Kthehen varret E strukun në blerimin e nximë Të mugëtirave të fundit Në blerimin e turbullt Të përdritjes së parë. Mërzisë I qetë kur rilind në nji pusí Kurm' i idhët drejt të cilit nisem Vizllon ajo dorë që më zgjat, E kur i avitem largohet E ja tek jam humbun në këto rendje të kota! Kur dallgëzoi agimi ajo u ndeh, Dhe qeshi, e më fluturoi nga sytë. Shërbëtore e çmendun, mërzi, Shumë pak ishe e dehun dhe e ambël. Përse nuk të ka ndjekë kujtesa? Asht rè dhuntia jote? Kujtesë e rrjedhshme, fanitje, Shpotí melankolike, Errësinë e gjakut... Cilën rrëke të ndrojtur ndaj nji hijeje Të mplakun ullinjsh Kthehesh me ma vu në gjumë... Agimesh ende të fshehta, Ende buzët e tua lakmon... Nuk i njeh ma!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fragmente nga libri: Gjysma e jetës Me dardha të verdha dhe Trëndafila të egër ngado Varet bregu mbi liqen, Ju mjellma të hirshme Dhe të dehura puthjesh Kridhni kokat Në ujin krejt të kthjelltë. Ah, ku t'i gjej lulet Në dimër, dhe ku Ta gjej dritën e diellit Dhe hijen e tokës? Muret janë të prajtë e të ftohtë, në erë Rrapëllijnë flugerët. Shpirti i kohës Prej kohës sundon mbi kryet tim Lart në renë e rrit, o ti Hy i Kohës! Tmerr e frikë rreth meje, ngado Hedh sytë gjithçka tundet e rroposet. Ah! Si djalosh, shpesh vështroj përdhe, Shpëtimin prej teje e kërkoj ndër guva, Dhe kërkoj, i marri, një vend, Ku ti s'je, o Rrënues! Lermë, o Atë, tembramja të Të takoj Syhapur! A nuk e zgjove Ti për s'pari me rreze Shpirtin në mua, a nuk më solle, Ti, o Atë, mrekullisht një jetë?! Vërtet, nga degët e hardhisë na bulon forcë e shenjtëruar; Në ajër të butë takon vdekatarët një Hy i kthjellët, Kur prajtë këta nëpër korie enden; E prapë Ti, o i Gjithpushtetshëm, u zgjon Djemve shpirtin e qashtër, dhe u mëson Artet e urta e të moçme; e keqja veç Stërkeqet, për të shpejtuar fundin, Kur ti, o Rrënues, ta vësh përfundi!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Poezitë e përzgjedhura në këtë vëllim u përkasin veprave poetike: Harmonium, Poems added to Harmonium, Ideas of Order, Parts of a World, Transport to Summer, The Auroras of Autumn, The Rock dhe Adagio. Fragment nga libri: Zhgënjim i orës dhjetë Shtëpitë janë yshtur Prej këmishësh nate të bardha. Asnjëra syresh s'është e blertë, A e purpurt me rrathë të blertë, A e blertë me rrathë të verdhë, A e verdhë me rrathë mavi, Asnjëra syresh s'është e pazakontë, Me çorape dantelle Dhe brez me rruaza, Njerëzit nuk do të Ëndërrojnë për babune dhe mëtrikë. Veç, aty këtu, një detar plak, I dehur dhe në gjumë me çizme, Kap tigra Në mot të kuq.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fragmente nga libri: Portret Përditë kopenë e lotëve e nxjerr të kullotë Jonxhë të freskët keqardhjeje Në lëndinat e faqeve. Përnatë kotheret e brengës I ngjyen në fundin e kripur të kazanit të shpirtit. Përjavë thëllëzën e balsamosur të zemrës E mban varur mu tek rripi i mesit. Për mua thotë se jam veç kali i gjorë Që çdo çast i hingëllij Në ahurin e fantazisë. Bukuri artificiale Në tempullin e gënjeshtrës (vështruar nga brenda) Në flluska sapuni pllaquritesh, o bukuria e rreme. Ah, kjo botë reale le të takset kurban Me ato karfica ylberi në flokët e reve. Vërtet mund të dalë nga prralli bukuria përrallore, Pa shkumë kremrash, a bojra klouni?... Ja ti: përshtyn tek cfaka kosheret e vërteta me hoje, Bukuri metaforash me helmin e ëmbël të thumbit...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim janë përmbledhur epigrame nga poetë të botës antike si: Antipatri i Selanikut, Filodemi, Kalimahu, Rufini, Asklepiadi, Meleagri, Honesti, Stratoni, Dioskoridi, Statil Flaku, Parmenioni dhe Glauku. Fragment nga libri: Kam marrë flakë tue kqyrë Teudin që shkëlqen ndër djelm, Si dielli kur lind n'mes hyjzish. E digjem njilloj, edhe kur prej kripit t'zi mblohet; Dielli â prore diell, edhe n'perëndim. Me flakadan do të të djeg, portë, e do djeg edhe at që asht mbrendë; Mandej, i dehun, do marr arratinë e, tue kaptue Adriatikun bojë venë, e tue u përendë, Do t'i përunjem nji porte që natën rri çelë. Po a s'ishte dje çunak, e as që e andrroje mjekrën Që të ka dirsun? Si ndodhi kjo gjâ e mnershme Që ta mbloi me qime hijeshinë e djeshme? Ç'shtrigni âsht kjo, dje Triol e sot Priam? Nëse Kleoniku s'vjen, nuk e due mâ në shtëpinë teme, Kurrë mâ, pasha... Por jo, s'ban me u përbè. Në s'erdhi sot për faj të ndoj' andrre, ka me ardhë nesër, S'kemi për të vdekë, de, që sot mungoi! Der kur do duroj të përqeshunat e tua Pa e thanë nji fjalë? Gjegjmu, Panfil. Unë të pyes e ti qesh; të pyes prapë e ti s'përgjigjesh; Qaj e ti zgërdhihesh. Po pse, për të qeshun qenkan kto gjana, mor barbar?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Gjithë vepra e Lautréamont-it, por veçanërisht Këngët e Maldororit, luajtën rol shumë vendimtar në zhvillimet letrarë të shekullit XX. Edmond Jaloux ka thënë: “Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldorori prej veprës së tij... Duke i lënë lamtumirën Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t’i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha”.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania