titleToAlt
“Edhe punëtorët shqiptarë që qëndronin rreth meje dukeshin të emocionuar e të mrekulluar: ishte koka e parë që zbulonim në Butrint. E larë vazhdimisht për t'u shquar më mirë gjatë punës delikate të nxjerrjes nga dheu, koka zuri të shfaqej në gjithë madhështinë e vet: me dritën e bardhësisë së mermerit që kontrastonte me errësirën e plumbtë të baltës dhe që ia nxirrte në pah edhe më qartë tiparet e mrekullueshme... qe e paprekur. "Paska edhe hundën! Paska edhe hundën!" u thërriste shokëve një punëtor, edhe ai i pushtuar nga emocioni i thellë që mund ta kuptojë vetëm ai qe pyet me kazmë nëntokën, ai që me pasion të lindur dëshiron të futë duart në gjirin e tokës-nënë për t'ia zbuluar të fshehtat, per t'ia kthyer dritës, botës, ato thesare të mrekullueshme që ngjarjet e hershme kanë varrosur dhe shekujt kanë lënë në harresë. Shpresat tona të dridhura nuk mbetën të zhgënjyera, se mundimet tona u shpërblyen me një nga gëzimet më të mëdha. Koka ishte një origjinal grek i punuar në mënyrë të shkëlqyeshme: koka e "Perëndeshës së Butrintit"... “- Luigi M. Ugolini.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
I konsideruar si fjalori më i mirë ekzistues i politikës, Fjalori Politik i Oksfordit është hartuar nga një grup akademikësh dhe specialistësh ndër më të njohurit. Fjalori i drejtohet si studentëve të shkencave politike, të historisë, të sociologjisë, ashtu edhe politikanëve, gazetarëve, apo dhe gjithkujt tjetër që mendon se ka nevojë për një udhërrëfyes në terminologjinë dhe konceptet e politikës. • Mbi 1.700 zëra, që mbulojnë konceptet më të rëndësishme të shkencave politike, me mjaft zëra të rinj në krahasim me botimin e mëparshëm, duke përfshirë mjaft prej temave të reja të aktualitetit, si kozmopolitizmi, globalizimi, terrorizmi, interneti, politika etj. • Mbulim i zgjeruar i shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe metodologjisë. • Mbulim ndërkombëtar, me shpjegime të qarta të teorive dhe shkollave më të rëndësishme politike, si dhe të mendimtarëve të të gjitha kohërave dhe vendeve. • Një shtojcë e veçantë për udhëheqësit politikë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Një nga romanet më të mëdha të Joseph Conrad-it, Lord Xhim, ku kombinohen në mënyrë të shkëlqyer aventura dhe analiza. Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tisntë mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje. Tashmë, një njeri tërësisht i kapluar nga ndjenja e fajit, ai do ta kalojë gjithë jetën duke u munduar të vërë në vend nderin dhe personalitetin e tij. Në valën e turpit, ai udhëton në rajonin ekzotik të Patusanit, ku fiton respektin e banorëve, të cilët, për nderim do ta quajnë "Tuan” Xhim – Lord Xhim. Këtu ai gjen qetësi dhe respekt brenda vetes. Megjithatë, kur një bandë hajdutësh arrin në ishull, atij i rivihet në dukje veprimi i turpshëm dhe marrëdhënia e tij me njerëzit e ishullit rrezikohet. Një pyetje metafizike përshkon gjithë romanin dhe i jep atij unitet: mos vallë universi vepron qëllimisht kundër një individi të caktuar apo mos është ai i paanshëm dhe indiferent Në varësi të përgjigjes mund të vendosim se deri në ç'pikë është dikush përgjegjës për çka bën apo nuk bën. Conrad-i ka hulumtuar thellësisht çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit. Ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe përgjegjësisë do ta çojnë heroin tonë drejt një fundi të logjikshëm e të pashmangshëm.n“Lord Xhim”, një klasik i letërsisë angleze, konsiderohet si një nga 100 romanet më të mira të shekullit XX (Modern Library dhe Le Monde).
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë fjalor do të gjeni: • Mbi 25 000 fjalë dhe shprehje që janë më të përdorshme në gjuhën e folur dhe letrare gjermane. • Një gramatikë e shkurtuar e gjuhës gjermane. • Udhëzues për përdorimin e fjalorit. • Specifikime të fjalëve në fushat ku ato përdoren, si në shkencë, art, politikë etj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor përmban: •Rreth 25 000 fjalë-titull me barasvlerësit italisht • Fjalët më të përdorshme të shqipes • Ilustrime me shembuj të përdorimit të fjalëve • Shprehjet frazeologjike më të përdorshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor i ri praktik me rreth 30 000 fjalë, i drejtohet një publiku më të gjërë, kryesisht nxënës e studentë, por edhe atyre që komunikojnë në gjuhën italiane. Falë formatit më të përdorshëm mund të gjejë vend edhe në valixhen e atij që udhëton për punë, për specializim etj, në Itali.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë fjalor janë shtuar rreth 12 000 fjalë-titull të reja, fjalë që kanë hyrë gjerësisht në përdorim këto 10-15 vjetët e fundit: terma të politikës e të teknikës që pasqyrojnë zhvillimin e vrullshëm të Shqipërisë. Përveç fjalëve të reja, Fjalori është pasuruar dhe me sinonime në pjesën italisht e me shprehje nga të dy gjuhët .
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Fjalori italisht-shqip me rreth 40 000 fjalë-titull është ribotim i fjalorit të mëparshëm me të njëjtat permasa por mund të quhet një vepër e re sepse është rishikuar tërësisht, është ndrequr e përmirësuar duke e ballafaquar e përditësuar me punimet më të mira të kohëve të fundit të leksikografisë italiane. Janë shtuar edhe mjaft fjalë të reja e shumë të përdorura në gjuhën esotme taliane. Ky fjalor i kushtohet një rrethi të gjerë studiuesish e përdoruesish përherë në rritje të italishtes si gjuha më e njohur sot e tradicionalisht në vendin tonë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Disa nga karakteristikat themelor të këtij fjalori janë: •Rreth 55 000 fjalë-titull • Mbi 200 000 ilustrime me shembuj përdorimi e shprehje frazeologjike, barasvlerës të saktë e të zgjedhur shqip • Terma shkencore e teknike, shënime gramatikore e shënime përdorimi sipas fushave.
Çmimi: 2500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania