titleToAlt
Biblioteka Filozofike
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Interesi mendor i fëmijës për enigmat e seksit dhe dëshira e tij për një njohje seksuale shfaqen në një moshë pabesueshmërisht të hershme. Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin. Unë njoh një fëmijë të mrekullueshëm që tashmë është katër vjeç, prindërit e të cilit, me një botë të madhe, ruhen të mos e ndrydhin dhunshëm zhvillimin e tij. Vogëlushi Herbert nuk ka pësuar asnjëherë ndonjë gjë që t'i shëmbëllejë një veprimi joshjeje nga ana e dados së tij, e megjithatë ai shfaq tashmë një interes më të gjallë për atë pjesë të trupit që e quan "bibilush". Kur ishte vetëm tre vjeç, ai pyeti të ëmën: "Mami, a ke edhe ti bibilush?". Të njëjtën pyetje i ka bërë shumë herë edhe të atit. Në atë moshë qe dërguar për herë të parë në një stallë ku pa të milej një lopë. "Oh, shiko! – thirri me habi. Po del qumështi nga bibilushi!" Tre vjeç e nëntë muaj, falë një vëzhgimi vetjak, ishte në gjendje të bënte një zbulim të pavarur mbi ekzistencën e kategorive të ndryshme të objekteve. Pa të dilte ujë nga një lokomotivë dhe tha: "Pa shiko! Lokomotiva po bën pipinë. Po ku e ka bibilushin?"
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë. Ka edhe ndjesi të tjera të karakterit të pakëndshëm (tensioni, dhembja, hidhërimi) dhe frika, përveç kësaj cilësie të të pakëndshmes, duhet ë ketë edhe veçori të tjera. Lind pyetja: a do të mund ta kuptojmë dallimin midis këtyre afekteve të shumëllojshme? Nga ndjesia e frikës, sidoqoftë, mund të veçojmë diçka. Karakteri i saj i pakëndshëm duket sikur ka njëfarë veçorie. Kjo është vështirë të vërtetohet, por duket tepër e besueshme, dhe këtu s'do të kishte asgjë për t'u çuditur. Por, përveç kësaj shenje të veçantë që zor se mund të veçohet, në rastin e frikës provojmë ndjenja fizike të caktuara, që i lidhim me organe të caktuara. Meqënëse fiziologjia këtu nuk na intereson, për ne është e mjaftueshme të veçojmë përfaqësues të veçantë të këtyre ndjenjave trupore, dmth më të qartat dhe më të shpeshtat që dalin nga organet e frymëmarrjes dhe nga zemra. Ato na shërbejnë si prova që inervacionet motorike dmth proceset që largojnë ngacmimin, marrin pjesë në afektin e përgjithshëm të frikës. Analiza e gjendjes së frikës na zbulon kësisoj momentet që vijojnë: e para, karakterin specifik të të pakëndshmes, e dyta, reagimin e largimit të ngacmimit dhe, e treta, peceptimin e këtyre momenteve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kam më shumë se një arsye t'i kushtoj vëmendje kësaj analize të vogël, që e lashë përgjysmë dhe për të cilën i jam borxhli shokut tim të udhëtimit. Në radhë të parë, sepse në këtë rast më lejoi të ndiqja një pistë që, zakonisht, të tjerët ma kundërshtojnë. Në të shumtën e rasteve jam i detyruar t'i huazoj nga vëzhgimi mbi vetveten shembujt e turbullimeve funksionale me origjinë psikike që ndodhin në jetën tonë të përditshme, të cilat i kam përmbledhur në këtë libër. Kur bëhet fjalë për një material më të pasur që më ofrojnë pacientët e mi, përpiqem ta shmang, sepse kam frikë se mos më kundërshtojnë që dukuritë në fjalë janë plotësisht rezultate dhe shfaqje të neurozës. Pra, është një rast me vlerë të veçantë për qëllimet që i kam vënë vetes, ai kur një person i huaj i shëndetshëm në planin nervor, paraqitet si objekt i një hetimi të tillë. Kjo analizë është shumë e rëndësishme për mua edhe nga një pikëpamje tjetër: për faktin se ajo hedh dritë në një rast harrese të një fjale të pashoqëruar me rikujtm zëvendësues, duke konfirmuar tezën që kisha vendosur paraprakisht, mbi atë që emergjenca apo mosshfaqja e kujtimeve të pasakta zëvendësuese nuk mund të japin bazën e një dallimi themelor midis kategorive të rastit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan,vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "Mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit. Duke u mbështetur mbi një material të pasur antropologjik, gjuhësor e klinik Frojdi këtu synon ta interpretojë psikologjinë kolektive nëpërmjet psikoanalizës, duke e bërë atë kësisoj teorinë universale të njerëzimit. Në veprën "Totemi dhe Tabuja" parashtrohen parimet themelore të psikoanalizës në përgjithësi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme. Në këtë mënyrë mënjanohet edhe mundësia për të treguar lidhjen midis neurozës infantile dhe formës përfundimtare të mëvonshme të sëmundjes. Përsa i përket kësaj të fundit vetëm mund të them që për shkak të saj i sëmuri kaloi një kohë të gjatë në sanatoriumet e Gjermanisë dhe atëherë u klasifikua nga instancat kompetente si një rast "çmendurie maniako – depresive". Kjo diagnozë vlente me siguri për të atin e pacientit, jeta e të cilit, e pasur me aktivitete dhe interesa, shqetësohej nga kriza të përsëritura depresioni të thellë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shpesh kemi dëgjuar të formulohet kërkesa se një shkencë duhet të ndërtohet mbi koncepte themelore të qarta e të përcaktuara mirë. Në të vërtetë, asnjë shkencë, edhe ajo më e sakta, nuk fillon me të tilla përkufizime. Fillimi i vertetë i veprimtarisë shkencore qëndron me shumë në përshkrimin e dukurive që më pas mbidhen, rregullohen dhe bashkërendohen. Në analizën që do të bëjmë, nuk mund të shmanget zbatimi i disa ideve abstakte të marra aty-këtu dhe jo vetëm nga përvoja e sotme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Vepra "Hyrje në psikoanalizë" që po i jepet lexuesit, nuk synon aspak të konkurojë veprat që janë tani në qarkullim nga kjo sferë e shkencës (Hitshmann, Freuds Neurosenlehre; 2 Aufl. 1913; Pfister. Die Psychoanalytische Methode; 1913; Leo Kaplan, Grundzüge der Psychoanalyse; 1914; Géges et Hernard, La psychoanalyse des névroses et des psychoses, Paris 1914; Adolf F Meier, De Behandeling Van Zenun zieken door Psycho-Analyse, Amsterdam 1915. Kjo është një paraqitje e saktë e leksioneve që kam mbajtur gjatë dy semestrave dimërorë të v. 1915-1916 dhe 1916-1917 para mjekëve të ndryshëm jospecialistë të të dyja sekseve). Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve. Nevoja për të ngjallur reaksion të menjëhershëm ka bërë që i njëjti objekt të shqyrtohej më se një herë, për shembull, herën e parë në lidhje me interpretimin e ëndrrave, dhe pastaj mbi problemet e neurozave.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vepra "Hyrje në psikoanalizë" që po i jepet lexuesit, nuk synon aspak të konkurojë veprat që janë tani në qarkullim nga kjo sferë e shkencës (Hitshmann, Freuds Neurosenlehre; 2 Aufl. 1913; Pfister. Die Psychoanalytische Methode; 1913; Leo Kaplan, Grundzüge der Psychoanalyse; 1914; Géges et Hernard, La psychoanalyse des névroses et des psychoses, Paris 1914; Adolf F Meier, De Behandeling Van Zenun zieken door Psycho-Analyse, Amsterdam 1915. Kjo është një paraqitje e saktë e leksioneve që kam mbajtur gjatë dy semestrave dimërorë të v. 1915-1916 dhe 1916-1917 para mjekëve të ndryshëm jospecialistë të të dyja sekseve). Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve. Nevoja për të ngjallur reaksion të menjëhershëm ka bërë që i njëjti objekt të shqyrtohej më se një herë, për shembull, herën e parë në lidhje me interpretimin e ëndrrave, dhe pastaj mbi problemet e neurozave.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
T’i mohosh një populli njeriun që ai e nderon si më të shquarin mes bijve të vet, nuk është dicka, së cilës mund ti futesh thjeshtë dhe mendjelehtësi, sidomos kur edhe vetë i përket këtij populli. Por gjithsesi, nuk kemi ndërmend të ofrojmë asnjë shembull, i cili ka gjasa ta shperfillë të vërtetën përkundër interesave të fryrë kombëtare, ndërkohë që kemi plotësisht të drejtë të presim përsosjen e dijeve tona, si rrjedhojë e kthjellimit të një sërë rrethanash.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Termi "histeri"zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, I kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Termi "histeri"zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, I kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Është e natyrshme se kush ka pasur ndonjëherë rastin të interesohet në literaturë e estetëve e të psikologëve se çfarë shpjegimi mund t'i jepet thelbit të shakasë, duhet të pranojë që përpjekjet filozofike nuk e kanë prekur atë në masën që e meriton, falë rolit që luan në jetën tonë shpirtërore. Vetëm pak mendimtarë janë interesuar deri në thellësi për problemet e shakasë. Ç'është e vërteta, midis atyre që janë marrë me studimin e shakasë, ka emra të ndritur si ai i shkrimtarit Jean Paul (Fr. Rihter) dhe i filozofëve Th. Vischer, Kuno Fischer dhe Th. Lipps; por edhe këta autorë temën e shakasë e kanë lënë në plan të dytë, ndërsa interesi kryesor i studimit përqendrohet në problemin më të gjerë e më joshës të komikes. Duke studiuar këtë literaturë, të krijohet përshtypja sikur është krejtësisht e pamundur që shakaja të trajtohet jashtë lidhjës së saj me komiken. Sipas Th. Lippsit, shakaja është "komikja plotësisht subjektive" dmth një komike "që e prodhojmë vetë, që ka të bëjë me sjelljen tonë si të tillë, dhe ndaj së cilës ne jemi subjekt që i përkasim asaj, por kurrë objekt dhe as objekt vullnetar".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Duhet guxim i rrallë të ndjekësh faktet në labirintet ku na shpien. Frojdi ishte ndër ata që guxuan t’i gjurmojnë deri në thellësi të qënies njerëzore, duke përshkruar madje dëshirat që zhbiroi në shtesat e errëta të pavetëdijes. Këto përshkrime tronditën besime të shumta që kishin hedhur rrënjë. Pati nga ata që iu vërsulën kundër; por atij i bëhej qejfi kur nje teori-qoftë kjo edhe e tij-rrëzohej nga një fakt i pakundërshtueshëm.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ata burra ishin Kryqëtarë. Nuk u nisën në betejë për të treguar fuqinë e Shteteve të Bashkuara. U nisën për të dëshmuar pushtetin e drejtësisë dhe mirësisë, dhe gjithë bota i pa si kryqëtarë, ndersa fitorja e jashtëzakonshme bëri që rruzulli të besojë tek Amerika si te nje komb tjetër i qytetëruar. Më duket se midis nesh dhe refuzimit apo ndryshimit të traktatit ngrihen rreshta të tërë me djem të veshur ngjyrëkafi, të gjallë dhe të vdekur, fantazmat e të cilëve pluskojnë mbi fushat e Francës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ëndrra, me interpretimin e së cilës na ngarkon letërshkruesja, nuk është e vështirë për t'u kuptuar. Është një ëndërr e shpëtimit nga uji, pra, një ëndërr tipike lindjeje. Gjuha e simbolikës, sikurse e dini edhe ju, nuk njeh gramatikë, ajo është ekstremi i një gjuhe paskajore, edhe pasivi edhe aktivi paraqiten nëpërmjet së njëjtës figurë. Kur një grua në ëndërr nxjerr nga uji një burrë (ose përpiqet ta nxjerrë), atëherë kjo mund të thotë ose ajo do të jetë nëna e tij (e njeh atë për djalë, ashtu si e bija e Faraos Moisiun) ose edhe që ajo do të bëhet nëpermjet tij nënë, do të ketë një djalë me të, i cili do të jetë homologu i tij. Trungu i pemës pas të cilit mbahët gruaja, dallohet lehtë si simboli i fallusit, edhe kur nuk qëndron përpjetë, por është i përkulur drejt ujit - në ëndërr thuhet: i harkuar. Vërshimi dhe tërheqja e shkulmit i kujtonte dikur një ëndërrueseje tjetër, e cila kishte parë një ëndërr krejt të ngjashme, krahasimin me veprimtarinë interferuese të dhembjeve, dhe kur e pyeta atë që nuk kishte lindur kurrë, nga e dinte ajo këtë karakter të punës së lindjes, ana psikologjike s'ka të sharë. Për këtë ajo bëri lidhjen: "midis valëve të detit dhe dashurisë". Se nga mund ta ketë marrë ëndërrparësja jonë pajisjen e hollësishme të simbolit në këto vite kaq të hërshmc (kep, palmë), natyrisht që s'di ç'të them. Veç kësaj, të mos harrojmë: Kur njerëz të ndryshëm pretendojnë se po i mundon prej vitesh e njëjta ëndërr, shpesh del se nuk është plotësisht po kjo. Vetëm thelbi i ëndrrës kthehet çdo herë, hollësitë e përmbajtjes ose kanë ndryshuar ose janë shtuar të reja.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në rast se një mjek praktikant psikoanalist pyet veten, se për çfarë vuajtjesh i kërkohet më shpesh ndihmë, atëherë ai, pa marrë parasysh frikën shumëformëshe, duhet të përgjigjet: nga impotenca psikike. Ky çrregullim i veçantë ka të bëjë me burra me ndjeshmëri shumë të lartë dhe shfaqet në faktin se organet ekzekutuese të seksualitetit nuk e kryejnë aktin seksual, megjithëse ato para dhe pas këtij akti duken si të shëndosha dhe të afta dhe megjithëse ekziston një prirje e fortë psikike për kryerjen e aktit. Udhëzimin e parë për kuptimin e gjendjes së tij i sëmuri e mëson vetë, kur fiton përvojën se një mosfunksionim i tillë shfaqet vetëm në orvatjen seksuale me persona të caktuar, ndërsa me persona të tjerë kjo gjë është një cilësi e objektit seksual, tek e cila ka burimin pengesa e potencës së tij mashkullore, dhe nganjëherë thotë se ka ndjesinë e një pengese në brendësinë e tij, perceptimin e një kundërvullneti që e shkatërron me sukses qëllimin e vetëdijshëm. Por ai nuk mund ta marrë vesh se ç'është kjo pengesë e brendshme dhe cila cilësi e objektit seksual e bën atë të veprojë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Te gratë idetë e papajtueshme të këtij tipi ndeshen sidomos në fushën e eksperiencave e të ndjenjave seksuale. Pacientët kanë një kujtesë shumë të saktë, të cilën nuk do të dëshironin ta kishin, sepse sforcat e tyre për t'u mbrojtur dhe synimi i tyre për ta fshirë këtë gjë i tejkalon kufijtë normalë. Për këtë do të jap disa shembuj të nxjerrë nga vrojtimet e mia: rasti i një vajze që qortonte veten, sepse, ndërsa kuronte të atin e sëmurë, kishte menduar për një djalë që i kishte lënë një përshtypje të lehtë erotike; rasti i një mësueseje që ishte e dashuruar me drejtorin e saj dhe kishte vendosur ta dëbonte këtë mendim tërheqës nga mendja, sepse i dukej i papërshtatshëm me krenarinë e saj, etj, etj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoflë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thëniës: "M'u bë në ëndërr sikur...". Po ku e ka burimin kjo? Pse e quajmë atë diçka të huaj? Pasi shqyrtohen burimet e ëndrrave duket sikur kjo nuk kushtëzohet as me lëndën, as me përmbajtjen e ëndrrës; madje në shumicën e rasteve kjo e fundit është e përbashkët si për ëndrrën, ashtu edhe për kohën kur jemi të zgjuar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant. Kjo është e njëjta gjë, veçse e formuluar ndryshe, sepse nëse puna e aparatit psikik synon të mbajë të ulur masën e eksitimit, gjithçka që synon ta shtojë atë, duhet parë si faktor që çrregullon funksionet normale të organizmit, domethënë si pakënaqësi. Parimi i kënaqësisë rrjedh nga parimi i konstantes. Në të vërtetë, te parimi i konstantes na çojnë po ato fakte që na kanë detyruar të pranojmë parimin e kënaqësisë. Një diskutim më i thelluar do të na tregojë se kjo prirje që i mvishet aparatit shpirtëror, varet si një rast i veçantë nga parimi i prirjes së qëndrueshmërisë, të treguar nga Fehneri, me të cilën ai ka lidhur ndjenjat e kënaqësisë e të pakënaqësisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Psikologjia e turmave” trajton turmat dhe formimin e tyre. Kur flasim për morfologjinë e turmave, duhet të kemi parasysh se duhen dalluar forma tepër të ndryshme turmash dhe drejtime të kundërta të zhvillimit të tyre. Ka turma tepër kalimtare dhe të tjera jashtëzakonisht jetëgjata; ka turma homogjene që përbëhen nga individë të ngjashëm, dhe turma johomogjene; ka turma të natyrshme dhe artificiale, kohezimi i të cilave, veç të tjerave, kërkon edhe një shtrëngim të jashtëm; ka turma primitive dhe turma të strukturuara me një organizim tepër të lartë. Por, për arsye që ende nuk janë zbuluar, do të dëshironim të vinim një theks të veçantë mbi një dallim që në vepër është shpërfillur nga autorët tanë; e kam fjalën për dallimin e nivelit të turmave pa udhëheqës dhe turmave me udhëheqës. Dhe në kundërshtim me procedurën e zakonshme, kërkimi ynë nuk do të zgjedhë si pikënisje formimin e një turme relativisht të thjeshtë, po, përkundrazi, ai do të niset nga turma tepër të organizuara, jetëgjata e artificiale. Shembujt më interesantë të formimeve të tilla janë Kisha, bashkësia e besimtarëve, dhe Ushtria, turma ushtarake.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania