titleToAlt
"Shtëpia e shpirtrave", është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm "100 Vjet Vetmi" të Marquez. Është fitues i një numri të pafund çmimesh ndërkombëtare, është një libër i shkëlqyer i letërsisë bashkëkohore, i cilësuar si një ndër 100 më të lexuarit e letërsisë së sotme. Në roman përshkruhen në mënyrë marramendëse ngjarjet e vërteta të historisë, fshehur pas një fasade letrare. Në këtë sfond historik, të mirëpërcaktuar, hap krahët ngjarja në formën e një legjende. Dhe rrëfimi brilant shpalos historinë në tre breza të familjes së Esteban Truebës i cili bie në dashuri me Rozën e bukur. E këtu nis e gjithë historia e kësaj familjeje... Fletoret e vjetra të Klarës, të shkruara gjatë periudhave të gjata të heshtjeve të saj, shpalosin historinë e familjes e të vendit, të komploteve, dashurive dhe urrejtjeve, fajeve dhe hakmarrjeve, paudhësive dhe mirësive. Ëndrrat, shpresat, dashuritë, trashëgimitë shpirtërore dhe lidhjet mes njëri-tjetrit të cilat bëjnë që faqet e librit të fluturojnë njëra pas tjetrës. Ky roman të lë gojëhapur për fuqinë shprehëse dhe bukurinë e përshkrimit. Pa dyshim ai është një roman që mban edhe peshën e përshkrimit të ngjarjeve historike të vendit, përmes të njëjtit talent letrar që e bënë Isabel Allenden një shkrimtare të famshme.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Rënia nuk është as novelë, as roman, as pjesë teatrale, e megjithatë, është të gjitha këto, qëndron, ndoshta, si kryevepra e shkrimtarit. I frymëzuar nga një klimë moskuptimi dhe akuzash ndaj autorit, ky libër merr trajtën e një monologu dramatik. Mirëpo, jashtë ironisë dhe sarkazmave të Zhan Baptist Klemansit, këtij "profeti bosh për kohët mediokre", "ky njeri i kohës sonë" me "lirizëm qiellor", që ushtron funksionet e çuditshme të "gjykatësit pendestar" dhe që, nëpërmjet pohimit të fajësisë së tij, kërkon ta fusë bashkëbiseduesin e tij memec nis rrëfimin e vet, Kamyja shpreh edhe njëherë nostalgjinë e tij për pafajësinë dhe për bashkimin midis qenieve njerëzore në një botë ku secili ëndërron për pushtet dhe ku "dialogu" është zëvendësuar me "komunikatën". Tregimi i Klemansit është shprehje e ndërgjegjies sonë të turbulluar. Duke folur për ne, ai na detyron të pranojmë se "të jesh i lumtur, do të thotë të jesh fajtor". Ky është, ndoshta, një nga kuptimet më të thella të romanit "Rënia", vepër dyshimi, vënie në formë e një trazimi të brendshëm dhe e një keqardhjeje, ndërgjegjieje të mprehtë, e pastërtisë së pamundur. Kamyja thoshte se ferri është brenda vetes, është rënie e pafundme në purgatorin e njerëzve.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një roman me karakter të thellë psikologjik. Në këtë roman nuk kanë aq rëndësi veprimet e personazheve, sesa gjendjet e tyre. Veprimi, ngjarja, ndodhia, domethënë subjekti zhvendoset brenda botës së personazhit. Thelbi i Ema Bovarisë është ëndërrimi i vazhdueshëm, jeta me iluzione dhe zhgënjimi prej tyre. Prej këtij personazhi ka marrë dhe emrin dukuria e ëndërrimit dhe zhgënjimit në jetë (bovarizëm). Për Floberin Ema është viktimë e librushkave romantike pa vlerë dhe e mjedisit meskin shoqëror, por edhe mishërimi i falsitetit, i egoizmit dhe e një trilli sentimental, kështu që ai e simpatizon (më mirë, e mëshiron) dhe e kritikon njëherësh.
Çmimi: 990 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania