titleToAlt
Në shekullin e XIX – të, shoqëria kineze ishte sakatuar prej një varësie të thellë nga opiumi, i cili sillej më së shumti nga tregtarët britanikë. Për vite të tëra, qeveritë britanike dhe kineze janë përplasur mbi të drejtën e britanikëve për të tregtuar në Kinë dhe për t'u trajtuar nga zyrtarët kinezë si të barabartë. Kështu që kur Kina u përpoq të mbyllte portet e saj për opiumin ndaj britanikëve, këta zhvilluan dy nga luftrat më të çuditshme në histori. Kishte një zhbalancim teknologjik në këtë luftë ku avulloret dhe artileria e lëvizshme britanike shkatërruan vjeturinat lundruese mesjetare, harqet dhe shigjetat e kinezëve. Dhe ndërsa luftohej, të dyja anët u morën me një rebelim të ushtrisë së fanatikëve kristianë kinezë, filozofia antikapitaliste e të cilëve i alarmoi tregtarët britanikë po aq sa edhe Oborrin Perandorak Kinez. Historia tragjike dhe e fuqishme e Luftrave të Opiumit jetësohet gjatë leximit të këtij libri, në të gjitha detajet që ai sjell. Luftrat e Opiumit tregojnë një histori të plotë duke zbuluar motivet që qëndrojnë mbrapa betejave dhe i ngrejnë himn betejave politike dhe morale të popujve të përfshirë në të.
Çmimi: 1100 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania