titleToAlt
Jemi në Norvegji, në Gjirin Matildvik, në një fermë jo shumë larg detit. Lena është fqinja dhe shoqja e ngushtë e Trilit, megjithëse vajzë. Dhe, me Lenën shoqe të ngushtë, asnjë ditë nuk është e zakonshme. Të dy shpikin aventura të guximshme, të çuditshme dhe herë-herë të rrezikshme: ndërtojnë një teleferik midis shtëpive të tyre dhe Lena varet nga tre metra lartësi; janë gati të hipin në një shkëmb për të shpëtuar një dele të humbur, varrosin radiot nën tokë për të luajtur Luftën e Dytë Botërore... Nganjëherë duket sikur fatkeqësia është në prag, por të rriturit mbërrijnë gjithmonë në kohë, për t'i nxjerrë nga telashet. Se fëmijët nuk janë vetëm, në këtë libër ka një botë me personazhe "të rritur", gjyshi "pirat", teto-gjyshja, që gatuan petulla në formë zemre, prindërit, shpesh të zemëruar, por edhe të dashur. Dhe pastaj xhaxhai, fqinji, mjeku, që do të bëhet diçka më shumë sesa vetëm mjek për Lenën... Lexuesit fëmijë do ta adhurojnë këtë libër plot ndjenjë dhe emocion, ku argëtimi dhe veprimi ndërthuren me mendime të thella, ndërsa trishtimi dhe dhimbja janë pjesë e natyrshme e jetës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Dimër në kohë lufte është një histori tërheqëse, plot aventura, e fuqishme dhe tejet frymëzuese, bazuar në kuj-timet e vetë autorit, gjatë pushtimit nazist të Holandës. Teksa Luftës së Dytë Botërore po i afron fundi, Holanda është ende nën kontrollin nazist dhe çdo veprim i rezistencës popullore dënohet me vdekje. Por kur Mikilit gjashtëmbëdhjetëvjeçar i kërkohet të kujdeset për një pilot britanik të plagosur, nuk mendohet dy herë. I bashkohet luftës së fshehtë kundër nazistëve, duke punuar çdo ditë për t'i dhënë fund pushtimit dhe për të mbrojtur ata që janë në rrezik, pa harruar për asnjë çast se spiunët janë kudo dhe qoftë edhe një fjalë e lëshuar pa menduar mirë do t’i kushtojë jetën.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Eduardi është një dyzetvjeçar i suksesshëm, virolog i njohur në gjithë botën, beqar, që kalon nga një grua te tjetra, si një djalosh i përjetshëm. Takimi me Ruthin është një rrufe në qiell të pastër: e bukur, plot jetë dhe e pasionuar siç ndodh kur je njëzet vjeç: me Ruthin, ai beson se e ka të fituar betejën kundër plakjes. Por triumfi i dukshëm përkthehet në një luftë të pabarabartë. Eduardi e kupton se martesa me të, jo vetëm nuk e ka rinuar, por përkundrazi, ai po plaket dita-ditës dhe hendeku i moshës mes tyre, i bën shenjat e plakjes së tij edhe më të dukshme dhe të padurueshme. Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur pasiguria bëhet "e durueshme vetëm duke zënë një dashnore edhe më të re", kështjella e martesës nis e bie gur pas guri... Si një hero tragjik i ditëve moderne, Eduardi do të zbulojë kuptimin e vërtetë të vuajtjeve. I saktë, ironik dhe i mprehtë si bisturi, lapsi i Tommy Wieringas përshkruan nuancat më delikate të një marrëdhënieje bashkëshortore dhe një burrë që lufton me pushtetin dhe brishtësinë. Të gjithë jemi paksa të ngjashëm me të në pamundësinë e mungesën e dëshi-rës për të hequr dorë nga vetja dhe për të kuptuar tjetrin. Dhe ai pyet veten se çfarë është dhimbja, nëse ne mund ta kuptojmë pa e provuar më parë në lëkurën tonë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Debutimi në gjuhën angleze i njërës prej shkrimtareve të reja më emocionuese, më të shquara, Një nga ne fle, është një roman i paharrueshëm për humbjen në të gjitha format e saj. Ndërsa kthehet në shtëpi, për të vizituar nënën e saj që po vdes nga kanceri, tregimtarja rrëfen një lidhje dashurie të shkurtër, të thellë, si dhe hidhërimin dhe zhgënjimin që ndjek fundin e saj. Figuracioni mbresëlënës i librit dhe proza e shkëlqyer mbështesin temën e tij kryesore: kontrastin tronditës midis kujtimit të qëndrueshmërisë - prindërit e tu, shtëpia jote e fëmijërisë, dashuria jote - dhe fundet e vazhdueshme që përjctojmë gjatë gjithë jetës. Një roman realist, thellësisht poetik, i mbrujtur në të njëjtin stil si Anne Carson, Një nga ne fle i ka siguruar Klougartit vlerësimet e panumërta dhe kandidime çmimi, duke përfshirë Readers' Book Award, dhe një vend midis zërave të rinj kryesorë në letërsinë botërore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çdo mbrëmje, Dritonjëza, bija e rojtarit të farit, duhet të ndezë një fener, që anijet të mos shkojnë e të përplasen pas shkëmbit. Por një natë të stuhishme ngjau fatkeqësia. Feneri u shua, një anije u mbyt dhe paskëtaj aventurat zunë fill. Për të shlyer dëmin, Dritonjëza dërgohet të punojë si shërbyese në Shtëpinë e Zezë të admiralit, në kullën e së cilës, siç qarkullojnë fjalë poshtë e lart, thuhet se fshihet një përbindësh. Por ai që Dritonjëza gjen atje është më i çuditshëm se çdo përbindësh. Shpejt Dritonjëza përfshihet në një aventurë përrallore brenda një bote sirenash e piratësh, ku i duhet të luftojë me të gjitha forcat për miqësinë, lirinë dhe të drejtën për të qenë ndryshe.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kërkohen gra të moshave 18 deri në 32 vjeçe, për të marrë pjesë në një studim për etikën dhe moralin, nën drejtimin e një studioje pararojë në fushën e psikiatrisë, në qytetin e Nju Jorkut. Shpërblim i kënaqshëm, anonimat i garantuar. Xhesika Farris, një grimiere e varfër, ofrohet të marrë pjesë në një studim të drejtuar nga dr. Shillds, psikiatre në Universitetin e Nju Jorkut. Më shumë se çdo gjë i intereson pagesa "e majme" e ndoshta edhe drithërima e diçkaje të re. Jeta e saj është e mbushur me bredhjet nëpër Manhatan për të trukuar studente për netët e tërbuara, apo me mbrëmjet e saj të heshtura në shoqërinë e qenit. Kur vë këmbë në sallën 214, me një kompjuter të ndezur, ku lexohet: Mirë se erdhe, subjekti 52, diçka i thotë se mbase është treguar shumë e nxituar. Sinqeritet absolut: a do të jetë e zonja? Do të ishit e aftë të gënjenit, pa pasur ndjenja faji? Keni lënduar ndonjëherë keqazi dikë që e doni fort? Do t'i lexonit mesazhet e burrit ose shokut tuaj? Dalëngadalë, pyetjet e dr. Shillds bëhen përherë e më këmbëngulëse, shumë personale e të rrezikshme. Duket sikur ka kuptuar gjithçka për Xhesikën: çfarë mendon ajo, çfarë fsheh. Dhe kur i kërkon të kalojë nga salla 214 në botën reale, për të tashmë është shumë vonë për t’u tërhequr nga loja.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton nën hijen e tij. Kush, ndofta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes, të arrestuar në Marsejë njëzet e tre vjet më parë? Përmes peripecive të një hakmarrjeje të pamëshirshme, në këtë vëllim të dytë shohim Parisin që gëlon kudo. Burra të spitulluar, gra të shoqërisë së lartë, personazhe të dyshimta, dalë bef as nga burgu, kryeqëzohen me figurat e paharrueshme të bankierit politikan Danglar, prokurorit të egër Vilëfor, kontit kryelartë Dë Morserf, par i Francës... Romancieri i historisë, autori i Tre muskëtjerëve dhe i Mbretëreshës Margo, zbulon në këtë kryevepër një aspekt tjetër të gjinisë së tij: romanin e zakoneve dhe të mitikës shoqërore, dhënë me një ndjenjë të pakrahasueshme veprimi dhe befasie
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një histori që nuk njeh kohë, kushtuar të gjithë fëmijëve: fëmijëve të sotëm, atyre që kanë qenë dikur dhe atyre që nuk do të rreshtin kurrë së qeni të tillë... Princi i vogël është sot libri më i përkthyer nga gjuha frënge. Me një hijeshi të pazakontë, ai rrëfen historinë e një djaloshi, që lë planetin e tij të vogël për të udhëtuar nëpër botë, duke njohur sjelljet tekanjoze të të rriturve përmes një sërë takimesh të jashtëzakonshme... Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Gjithçka duket e humbur. Megjithatë, edhe një herë Dritës i duhet të tregojë fuqinë e vet dhe dashuria fsheh një tjetër sekret. LIBRI I FUNDIT EMOCIONUES I TRILOGJISË! Zoti i Territ po ia arrin qëllimit: frika e tradhtisë ka pushtuar Fairy Oak dhe Pervinka është detyruar të ikë. Binjaket janë ndarë... Aleanca e Lashtë midis Dritës dhe Territ është prishur. Mbrojtja e magjikëve thyhet, lufta është e humbur. Por ndoshta jo gjithçka është siç duket. Lufta përfshin Fairy Oak dhe Luginën e Sheshnajgjelbrës. Banorët e Fairy Oak organizojnë mbrojtjen, por dyshimi u helmon shpirtin: mos vallë Armiku është futur mes binjakeve? A është prishur Aleanca e Lashtë midis Dritës dhe Territ? Me gjithë dashurinë për Vaniljen, Pervinka është e detyruar të ikë dhe në këtë çast Armiku hidhet në sulmin e fundit. Muret e Fairy Oak duket se mbajnë ende, megjithatë Zoti i Territ ka një surprizë që do t’i tronditë të rrethuarit... Por ndoshta jo gjithçka është siç duket. Edhe një herë, Dritës i duhet të tregojë fuqinë e vet dhe dashuria fsheh një tjetër sekret. Me këtë ndodhi emocionuese përfundon rrëfimi i gjatë i Lumtit, zanës së vogël të shndritshme që vigjilon shtrigat binjake të Fairy Oak.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
LIBRI I PARË MAGJEPSËS I TRILOGJISË. Aventurat e jashtëzakonshme të dy motrave, që i bashkon një dashuri më e fortë se çdolloj fuqie tjetër. Fairy Oak është një fshat magjik dhe i lashtë, i fshehur në mjegullat e kohëve të paharrueshme. Nëse niseni ta kërkoni, do t’ju duhet të udhëtoni mes maleve skoceze dhe kodrave normane, nëpër luginat e lulëzuara të Bretanjës, mes livadheve të gjelbra irlandeze dhe gjireve të oqeanit. Në fshat banojnë krijesa magjike dhe njerëz pa fuqi magjike, por është e vështirë t’i dallosh nga njëri-tjetri, sepse magjistarët, shtrigat dhe banorët e zakonshëm kanë jetuar në shtëpitë e gurta aq gjatë, saqë me kalimin e kohës askush nuk e vë më re se tjetri është ndryshe dhe të gjithë ngjasojnë nga pak. Përveç zanave, që janë të vogla-të vogla, të shndritshme dhe... fluturojnë. Kjo histori rrëfehet nga njëra prej tyre dhe tregon aventurën e jashtëzakonshme të dy motrave binjake, Vaniljes dhe Pervinkës... Qysh prej mijëra vitesh, pikërisht në mesnatë, në shtëpitë e Fairy Oak ndodh diçka magjike: zana të vogla të shndritshme u rrëfejnë fëmijëve histori me shtriga syëmbla, të dashura e të kujdesshme. E pazakontë, apo jo?! Të gjithë e dinë që zanat dhe shtrigat nuk shkojnë dhe se fëmijëve nuk u pëlqejnë aspak shtrigat. Por ndodhemi në Luginën e Sheshnajgjelbrës, në fshatin Fairy Oak dhe aty gjërat shkojnë ngaherë cazë më ndryshe…
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“I shkruar me humor të zgjedhur e të hollë, me ndjenjën delikate të Iumturisë së veçantë e të padjallëzuar, që na shoqëron në fëmijëri, një ndjenjë që bëhet edhe më e prekshme në kufijtë e një bote që po shkërmoqet...” -NEW YORK TIMES “Një libër që lexohet menjëherë, i shkruar me një stil zbavitës dhe me humor. Ndër librat më të mirë për të rinj.” -THE OBSERVER “I mahnitshëm, shprehës dhe që të përfshin. Romani më interesant për fëmijë dhe të rinj i Alki Zeit.” -LE MONDE Vajza trembëdhjetëvjeçare, Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka i kthehet kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot. Tina, siç e thërrasin shokët, duhet të lërë dhomën e saj të ngrohtë, miqtë dhe shkollën, e cila i pëlqen pa masë, e të ndryhet në dhomëzën që i ka bërë gati Farmuri, gjyshja e saj e çuditshme. Janë armike të betuara: gjyshja që nuk e lë rehat një çast e flet vetëm për të shkuarën dhe Tina që nuk ia vë veshin kurrë. Por tanimë nuk i bëhet vonë për asgjë: një shok i ka dhënë atë kokrrën në ngjyrë të kaltër, që bën çudira, e cila ia zgjidh të gjitha telashet. Ia zgjidh vërtet? Kjo është historia e një adoleshenteje, që dalëngadalë rrëshqet drejt drogës. Por është edhe historia e dy brezave, që nuk duan ta pranojnë se, me gjithë mosmarrëveshjet, janë edhe të ngjashëm. Alki Zei ka aftësinë të vëzhgojë dhe të përshkruajë gjithçka përreth me stilin e saj të mrekullueshëm dhe me gjuhën e mistershme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Eduard Dervishi, në librin e tij të pasur me fakte, dëshmi e analiza, na jep qartazi punën e tij dhe kolegëve në harkun kohor të pothuaj 7 viteve, duke na paraqitur ngjarje, njerëz dhe dokumente origjinale autentike, veprimtarinë e individëve dhe institucioneve. Ai analizon në këndvështrimin e zgjedhur prej tij, shoqërinë shqiptare para vitit 1990 dhe të viteve 1990-1997. Pasioni e shoqëroi Eduard Dervishin te përkushtimi, puna te suksesi, veprimtaria profesionale te lidhjet dhe raportet me UEFA-n dhe FIFA-n, institucione të cilët e njohën dhe e pranuan atë si personalitet kompetent dhe të përkushtuar. Si një zog në fluturim në vitin me krisma armësh të 1997-s, ai nuk u kthye më në folenë e vjetër. Mbeti në brigje të tjera, në Spanjë, atje ku është edhe sot me jetën, familjen dhe historinë që krijoi në hapësirat iberike; sërish dhe gjithnjë në një ndjeshmëri të sprovuar tashmë me topin magjik. Ndërtimi i një libri me kujtime tregon se atdheu është në zemrën e tij. Përgjegjësia për ta përjetësuar në një libër atë histori është e rëndësishme dhe një detyrim si protagonist i ngjarjeve dhe si dëshmitar i tyre. Eduard Dervishi është i vërtetë dhe i besueshëm në rrëfimin e tij, që duke u materializuar në libër, të fton për diskutim, në debat; e pse jo edhe në dëshira për ta plotësuar këtë histori, edhe nga të tjerë personazhe të futbollit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet '80, gjatë udhëtimit me trenin legjendar transsiberian nga Moska në Ulan Bator, Mongoli. Dy njerëz të huaj për njëri-tjetrin, janë të detyruar të ndajnë të njëjtën kabinë. Një intimitet i detyruar. Një vajzë studente finlandeze e urtë dhe e heshtur dhe një proletar rus i dhunshëm me një etje të pashtershme për vodkë dhe seks. Ai është një shovinist, misogjin, antisemit, i sprovuar me burgun dhe kampet e përqendrimit, por me pasion të pashteruar për jetën pas së cilës kapet nëpërmjet instinkteve për të mos rënë në boshllëkun që e rrethon. Shikon dështimin e ëndrrës sovjetike, që buron nga nëna e madhe Rusi, duke u rrekur ta mbrojë me dëshpërimin e një dashurie të humbur. Ajo është ende e tronditur nga kujtimet e të dashurit të saj moskovit, një student që bëri si i marrë për të mos shkuar të luftonte në Afganistan dhe u marros vërtet në atë çmendinë ku e mbyllën. Shpirti i kësaj toke pulson në hapësirat pa fund që përshkon treni, në fshatrat e shkatërruar nga degradimi dhe nga tajga plot borë, në qytetet e të internuarve dhe të shkencëtarëve, në mozaikun e identitetit dhe të popullit të një Siberie, në të cilin çdo gjë është në ekstrem. Me një realizëm të ashpër që ngjason me poezinë, Rosa Liksom tregon takimin midis dy fateve, midis botës mashkullore dhe femërore, por në radhë të parë udhëtimin në fundin e një perandorie që duket se shpërbëhet në shenjat e para të shkrirjes, në zemrën e një populli krenar por të zhgënjyer, të ashpër dhe sentimental, që jeton në nostalgjinë e përjetshme të kalimit nga e djeshmja tek e ardhmja, në ëndrrën e përhershme çehoviane: “Në Moskë, në Moskë!”.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një qendër termale, është shtatzënë dhe ai është babai. Pas kësaj, fillon një komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës. Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur te emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme. Ai organizon një festë lamtumire në qendrën termale, si një ëndërr e një nate vere. Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht,ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Komunizmi ngjan të jetë në grahmat e fundit. Megjithatë, diktatori po kujdeset që pushteti, edhe pas pluralizmit politik, të mbetet sërish në duart e të tijve. Autori e përqendron rrëfimin e vet pikërisht në vitet që pasuan, te personazhe konkrete, parti politike e struktura kriminale, të cilat i ka bërë njësh dalldia për të grabitur gjithçka e rrënuar çdo vlerë të këtij vendi. Ai gërmon gjer në rrënjë të problematikës, duke na dhënë një shëmbëlltyrë të gjallë të të gjitha fijeve, të dukshme e të padukshme, që lëvizen në luftën për pushtet. Tridhjetë vjet më pas, shpresat se ky vend do të bëhet një ditë janë shuar dhe idealet janë bjerrë. Ka mbetur veç një ëndërr. Një ëndërr e pashpresë dhe e pa të ardhme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Elektra d'Aplieze duket sikur është gruaja që ka gjithçka: bukurinë, pasurinë dhe famën. Por nën dukjen vezulluese të top modeles më të kërkuar në botë, Elektra e brishtë, që mezi e përballon stresin, e tronditur nga vdekja e të atit, Pa Saltit, miliarderi i pashoq që i birësoi gjashtë bijat qysh foshnja nga katër anët e botës, ka gjetur ngushëllim tek alkooli dhe droga. Dhe, ndërsa ata që e rrethojnë druhen për shëndetin e saj, Elektra merr letër nga një person krejt i panjohur, që pretendon se është e gjyshja... Më 1939, njujorkezja Sesilia Hantlej-Morgani arrin në Kenia, në përpjekje të shërojë plagët e zemrës pranë kumbarës së saj, grua mondane, zemra e shoqërisë së lartë dhe anëtare e grupit famëkeq Happy Valley. Në brigjet e liqenit të bukur Naivasha, ajo takon Bill Forsajthin, beqar i njohur enigmatik, fermer, me lidhje të ngushta me fisin maasai. Por kur zbulon diçka tronditëse dhe me luftën në prag, Sesilias nuk i mbeten shumë zgjedhje, ndaj vendos të pranojë propozimin e Billit për martesë. Me t'u vendosur në luginën Wanjohi dhe me Billin larg, befas Sesilia e ndien veten të izoluar dhe të vetmuar. Derisa në pyllin fare pranë fermës së saj gjen një foshnjë të sapolindur, të braktisur, që do t'ia ndryshojë jetën përgjithmonë... Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Një vëllim i cili përbëhet nga 16 tregime të shkurtra, që dëshmojnë për mjeshtrinë në trajtimin realist dhe bindës nëpërmjet humorit dhe satirës së mprehtë. Tregimet pasqyrojnë boshësinë klasike të burokracisë apo edhe situatat komike në të cilat ndodhen personazhe nga shtresa të ndryshme të popullit. Duke lexuar faqet e këtij libri, tregim pas tregimi, do gjesh sigurisht mjaft satirë, por edhe do të njohësh ambiente nga më të ndryshmet e shoqërisë turke, që nga ushtria e deri në zyrat e bashkisë, në lagjet e qytetit apo në fshatra të humbur. Lexuesi do të gjejë në tregimet e këtij vëllimi naivitet dhe injorancë, burokraci, korrupsion dhe varfëri, të gjitha këto të shkruara bukur dhe që dëshmojnë për njohjen e thellë të shoqërisë turke të kohës. Herë-herë autori fshikullon edhe absurditetet në qëndrimet politike që i çorientojnë njerëzit e thjeshtë, si me pyetjet: "A keni të drejtë? A jeni majtas apo djathtas?" Një tufë historish gazmore, të pëlqyeshme që e çlirojnë njeriun nga mendimet duke shëtitur lehtësisht nëpër faqet dhe historitë plot gaz dhe satirë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Lufta e dytë botërore. Ernest Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe. Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa. Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë tani ushtarët gjermanë? Për SS, për Gestapon, për gënjeshtarët dhe mashtruesit? A do të qëndrojnë fanatikët dhe vrasësit edhe një vit në pushtet? Rusët avancojnë dhe lufta tashmë është e humbur. Një luftë që i ka mbajtur të izoluar dhe në kushte të frikshme, jonjerëzore dhe qesharake. Mendimet dhe shpresat janë drejt shtëpisë. Te dielli që verës shkëlqen lulet në hyrje të shtëpisë. Te mëngjesi që nëna i përgatit si zakonisht, me mjaltë, panine, qumësht të ngrohtë e kafe. Por, kur Greberi më në fund arrin në Verden, asgjë nuk është siç e kishte imagjinuar. Gjithçka është shkatërruar e djegur. Njerëzit kudo janë të trembur e të traumatizuar. Mungon pothuajse gjithçka, në ditët që ndahen nga një bombardim në tjetrin. Shtëpia e tij është bombarduar dhe prindërit janë zhdukur. E vetmja lule që shkëlqen në këtë shkatërrim është Elizabeta Kruze, vajza që e kishte njohur qysh fëmijë. Tashmë Elizabeta është një grua me bukuri të parezistueshme, me sy të bukur ngjyrë ulliri dhe flokë të gështenjtë të valëzuar që i zbresin supeve. Historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet '80 në një projekt ndihme në Etiopi, ku kishte pllakosur uria. Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. Djali së bashku me një duzinë fëmijësh etiopiane, ishte sjellë në Amsterdam për t'u arsimuar dhe edukuar, pjesë e iniciativës së Laszlos për formimin e Liderëve të Ardhshëm, që do të ktheheshin në shtëpitë e tyre të armatosur me dije, për të ndryshuar shoqërinë. Reagimi i shoqërisë qe i ashpër shtypi e sulmoi publiku u shpreh pa njohur faktet dhe shumë shpejt Aleksandri, nga figurë e respektuar, përfundoi në një figurë të urryer publike që, pas burgut, u zhduk nga jeta publike. Propozimi i Aleksandrit për Aurealian pas dhjetë vjetësh, është i qartë: të shkruajë një libër për jetën, motivet dhe, sidomos për idetë e tij rreth pedofilisë. Duket sikur personazhi kryesor, duke mbrojtur lirinë e shprehjes e të mendimit, del në mbrojtje të pedofilisë. Por, në fakt, shkrimtari është përpjekur ta shohë nga një pikëpamje tjetër dhe të verë në dukje reagimin indiferent apo violent, aktual në botën e sotme, ndaj kësaj dukurie. Një udhetim prej më shumë se 500 faqesh, përmes shtatë kontinenteve e disa dekadash, që na bën të mendojmë për çështje si seksizmi, barazia gjinore, feminizmi, raca etj., për botën jetën dhe vdekjen, në një mënyrë madhështore. Të gjitha këto përmes penës së Jamal Ouariachit, si një shkrimtar i ri dhe shumë i talentuar, një yll në rritje jo vetëm i letërsisë së Vendeve të Uleta.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në numrin e së dielës së Volkszeitung, një gazetë e Kärntnerit, në rubrikën TË NDRYSHME shkruhej: "Në të gdhirë të së shtunës, një shtëpiake pesëdhjetenjëvjeçare nga A. (komunë e G-së) vrau veten, pas marrjes së një doze të tepërt ilaçesh gjumi". Fillon kështu përballja e jashtëzakonshme e Peter Handkes me vdekjen e së ëmës. Në një përpjekje të dhimbshme dhe të guximshme për t'u marrë me tmerrin gati të padurueshëm të vetëvrasjes, ai zë e bashkon ngjarjet e jetës së saj. Çka del është portreti i dashur i një gruaje të pikëlluar, një gruaje të padukshme, që e jeton jetën në vitet e nazizmit në Austri, në Luftën e Dytë Botërore dhe deri te Europa e frikur e pasluftës. Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar. Buzëqeshja e humbur rilind si një ngërdheshje, ëndrrat e së ardhmes rrëgjohen e kthehen në përralla të së kaluarës. Në fund të një jete banale dhe të kursyer në ndjenja, në përpjekje për të ruajtur dukjen, kjo grua shpall papajtueshmërinë me botën dhe vendos të vetëvritet. Eshtë vetëm pesëdhjetë e një vjeç. Përballë kësaj vetëvrasjeje - lajmin e mëson nga gazetat - shkrimtari austriak asokohe i ri në moshë, ndien nevojën të kompensojë me fjalë atë jetë të pajetuar. E bën këtë duke iu drejtuar rrëfimit, si gjithmonë. Por kësaj here nuk ia del t'i shohë gjërat nga larg, sepse rrëfimi për nënën flet për një jetë të prerë në mes nga një epilog tragjik, i vullnetshëm.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, Gruaja midis nesh, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër të dashurisë. Kjo është historia e një ish-bashkëshorteje xheloze, e brejtur nga ankthi për gruan që i ka zënë vendin. Por është edhe ajo e vajzës që pret të martohet me burrin e ëndrrave të saj, e përkundur në shpresat e një nuseje të re. Pra, është historia e një trekëndëshi ku është e vështirë ta kuptosh cilit t'i zësh besë. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, joshjeje dhe frike, tradhtie dhe lojërash pushteti, ku, njëlloj si në realitet, asgjë nuk është ashtu siç duket, sepse s'mund të ketë dashuri pa sekrete. Ka vetëm thërrime të vërtete pas gënjeshtrave. Apo gënjeshtra të vogla që, të mbledhura tok, bëjnë një të vërtetë. Një thriller me një mijë fytyra, që do t'ju mbajë të gozhduar me befasitë e tij.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo fëmijë do të gjejë historinë e vet, e cila do t'i rrëfejë se si të përballet me vështirësi, si t'i çojë përpara ëndrrat dhe të kapërcejë telashet që mund të hasë ndërsa rritet. Duke lexuar këto histori të mprehta dhe të gjalla, do të kuptoni fëmijët kinezë dhe botën e tyre të fantazisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo fëmijë do të gjejë historinë e vet, e cila do t'i rrëfejë se si të përballet me vështirësi, si t'i çojë përpara ëndrrat dhe të kapërcejë telashet që mund të hasë ndërsa rritet. Duke lexuar këto histori të mprehta dhe të gjalla, do të kuptoni fëmijët kinezë dhe botën e tyre të fantazisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Autorja e këtij libri, nëpërmjet gërshetimit tërheqës dhe shumë dinamik, arrin t'i përcjellë lexuesit ngjarje mjaft origjinale, ku janë pranë njëra-tjetrës trillimi artistik dhe të vërtetat jetësore. Libri është një vepër letrare, e shoqëruar me përjetime psikologjike e arsyetime sociologjike, që e bëjnë veprën shumë interesante dhe të afërt për lexuesin, shumë prej të cilëve i kanë të njohura ngjarje apo personazhe si të këtij libri.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania