I përzgjedhur nga botuesit e New York Times Book Review si fitues i çmimit “Alex”
I përzgjedhur si libri më i mirë i vitit nga NPR San Francisko Chronicle Entertainment Weekly, The Huffington Post, Amazon, Buzzfeed, Grantland Booklist, St. Louis Post-Disptach, Shelf Awarness, Book Riot School Library Journal, Bustle, Time Out New York
“Ng-ja i zhvendos ngjarjet plot mjeshtëri... duke krijuar një sërë misteresh dhe duke nxjerrë në pah një sërë të vërtetash që të çojnë të gjitha te pyetja fillestare: çfarë i ndodhi Lidias?... Një kryevepër!”
- Los Angeles Review of Books
“Jashtëzakonisht prekëse... Një vepër e shkruar me mjaft mjeshtëri dhe që analizon mosmarrëveshjet dhe pikëllimin e një familjeje. Aty do ta gjejnë veten të gjithë ata që kanë përjetuar një dramë familjare.”
-The Boston Globe
“Shumë e thellë. Me mjeshtëri dhe forcë bindëse, autorja ilustron mënyrën se si disa humnera në komunikim nuk mund të mbushen kurrë.”
- San Francisco Chronicle
“Në këtë roman, autorja i ka vënë dy qëllime vetes: të sjellë një libër emocionues dhe të rrëfejë një histori përtej ngjarjes që ka ndodhur... Këtu shohim se shfaqet portreti i ndjerë i një familjeje që përpiqet të gjejë vendin e saj në histori, dhe i një vajze të re që shpreson ta realizojë këtë. Në fund të fundit, ky është një roman që flet për barrën e rëndë të të qenit i pari brenda llojit, një barrë së cilës jo gjithmonë i mbijeton.”
- Alexander Chee, the New York Times book review
“Një vepër e arrirë... Një vepër e trishtueshme. Celeste Ng arrin që me zotësinë e saj të ndërtojë një roman kaq kompleks, që u përket brezave të ndryshëm. “Ditar i pashkruar” është një libër i këndshëm, e cili hedh dritë mbi të fshehtat që mbajnë të bashkuar një familje amerikane dhe që njëkohësisht e përçajnë atë.”
- Los Angeles Times
“Një rrëfim misterioz dhe një depërtim i thellë në jetën e një familjeje të përzier... një vepër shpërthyese.”
- Entertainment Weekly
“Një libër plot mjeshtëri dhe emocion... Temat e shoqërizimit të sjella nga autorja ndërthuren për të rrëfyer një histori të ndjerë dhe plot emocion.”
- O. The Oprah Magazine
Çmimi:
1100 Lekë