titleToAlt
Quaj pjesëtim të ndjesores këtë sistem të pahjeve ndjesore që bëjnë të shihen njëherazi ekzistenca e një të përbashkëte dhe prerjet që përcaktojnë vendet dhe pjesët përkatëse. Kjo shpërndarje e pjesëve dhe vendeve themelohet mbi pjesëtimin e hapësirave, kohëve dhe formave të veprimtarisë që përcakton vetë mënyra se si ndonjë e përbashkët i ofrohet pjesëmarrjes dhe sesi këta apo ata marrin pjesë në këtë pjesetim. Qytetari, thotë Aristoteli, është ai që ka pjesë në faktin e të qeverisurit dhe të qenit i qeverisur. Por..
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Nuk ka shërim: për të ecur me siguri në pyllin e jetës duhet të jesh i ditur, duhet njohur topografia e saj, rrugët e saj apo "metodat"; domethënë, duhet pasur një ide e hapsirës dhe e kohës në të cilën jetohet, një kulturë aktuale. Mirëpo: kjo kulturë, ose merret ose shpiket. Ai që ka guximin ta shpikë vetë, për të bërë i vetëm atë që kanë bërë tridhjetë shekuj njerëzim, është i vetmi që do të ketë të drejtën të mohojë nevojën sipas së cilës është Universiteti ai që, para së gjithash, mëson kulturën. Për fat të keq, e vetmja qenie që do të mund ti kundërvihej me bazë tezes sime do të ishte një... i marrë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Kuptimi historik implikon tre përdorime që i kundërvihen pikë për pikë tre modaliteteve platoniane të historisë. Njëri është përdorimi parodik dhe shkatërrues i realitetit, që i kundërvihet temës së histori-remineshencës ose identifikimit në të; tjetri është përdorimi disociativ dhe shkatërrues i identitetit që i kundërvihet histori-vijimësisë ose traditës; i treti është përdorimi flijues dhe shkatërrues i së vërtetës që i kundërvihet histori-njohjes. Sidoqoftë, fjala është t'i bëhet historisë një përdorim që ta çlirojë përgjithmonë nga modeli, njëherësh metafizik dhe antropologjik, i kujtesës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që, duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme. S'ka gjë më mjerane sesa fjala, por bash prej saj ai ngjitet gjer te ndjeshmëria e lumturisë, gjer te prëjtja e skajme, ku është krejtësisht i vetëm, pa ndjesinë më të vogël të shtypjes. Supremja mbërrihet përmes fjalës, përmes vetë këtij simboli të brishtësisë. Për çudi mund të mbërrihet gjithashtu edhe përmes ironisë, me kushtin që kjo, duke e çuar gjer në ekstrem punën e saj rrënimtare, t’i shkaktojë rrëqethje një zoti që punon së prapthi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Përse shën Pali? Përse ta kerkosh këtë "apostull", kur është dhe i dyshimtë e me sa duket edhe i vetëshpallur i tillë, madje që emrin ia lidhim rëndom përmasave më institucionale e më të mbyllura të krishtërimit: Kishës, disiplinës morale, konservatizmit shoqëror, dyshimit ndaj çifutëve? Si ta nënshkruajmë emrin e tij në realizimin e përpjekjes sonë: me ri-themelu një teori subjekti që ia nënvë ekzistencën e tij përmasës rastësore të ngjarjes si dhe kontingjencës së kulluar të qënies-së-shumëfishtë, ama pa sakrifikuar motivin e së vërtetës? Sipërmarrje e çuditshme. Prej shumë kohësh ky personazh më shoqëron me të tjerë, Mallarme, Cantor, Arkimed, Platon, Robespierre, Conrad... Pali eshtë për mua mendimtar-poeti i ngjarjes po aq sa ai që praktikon dhe shpreh trajtat invariante të asaj që mund të quhet gura militantë. Ai ngjiz lidhjen, integralisht njerëzore, fati i së cilës më mahnit, mes idesë së përgjithshme të një këputjeje, përmbysjeje, dhe idesë së një mendimi-praktik që është dhe materialiteti subjektiv i kësaj këputjeje.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Filozofia nuk është as soditje, as reflektim, as komunikim. Ajo është veprimtaria e prodhimit të koncepteve. Si mund të dallohet prej rivaleve të saj? Filozofia duhet të na thotë se cila është natyra krijuese e konceptit, dhe cilët janë ortakët e saj, mes të cilëve plani i imanences. Filozofia dallohet nga shkenca dhe logjika. Këto të dyja veprojnë vetëm me funksione, mbi plan reference dhe me vëzhgues te pjesshëm. Arti vepron me percepte dhe afekte, mbi një plan kompozimi me figura estetike. Filozofia nuk është ndërdisiplinore. Këto janë edhe tre planet sipas të cilëve truri pret dhe ballafaqon kaosin. Janë Kaoide. Filozofia ndërtohet vetëm në këtë raport, aty ku dhe rrezikon të shembet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Siç ka treguar Ernest Kurtiusi, ‘Grindja midis të lashtëve dhe modernëve’ –debati mbi parësinë e klasicitetit ndaj modernitetin zë fill në Mesjetë dhe është i lidhur ngushtë me kushtet e Europës së sapodalë nga latiniteti dhe me evokimet e qarta që Rilindja u bënte burimeve, modeleve dhe idealeve të veçanta antike. Epika rilindase, tragjedia neoklasike , disa forma lirike si odet dhe satira (si në vargje ashtu edhe në prozë) e shpallin hapur borxhin e tyre natyrën e tyre si imitatio dialektike ndaj pararendësve grekë dhe latinë. Ishte e ligjshme të pohoje se letërsitë në gjuhën popullore, që linden si rrjedhojë e së tatëpjetës së communitas-it helenistiko-roman s’ishin veçse shtojca të Homerit dhe të Virgjilit . të Shkencës dhe të tragjikëve grekë, Të Pindarit, të Horacit dhe të Juvenalit
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik-gusht 1914. Sipas Richard Ellmann-it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce-it, nuk ka datë. Autori e pati lënë dorëshkrimin -të hartuar në fletë të trasha letre mat e me bojë të zezë - në duart e të vëllait, Stanislaus-it, pasi u largua nga Triesteja në vitin 1909. Mbetet nga të rrallat shkrime të tij që u botua pas vdekjes.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Don Kishoti dhe Sanço Pança janë bashkëbisedues idealë. Ajo që e lidh Donin me shqytarin e tij, është pjesëmarrja e ndërsjelltë në atë që quhet «rregulli i lojës», ndërsa ndërsjelltësia e tyre është një dashuri noprane për sho-shok. Nuk di të ketë në letërsinë Perëndimore një tjetër miqësi që të mund të përqaset me të, me një fjalë, që të mbështetet kaq hijshëm si kjo në një kuvendim zbavitës.
Çmimi: 400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania