titleToAlt
"Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja." Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme. Po mban në duar një foshnjë, për të cilën më parë nuk dinte asgjë dhe që, papritmas, e dashura e dikurshme ia lë në derë! Nëna e Dantes nuk jeton prej kohësh dhe i ati, i kujdesshëm, por i rreptë, nuk është nga ata që lë shteg për t'i ikur përgjegjësisë, kështu që Dante duhet t'i harrojë një herë për një herë, me gjithë dëftesën e tij me katër yje "A", planet e universitetit: shkollimi i lartë, karriera si gazetar, një e ardhme vezulluese fluturon e zhduket. Dante bëhet baba i vetëm, disa javë para ditëlindjes së tij të 18. Sikur të mos mjaftonte kjo, i vëllai, Adami, rrihet për vdekje nga një grup djemsh ... Malorie Blackmani ka krijuar një histori realiste për atë që ndodh në shoqëri tani. Jo një histori të sheqerosur, por thjesht siç ndodh përnjëmend. Ngjarje, me të cilat njerëzit përballen çdo ditë. Prindër adoleshentë të vetëm. Sjellje homofobike ndaj më të dobtëve. E megjithatë, ajo arrin të krijojë një histori plot shpresë, dashuri dhe humor që të bën të qash e të jesh i lumtur, së bashku me personazhet. Romani i ri dramatik i Blackmanit do t'ju shoqërojë në një udhëtim të vështirë të jetës së adoleshentëve sot...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: Ç'ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll? Pse autoritetet turke i shihnin me aq dyshim, duke mos i lejuar të vendoseshin në qytetet kryesore apo në zonat e konsideruara sensitive? Cila ishte qëndresa e tyre ndaj politikës së shpallur për të shkulur me rrënjë gjuhën dhe zakonet e tyre, që të ktheheshin në qytetarë besnikë turq? Bazuar kryesisht në hulumtimet e kryera në arkivat turke, studiuesi amerikan Ryan Gingeras na sjell një vepër mjaft të rëndësishme për këtë pjesë thuajse të panjohur të historisë. "Narrativa nacionaliste e historisë së Shqipërisë shmang enkas një nënndarje të rëndësishme të popullsisë: ata që thjesht hoqën dorë krejtësisht prej nacionalizmit shqiptar. Ky segment i kombit "imagjinar" shqiptar përfaqësohej në mënyrë të veçantë nga një numër i madh individësh që emigruan jashtë viseve shqipfolëse të Ballkanit jugor dhe shkuan e u vendosën gjetiu." "Ndonëse në dukje nuk përbënin të njëjtin nivel kërcënimi vdekjeprurës për sigurinë e shtetit si grekët dhe armenët, që në nenin e parë të talimname të vitit 1917 nënvizohej mosbesimi i përgjithshëm që ekzistonte ndaj shqiptarëve mbas krijimit të një shteti të pavarur shqiptar."
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Nëse rastis të gjesh një dragua të vogël të praruar ,me putra të gjelbra, çfarë thua se mund të bësh me të? E pra, trolli Mumin kujtonte se e dinte, por ja që kuptoi se gjërat s’ishin aspak ashtu siç e kishte menduar. Tove Jansson ,shkrimtarë finlandez, që shkruan në suedisht, duke qenë e pakicës suedeze që jeton në Finlandë. Në Finlandë ajo konsiderohet ‘monument kombëtar’. Fituese e çmimeve më të mëdha kushtuar letërsisë për fëmijë, Tove Jansson njihet në mbarë botën për librat e saj, sidomos për serinë e Muminëve, e cila konsiderohet sot pjesë e fondit të artë të letërsisë më të mirë botërore për fëmijë. .
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
~ Poezitë e tri pjesëve të para të këtij libri iu përkasin viteve 1955 1968 ndërsa poezitë e pjesës së fundit janë punime të reja të viteve 1972 - 1973.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i pakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet. Në të vërtetë, vrasësi është i fshehur midis udhëtarëve të trenit, por në vështrim të parë duket se asnjë prej tyre nuk ka një motiv të fortë për ta kryer këtë krim. Në faqet e romanit shohim të na parakalojnë personazhe shumë interesante, që nga konduktorët e diplomatët, gratë mondane e kamerieret, të reja e të bukura apo edhe plaka të vendosura deri në fund, ushtarakë apo edhe pronari i trenit të Orientit. Të gjithë janë të pafajshëm dhe të gjithë të përfshirë apo të dyshuar. Një hetim i komplikuar qëndron përpara detektivit të pagabueshëm.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Askush nuk mund ta merrte me mend urrejtjen që ndieja për Sefi Hadlejn dhe gjithë Krosët e tjerë. Por mbi të gjitha për Sefi Hadlejn. Çdo gjë zuri fill me të dhe tim villa. E kështu ka për të mbaruar. Kallumi nuk ishte më. Sefi do të paguante deri më një. Shkatërrimi i saj ishte misioni dhe motivi i jetes sime. Ambicia ime e gjithefuqishme dhe e pandalshme. KUR E VËRTETA DHE E DREJTA NUK JANE MË ÇËSHTJE TË BARDHËSH DHE TË ZINJSH... Ku ka pasur dashuri, tani ka urrejtje. Dy familje janë shkatërruar nga shoqëria e ndarë dhe e dhunshme, në të cilën jetojnë. Sefi është një vajzë Kros, me ngjyrë, në një shoqëri të sunduar nga zezakët, që i trajtojnë qerosët, të bardhët, si qytetarë të dorës së dytë. Xhudi është Kros, vëllai i Kallumit, babai i bijës së sapolindur të Sefit. Pikëllimi për Kallumin e ha përbrenda Xhudin, që fajëson Sefin për humbjet e tmerrshme që ka pësuar familja e tij. Dhe është i vendosur ta detyrojë Sefi Hadlejn, edhe një herë, të mbajë njërën anë dhe të shkatërrojë jetën e saj, pikërisht ashtu siç ajo e shkatërroi të tijën. Tani Xhudi jeton në teh të thikës. Votuar si një nga librat më të dashur në Britaninë e Madhe, seria E BARDHA DHE E ZEZA e Malorie Blackmanit është një vepër klasike dhe vërtet moderne për të rinjtë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
... Gëzimi bëri një tjetër pauzë dhe ngriti kokën sikur të donte t'iu bënte me dije atyre që qenë grumbulluar e mbanin vesh se teksti i kartolinës kishte mbaruar. Por e sytë e zmadhuar më shumë nga mosbesimi sesa nga habia e asaj që po iu dëgjonin veshët, dukej sikur thoshin: Kaq shpejt?! I brengosur që s'po dinte si ta shprehte, Gëzimi i rrëzoi sytë rishtazi mbi kartolinë dhe si bërbëliti e tha diçka nëpër dhëmbë, foli me zë të lartë: -...Tdu shum. I,yti Mark.”...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe Xha Siksteni. Kjo gjë e trishtine mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh befas ai mori si dhuratë një mollë të artë dhe po ashtu gjeti një shishe të hedhur birre dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë pa se brenda saj diçka po lëvizte. Bëhej fjalë për një xhind të mbyllur në atë shishe. Sapo ja hoqi tapën, sakaq u gjend në një vend të largët e magjik, ku ishte mbret babai i tij i vërtetë, që ai e kishte pandehur të vdekur. Por ja që gëzimi i tij qëë takoj babanë nuk zgjati shumë sepse ai mori vesh se do t’i duhej të përmbushtë një mision mjaft të vështirë: të çlironte botën nga e keqja. Sidoqoftë, Mio ishte një djalë trim dhe me kurajo që s’kishte frikë të përballej me Kavaljerin e frikshëm Kato...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
A ka vetëm një zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato? I shkruar me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, Libri i besimeve fetare parashtron gjithë besimet e mëdha të botës me shpjegime të shkurtra e të sakta që na njohin me parimet themelore të doktrinave fetare. Është i pajisur me ilustrime të veçanta që u japin krahë perceptimeve që kemi për besimet fetare.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari i shthurur dhe alkooliku i paepur Henri Çinaski ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tëra punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar. Në këtë furi fame dhe alkooli, Bukowski rrëfen haptas dhe pa asnjë nënkuptim një pasion magjepsës të tij: gratë dhe aventurat e tij të dashurisë, të vërteta apo të sajuara qofshin. Për të, ato janë burim i përhershëm tërheqjeje, një nevojë që nuk njeh prehje dhe nuk ndalet as para situatash nga më të pavolitshmet, më të turpshmet apo më të neveritshmet. Kërkimi i tij nuk resht përpara asgjëje, ndoshta sepse dashuria dhe lufta mes sekseve janë mjeti më i sigurt për shkrimtarin amerikan për të ruajtur lidhjet me realitetin. Histori të çuditshme, takime vulgare dhe groteske, bëma të paharrueshme a mjerane, dialogë të pacipë e të drejtpërdrejtë, në sfondin e një ekzistence endacake, të shënjuar nga maratona të gjata alkoolike. Një botë endacakësh e bohemësh, që askush më mirë se Bukowski s'ka ditur ta përjetësojë në faqet e një romani.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Mustafa Qemal Ataturku i shkon për shtat modelit të njeriut të fortë të Ballkanit si në dukje ashtu edhe në përmbajtje. Ataturku u lind në Ballkan, bëri emër në ato vise përgjatë Luftës së Parë Botërore dhe kur erdhi në pushtet politika e tij e jashtme u përqëndrua kryesisht mbi Ballkanin, madje shkoi deri aty sa u bashkua me Antantën ballkanike në vitin 1931. Sigurisht që ai kishte shumë gjëra të përbashkëta me trashëgiminë dhe historinë e rajonit, për rrjedhojë u ballafaqua me shumë prej problemeve që pllakosën bashkëkohësit e tij ballkanikë. ...Disa prej burrave të fortë të Ballkanit të periudhës mes dy luftrave i kufizonin reformat e tyre për modernizimin thjesht duke përshtatur materializmin dhe teknologjinë Perëndimore. Ataturku kërkonte ndryshime sa më të gjera e të thella duke shpresuar kësisoj të institucionalizonte modernitetin, gjë që Ahmadi e përkufizon si pranim të idealeve Perëndimore... ...Personazhi i Qemal Ataturkut dhe roli i tij si ushtarak e burrë shteti pranohen dhe festohen pothuajse universalisht çdo vit. Ndërkohë që portretet e burrave të tjerë të fortë të periudhës midis dy luftrave janë zhdukur pa lënë gjurmë prej kohësh, imazhi i Ataturkut - shtatoret dhe portretet -por edhe ndikimi i tij janë ende të prekshëm në Turqinë e shekullit të njëzet e një.”-Bernd J. Fischer.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Timeline, në kufijtë e kohës, është një ndër romanet fantastiko-shkencorë më të suksesshëm të Michael Crichton-it, të konsideruar tashmë si Zhyl Verni i kohës sonë. Ky libër best seller botëror i përkthyer në të gjitha gjuhët e botës dhe një ndër më të shiturit e viteve të fundit. Në vitin 2003 bazuar tek ky libër është realizuar filmi me të njëjtin titull Timeline. Është tepër e rrallë që një libër të kombinojë së bashku elemente fantastiko shkencore dhe të periudhës së mesjetës, madje ndonjë do të mendonte se kjo ide është e çmendur. Megjithatë, Michael Crichton e ka bërë këtë te Timeline.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Plot pasion, por objektiv - libri i parë praktik që ju mëson për prindërimin, duke sjellë fakte, e jo duke hamendësuar, se si t'i rritni sa më mirë fëmijët tuaj. ZBULO FORCËN E DASHURISË mes teje dhe fëmijës; mëso se prekja, e qeshura dhe loja nxitin hormonet që zhvillojnë aftësinë për të dashuruar jetën. ZBULO TË VËRTETËN për strategjitë e përkujdesit ndaj fëmijëve, duke hulumtuar mënyrat se si e brumos përvoja trurin e foshnjës. MËSO T'U PËRGJIGJESH shpërthimeve të çastit e të lotëve, që ta ndihmosh fëmijën dhe veten për të bërë gjumë të ëmbël gjatës natës. Shkruar nga psikoterapistja për fëmijë, autore librash për shëndetin mendor dhe e nderuar me çmime të ndryshme, Margot Sunderland. Shpjegon gjithçka në mënyrë shkencore pa u shkëputur nga realiteti i rritjes së një fëmije
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Botuar në vitin 1902, libri i tij me përshtypje nga udhëtimi nga Shqipëria (ende pjesë e Perandorisë Osmane), na jep një tablo të gjallë e mjaft interesante të Shqipërisë së kohës, ç’ka e bën atë një ndër veprat më të rëndësishme të literaturës italiane kushtuar Shqipërisë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në qendër të këtij libri është e ashtuquajtura “retorikë humanitare” që vitet e fundit është shfaqur me forcë në marrëdhëniet ndërkombëtare, e mishëruar disa herë me ndërhyrje ushtarake, por më shpesh me të ashtuquajturat “ndërhyrje humanitare”. Fokusi i saj bie në mënyrë të veçantë në efektin që kjo strategji ndërkombëtare e ndërhyrjes humanitare ka pasur në Ballkanin Perëndimor, duke u përqendruar sidomos në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës që autorja i njeh më mirë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në libër përfshihen 55 poezi, të cilat paraprihen nga një hyrje bio-analitike nga Marinaj dhe mbyllen me një intervistë me poetin vietnamez, ekskluzive për lexuesin shqiptar. Pyetjes se si ndjehet ai kur shikon poezitë të përkthyera në gjuhë të ndryshme, mes tjerash edhe në gjuhën shqipe, Mai Văn Phấn i përgjigjet: “Edhe me mua më ndodh e njëjta gjë si me poetët e tjerë; kur rritet numri i lexuesve të poezisë ndjehem shumë i gëzuar edhe e kuptoj se sa e rëndësishme është një kënaqësi e tillë për një krijues. Unë kam jetuar, krijuar dhe vuajtur brenda vorbullës së krijimit. Kam pranuar dhe zgjedhur kuintesencën e prirjeve letrare të botës me dashurinë dhe përgjegjësinë që i ka hije një qytetari Vietnamez. Dhe kur krijimet e mia përkthehen në gjuhë të huaja, ndjej vetëbesim që në të ardhmen ta afirmoj edhe më shumë karakterin vietnamez në poezinë time.”
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
I konsideruar si një ndër romanet më të bukur të letërsisë europiane të shekullit të XX dhe një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë jugosllave, Kronikat e Travnikut është saga e jetës së një qyteti të vogël të Bosnjes, në periudhën mes viteve 1806 dhe 1814, kur ushtritë e Napoleonit kishin mbërritur jo larg që aty, në kufi jtë europianë të Perandorisë Osmane. Rrëfi mi nis pikërisht në çastin kur në këtë qytet të humbur të Perandorisë, ku në një atmosferë dyshimi e mosbesimi reciprok, prej shekujsh bashkëjetojnë njerëz të besimit musliman, katolik, ortodoks e hebre, vjen konsulli francez, e menjëherë pas tij, dhe ai austriak. Dhe kështu befas ky cep i humbur i Perandorisë, deri atëhere krejtësisht i izoluar, tronditet thellësisht kur e sheh veten të detyruar të hapet ndaj botës, duke u shndërruar njëkohësisht në një teatër të vogël të diplomacisë, rivalitetit dhe intrigave të fuqive të mëdha të kohës. Në këtë kryevepër të tij, Ivo Andriç ka aftësinë e rrallë që jo vetëm të na sjellë një tablo epike të jetës dhe atmosferës së një periudhe të historisë së qytetit të tij të lindjes, por arrin të krijojë mjeshtërisht një galeri të pasur personazhesh mbresëlënës që formojnë një mikrokozmos të mbarë një shoqërie që mban brenda vetes gjithë potencialin për keqkuptime e konfl ikte me karakter fetar, kombëtar apo kulturor, duke krijuar kësisoj ato barriera vështirësisht të kapërcyeshme që ndajnë dhe vetë individët. I shkruar gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, në sfondin e dhunës që shpërtheu atë kohë mes bashkësive të ndryshme që jetonin në ish-Jugosllavi, romani Kronikat e Travnikut përbën kësisoj një çelës për të kuptuar më mirë nga rrënjët e dramës së përgjakshme që u shpalos në ish-Jugosllavinë e viteve ’90 të shekullit që shkoi. Andriç ka talentin e rrallë ndër romancierët me temë historinë, që jo vetëm ia del të krijojë një tablo të kohës, të mbushur me koloritin lokal, por dhe të na sjellë karaktere të cilët fare mirë mund të jetonin edhe sot.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Ky libër i është botuar për herë të parë në Kroaci në vitin 2006, është fitues i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë në vitin 2009. Përfshin trembëdhjetë rrëfime, që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është vërtet e vështirë të bësh dallimin mes ç’është reale e ç’është e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës. Me një fjalë, është një libër i bukur që i drejtohet sigurisht fëmijëve, por që mund të lexohet dhe nga një publik i rritur.
Çmimi: 400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania