titleToAlt
Në romanin e tij më personal, Paulo Coelho kthehet me një udhëtim të mrekullueshëm në zbulimin e vetes. Si Santiago, bariu i Alkimistit, edhe Paulo po ballafaqohet me një krizë të thellë të besimit dhe është në kërkim të një rruge që ta ndihmojë në rilindjen e tij shpirtërore. Mundësia e vetme e vërtetë është ta fillojë gjithçka nga e para. Kështu, ndërmerr një udhëtim që e shpie nëpër Afrikë, Evropë dhe Azi gjatë të përshkuarit të Transiberianës, një udhëtim që do t'i risjellë energji dhe pasion. Ajo që Paulo nuk di, është se do të takojë Hilal-in, një vajzë violiniste plot talent, që e ka dashur para pesëqind vjetësh, por që e ka tradhëtuar me një gjest aq ekstrem paburrërie, sa e ka penguar të arrijë lumturinë në këtë jetë. Së bashku do të fillojnë një udhëtim mistik në kohë dhe hapësirë, që do t'i çojë më afër dashurisë, faljes dhe guximit për të kapërcyer të gjitha pengesat që jeta na paraqet në mënyrë të pashmangshme. I mrekullueshëm dhe ndriçues, Aleph na fton të reflektojmë mbi domethënien e udhëtimit tonë personal. Vërtet e dimë se çfarë duam të jemi, vërtet bëjmë atë që duam të bëjmë? Shumë libra lexohen, Aleph jetohet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ana Kupo ose Naná kishte mbetur e gdhendur fort në imagjinatën e lexuesve, përveçe për fatin tragjik që kishte goditur familjen e saj, për bukurinë prej adoleshenteje përvijuar nga Zola me një efikasitet të padyshimtë: “E freskët dhe me lëkure të tendosur, dukej si e njomur në qumësht". Përveç kësaj, shkrimtari specialist teprimesh të mprehta, i kishte pikturuar një fytyrë qesharake si të një Karmeni kryeqytetëse: sy lëbyrës, me të cilet, hiç më pak. "...burrat do të donin të ndiznin lullen”. Vetëm pesëmbedhjetë vjeçe, në skenaret popullore të Thertores, me një grup bashkëmoshataresh të parakohëshme e të pacipa, leviz plot shpengim e përfshirë e tëra nga loja e eksperimentimit të fuqise së saj erotike mbi burrat që tashmë e kupton se është e stërmadhe dhe në njëfarë mënyre, fatale. Ajo dashurohet me veten marrëzisht. Në kapitullin e shtatë te romanit, Zola përshkruan me rezultate shumë të lumtura narcizmin e Nanásë, atë gjendje “të pezullt” që qëndron në qenien njerezore të thithur tërësisht nga ekstaza e vetvetes: “Përkulte kokën duke shikuar me vëmendje të madhe në pasqyrë, një nishan të vogël të errët që kishte në ijen e djathtë, e prekte me majën e gishtit e vinte në dukje duke u përkulur nga e majta, sepse i dukej shume i këndshëm në atë vend dhe kenaqej për të. Pastaj studioi pjesë të tjera të trupit të vet e argetuar e pushtuar nga kureshtja pak zevzeke e fëmijës. Të shihej, ishte përherë një surprizë për të; kishte pamjen e mahnitur dhe soditëse të një vogelusheje që zbulon pubertetin e vet. Ngadalë hapi krahet, duke ndehur bustin e Venerës së lulëzuar pastaj u përkul prapa mbi hel duke e shqyrtuar veten përballë dhe në shpinë duke vërejtur profilin e gjinjve, rrumbullakësinë e kofshëve.”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
I vlerësuar prej shumë bashkëkohësve, romani i parë moden, i shfaqur sigurisht si kryevepra e D'Annunzio-s, Kënaqësia ngriti një skandal të madh në kohën e botimit të tij (1889). Figura e Andrea Sperelit, mishërim i përsosur i dandy-t, që çdo sensi etik, çdo vlere autentike i mbivendos vetëm shijen e tij estetike, paraqet "njeriun pa qendër" që humbur identitetin e vet duke ndjekur një ideal të bukurisë efemere e iluzive. Mbi sfondin e Romës umbertine, Spereli lëviz mes alkovave, dueleve, salloneve e jetës mondane, i ndarë mes një dashurie sensuale e një dashurie shpirtërore. Në shpirtin e tij të pamëshirshëm analitik, në dobësinë e tij morale njihet në njëfarë mënyre autori që, falë këtyre faqeve ku alternohen në mënyrë dinamike e tashmja me të shkuarën, realiteti me kujtesën, u vihet përbri tregimtarëve më të mëdhenj evropianë të kohës së vet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Alberto Moravia, pseudonimi i Alberto Pincherele (Rome, 28 nëntor 1907- Romë, 26 shtator 1990), ka qenë shkrimtar, gazetar, eseist, reporter udhëtimesh dhe dramaturg. Konsiderohet një nga romancierët më të rëndesishëm të shekullit XX. Në veprat e tij ka trajtuar temat e seksualitetit modern, të tëhuajësimit social dhe të ekzistencializmit. U bë i famshëm në vitin 1929 me romanin "Indiferentët" dhe botoi gjatë karrierës së tij të gjatë mbi tridhjetë romane. Temat qendrore të veprës së Moravia-s janë shterpësia morale, hipokrizia e jetës bashkëkohore, pazotësia e njeriut për të arritur lumturinë në mënyra tradicionale etj. Shkrimet e tij shquhen për stilin e thjeshtë, që karakterizohet nga përdorimi i një leksiku të zakonshëm, brenda një sintakse elegante e të përpunuar. "Tregime romane" të Moravia-s lidhet me traditën e filluar nga Beli me veprën e vet monumentale dhe të vazhduar nga Paskarela, Trilusa e të tjerë. Edhe këtu gjejmë personazhin anonim të popullit apo të borgjezisë së vogel romane, që tregon rastet e veta dhe ato të njerëzve të tij. Gjuha nuk është më dialekti i ngushte i Belit apo ajo e mprehta e Trilusēs, por një italishte e ngjyrosur aty- këtu me fjalë dhe shprehje romane. Qyteti dhe populli i Romës natyrisht kanë ndryshuar shumë gjatë një shekulli: nuk është më vegjëlia mendjemprehtë dhe historike e Belit në Romën e papëve, as të plebenjve të rimëkëmbjes të Paskareles me Romën e Karduçit, por Roma moderne dhe pak e çakërdisur e dekadës së parë pas luftës; një Romë e lirë, por e tehuajësuar; e shumëfishuar, vitale dhe e shpërfytyruar, plot përplasje, të papritur mntura, por edhe ankthe dhe nënshtrime. Një libër shumë i pasur, një akt i madh i komedise njerëzore të kohës moderne.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
RRËNJËT ISLAMIKE TË EVROPËS Rreth vitit Një mijë, ndërsa Perëndimi i krishterë ishte zhytur në fazën e një prapambetjeje të thellë që zgjati pesë shekuj, një valë e fuqishme qytetërimi, shkencë e kulturë e ardhur nga bota islamike filloi të zbrazej mbi Evropë, duke e shkulur atë nga pazhvillimi dhe duke e hedhur drejt pushtimit të Humanizmit dhe Revolucionit shkencor të shekujve XIV. XVII. Prandaj është me vend të theksohet që Islami bën pjesë me plot të drejtë në rrënjët tona. I frymëzuar edhe nga përvojat e sapo jetuara përgjatë disa udhëtimeve mes shkëlqimeve islamike të Andaluzisë e të Siçilisë, Massimo Jevolella tregon fazat e spikatura të këtij “vërshimi të paçmueshëm të qytetërimit" përmes një sërë episodesh tërheqëse e pjesërisht të padëgjuara, me stilin e romanit dhe saktësinë e rindërtimit më të rreptë historik, për t'u mbyllur me një kapitull kushtuar shkrimtarëve dhe artistëve evropianë që mes shekujve XVIII e XIX udhëtuan në zbulim të botës së larme të Gjysmë hënës. I lindur në Milano në vitin 1950, islamist dhe studiues i feve abrahamike, Massimo Jevolella është gazetar nga viti 1975: korrespondent i posaçëm në "Epoka" dhe pastaj korrespondent kulturor në "il Giornale", dhe drejtor në "Meridiani". Ka bashkëpunuar me Institutin e Historisë së filozofisë të Universitetit të Studimeve të Milanos. Ka një aktivitet të dendur në fushën e eseistikes ("Akme", "Studime katolike", "Servitium", "Panorama”.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania