titleToAlt
“Ky libërth i autorit Perlat Çaushi nxit fuqimisht që organizma si Akademia e Shkencave, apo ndoshta edhe një kolegjium i gjerë historianësh, të marrin nje inisiativë dhe t'ia heqin publikisht nofkën e poliagjentit një personazhi historik si Mehmet Shehu. Shqetësimi im nuk është për Mehmet Shehun. Eshtë për nivelin e mjeruar të shoqërisë shqiptare, e mallkuar të jetë e përçarë!” -Pëllumb Kulla
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Thuhet se "pyetja nxjerr pyetjen",e kështu intervista ia del të shndërrohet në një bisedë normale si ndodh zakonisht midis dy të njohurish apo miqsh të vjetër. Mjeshtëria për të vjelë sa më shumë informacion nga personazhi që ke përballë meriton vlerësim maksimal, pasi ky është edhe qëllimi përfundimtar i një interviste. Secili prej nesh ruan kujtimet e veta me shumë fanatizëm brenda nje "kasaforte", çelësin e së cilës e mbajmë po me aq fanatizëm. Këtë vështirësi të gjetjes së këtij çelësi magjik do të thosha gazetarja, gruaja, qytetarja e intelektualja Eni, ia ka dalë mrekullisht me sukses.” Prof. Dr. Nevila Nika “Përballja me të shkuarën komuniste është një ndër sfidat e rëndësishme të shoqërisë shqiptare. Kanë kaluar 28 vjet prej kohës kur u rrëzua komunizmi në Shqipëri, por ende nuk kemi një proces të përballjes me të shkuarën, ende nuk ka një proces të mirëfilltë të dekomunistizimit të shoqërisë sonë. Duket sikur ka një tendencë për t'i fshehur krimet e komunizmit, së paku duke heshtur për çfarë ka ndodhur në 45 vjet diktaturë. Ka pasur përpjekje në media për të zbardhur pjesë të rëndësishme të asaj periudhe të errët, por është bërë ende shumë pak deri tani.” Eni Vasili
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga parathënia e Artur Zheji Në këtë shënim hyrës për librin me titull miklues a ironi therëse 'Ndikuesit", ku Budini studion rolet e gazetarëve nëpërmjet intervistave me ta, u jam përgjigjur pyetjeve të shtruara prej saj, që edhe pse në qendër kanë gazetarët, prekin raportet me politikanët dhe lojën e tyre të pushtetit. Me të drejtë, Budini kërkon të përkufizojë rolet e tyre (ose gjoja rolet e tyre, që shpesh ngjajnë si një alibi e përsosur e demokracisë që nuk kemi...) dhe zhvillimet ndërmjet mediave dhe politikës, pasi edhe sot, shumë dukuri kanë kundërthënie kategorike. Si studiuese, ajo shtron pyetje të udhëhequra nga preokupime etike si: Kush i përkufizon ngjarjet në Shqipëri? Çfarë rolesh mbeten pa luajtur mediat përballë politikës? Kush është i interesuar për rënien e besueshmërisë së mediave dhe demonizimin e tyre publik?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Për vete... rrëfimet që mund t’i shkruante çdo vajzë single në qytet” është një përmbledhje tregimesh dhe skicash urbane, histori reale dhe fiction, që prek shumë tema të thjeshta por edhe tabu, shkruar me shumë nota humori dhe autoironie. E rëndësishme është të vijë dita e ta kuptosh që gjithçka e ke berë për vete. Nuk ke pse ankohesh hiç fare. Sepse dashuria për veten nuk është pako gjë. Kërkundrazi, vetëm pasi e kupton se ke rënë në dashuri me veten, do mund të duash dhe të tjerët. Dhe të të duan. "Çfarë universi njerëzor, femëror, në një libër jo voluminoz! Çfarë bote e vështirë, e hidhur herë herë, por edhe e bukur, ngjethëse, e magjishme, herë të tjera. Sikur të doja të bëja avokatin e djallit në një dialog me personazhet e këtij libri, do t'u thosha atyre se ato kanë një as nën mëngë, që është shumë i ëndërruar nga mijëra gra të martuara të palumtura në martesën e tyre e që është liria. Po ndoshta edhe tek ato që janë të lumtura. Sepse, pikërisht e tillë është bota, tepër e ndërlikuar dhe Iva këtë e jep në çdo resht të shkrimeve të saj. Ajo e shtron për herë të parë këtë problem haptazi dhe pa komplekse, ashtu si nuk është trajtuar asnjëherë në publicistikën tonë, madje as në ato studime që hulumtojnë në këtë fushë". - Diana Çuli
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Ato ishin tri plaka që më shënjuan fëmijërinë. Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës,te një fëmijë; rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Sot mendoj se kishin nevojë t'ia thoshin dikujt. Ishte një lloj borxhi që e mora përsipër, pa e ditur, me besimin se një ditë do ua tregoja sa më shumë njerëzve. Dhe po e bëj me këtë libër. Kjo histori është kaq magjepsëse, kaq ndryshe, por edhe kaq e njohur njëherazi
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi. Një libër që duhet lexuar nga kushdo.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Tregimet e këtij libri, sikurse është një tendencë e viteve të fundit në prozën tone, nuk kanë koordinata të qarta në hapësirë dhe në kohë; ato ruajnë një distance që nuk di si t'ia vë emrin me realizimin. Dhe kjo mund të vihet re deri te një lloj sfumimi i personazheve të gjalla dhe nxjerrjes në pah të personazheve-ide apo që ilustrojnë ide të caktuara. Loer Kume e mbush bollëkun që krijon objektivisht kjo iloj proze e predikateve me kulturën që zotëron dhe me stilin e të shkruarit Njëherë e një kohë shkrimtarët niseshin si të tiiië dhe shkonin drejt përsosjes së stilit. Vetë Tolstoi shkruante në ditarin e tij: "Duke shkruar përsoset stili'! Në kohën tonë dallojmë të kundërtën: autorët startojnë me një stil mjaft të përpunuar drejt shkrimtarit. Në këtë udhëtim, shkrimtarit Loer Kume i vjen në ndihmë dvojniku apo dyzimi i tij në formën e një gjykatësi të rreptë, që shfaqet dhe tërheq natën nga dorëshkrimet e tij poshtë shtratit apo mbi tryezë tekstin që duhet hequr. Ndërhyrjen e dytsit të tij të brendshëm në procesin e seleksionimit krijues, autori e ka përshkruar në tregimin "LeNonEncore", shkruar me mjeshtëri të lartë. Tregim i një vetëdijeje që premton ta çojë përpara Loerin. PreçZogaj
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Po gjate ketyre pesedhjete viteve Leka ka shkruar dhjetera drama, radiodrama, i ka vene ne skene, i ka regjistruar ne radio,Tradicionale. Po kete radhe ka bere dicka te jashtezakonshme. Ne stilin qe e kishte brenda vetes po e kishte harruar rruges. Libri qe une e lexova ne printshkrim me befasoi. Eshte nje liber me nje fantazi te cmendur qe shkon deri ne absurd. Ironi dhe sarkazem ka nga kreu e deri ne fund. Eshte nje liber i vecante nga ana stilistike, ndryshe çfare jemi mesuar te lexojme. Kur e lexon te yjen te qeshesh me budallalleqet e Luftetarit, po nganjehere edhe te dhimbset, gjynah i shkreti si eshte katandise ...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një pjesë e mirë e vëzhgimeve e konkluzioneve që figurojnë në këtë libër, janë të ngjashme me ato për popuj a njerëz të tjerë. Ka pasur miq të mi që kur kanë lexuar pjesë të këtij libri kanë thënë se disa nga këto tipare i kanë edhe popuj të tjerë të botes. Pa dyshim ... gjithsesi unë mendoj se i njoh mirë shqiptarët... u bë një jetë e tërë me ta e mes tyre. Si njeri, mësues, psikolog, pofito... etj. Dhe këtu është fjala për specifikat, detajet, ato që i dallojnë nga të tjerë ... se dhe aty fshihet-pjesa e"djallit"e shqiptar, do të thosha gjysmë me shaka. Gjithsesi nëse diçka vlen edhe për të tjerë: "Wellcome aboard"(Mirë se vini në bord!), siç thonë anglezët...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri "STANDARDET MJEDISORE - Shqiperia perballë Bashkimit Europian" paraqet të parin kontribut shumë serioz dhe të strukturuar në ketë fushë. Ky botim na paraqet një vleresim të plotë të faktoreve dhe proceseve mjedisore monitoruese të Shqiperisë në raport me permbushjen e detyrimeve dhe standardeve të kerkuara nga Agjencia Europiane e Mjedisit (AEM). Libri na shfaq paperputhshmeritë që ekzistojnë në nivel kombetar të të gjitha hallkave të zinxhirit raportues të vendit kundrejt AEM-së. Duket një ndermarrje e vecantë dhe e veshtirë per të paraqitur standardet, metodat e monitorimit, normat dhe parametrat që kryen Agjenda Europiane e Mjedisit (AEM) dhe ballafaquar me standardet, metodat e monitorimit, normat dhe parametrat që kryen Shqiperia. Ky studim ia ka arritur kesaj. Studimi eshte i pari në llojin e tij dhe eshte kontribut shumë i rendesishem në fushen e monitorimeve dhe raportimeve mjedisore në Shqiperi, qoftë nga ana akademike, por edhe paraqet vlerë të vecantë praktike gjatë proceseve integruese të vendit në BE.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër janë pasqyruar disa refleksione mbi pikëpamjet kryesore të disa prej themeluesve, lëvruesve dhe protagonistëve bashkëkohorë të sociologjisë. Të paraprira nga një përshkrim i shkurtër i objektit të sociologjisë, si edhe i teorive sociologjike bashkëkohore. Këta autorë, të cilët ne i quajmë me të drejtë klasikë të sociologjisë, ndoshta mund të mos përbëjnë detyrimisht përfaqësuesit kryesorë të mendimit sociologjik. As pikëpamjet mbi të cilat janë ndërtuar refleksionet tona, mund të mos jenë me përpikmëri pikëpamjet e tyre më përfaqësuese. Kriteri mbi të cilin ramë dakord para se të fillonim të shkruanim këtë libër, ishte përzgjedhja e teorive apo ideve të disa prej përfaqësuesve të mendimit sociologjik, të cilat mund të kenë një tingëllim sadopak aktual. Një pjesë e autorëve të përzgjedhur, sidomos ata bashkëkohorë, vijnë me kontributet e tyre nga shkenca simotra të sociologjisë, kryesisht nga shkencat politike. Kemi vendosur t'i përfshijmë në këtë botim, duke u nisur nga fakti se vepra e tyre i ka kapërcyer kufijtë e shkencës së tyre dhe analizat të cilave u referohemi kanë jo vetëm një tingëllim aktual, por edhe sociologjik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër vjen pasi autori ka shumë kohë që kontribuon në vijimësi në media të ndryshme shqiptare, megjithëse nuk u është shmangur fare, madje i ka tejkaluar gjithmonë detyrimet e tij akademike dhe administrative, brenda dhe jashtë atdheut. Vepra e tij jo shumë voluminoze, por madhore nga pikëpamja e sfidës akademike dhe politike të përballuar, si dhe nga volumi i punës dokumentare dhe i seriozitetit shkencor me synim shterues, "Njeriu i ri shqiptar" Onufri 2012, botuar paraprakisht italisht në 2011 nga Bonnano Editore, i ka dhënë atij një vend pionier në studimet antropologjike të mirëbazuara në këtë fushë. Me një kundërvënie të shkathët dhe të mirinformuar idesh bashkëkohore kritikon në mjaft raste me sukses idetë dhe madje arrin edhe të çarmatosë pushtetin djallëzor shumëvjeçar shpirtëror të propagandës voluminoze enveriste në mjedisin intelektual të shkencave sociale shqiptarë. Një analizë të guximshme dhe të mirinformuar i kushton autori frymës antitribale dhe modernizuese që sjell artisti Edi Rama në politikën shqiptarë. Vlera më e madhe e kësaj ndërhyrjeje qëndron dhe në faktin se autori e njeh mirë natyrën e mjediseve tribalë për shkak të studimeve antropologjike. Dhe kjo duke sfiduar me kurajë civile e me qartësi racionale kontestimet, që në disa raste tingëllojnë të bazuara. Edhe analiza e lidhjeve me të ardhmen dhe me gjendjen e popullit për partitë politike aktuale ka vlera që shkojnë përtej reagimit të kontekstit konkret dhe duhen pasur parasysh edhe përzhvillimet politike më afatgjata.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ndoshta ka ardhur koha të rishikohet vetë sistemi financiar. Ide shumë revolucionare janë duke u debatuar, përfshi eliminimin e sistemit të tanishëm të fractional banking dhe një rikthim te bankingu i hershëm i ndërmjetësimit financiar në ekonomi jo më të depozitave, por i fitimeve të bankave dhe mjeteve financiare shtesë që emëtojnë qeveritë. ide të tilla ngjasojnë shumë të pamundura në gjendjen e sotme të tregjeve financiare globalë, por ajo që qëndron është se shqetësimi mbi stabilitetin e sistemit financiar është kaq serioz, sa nuk ngurrohet të konsiderohen edhe ide të tilla kaq revolucionare. Ky studim është përpjekur të ndalet në disa aspekte të rëndësishme që lidhen me këtë shqetësim global, duke vendosur edhe kontekstin e përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për adoptimin e parimeve dhe standardeve më të mira për një mbikëqyrje të kujdesshme të sistemit tonë financiar. Nga Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“... Kur ndërmora të lëxoj dorëshkrimin Mbresa parisiane, u befasova. Ishte dhuratë e vyer për mua. Nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro-artistike të dy shekujve, atëherë merrni në duar Mbresa parisiane. Është një histori dashurie, një ftesë një grishje, e cila përmes detajesh marramendëse, forcës, thellësisë e saktësisë së fjalës, përcjell disa nga faktet më të rëndësishme artistike, letrare e kulturore të kohës, copëza të artit e kulturës që gjallon e rreh në zemrën e këtij qyteti. Është një guidë kulturore e historike, një shëtitje e këndëshme, një gosti e bollshme të marra së bashku, servirur, me përkushtim e finesë, ashtu siç di vetëm Luan Rama. Ky libër i vyer e i denjë për çdo bibliotekë, i bashkëngjitet Përballë tablosë dhe Parisi letrar të këtij autori, duke formuar kështu një triologji të përkorë, në gjuhën tonë të bukur.”
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky botim i zotit Kalog është shumë i rëndësishë m, jashtëzakonisht i rëndësishëm. I gjithi është libër denoncimesh, raportesh tëfshehta, përgjimesh. Shkrimtarët që denoncuan kolegët duhet të tërhiqeshin. Hapja e dosjeve, nje proces i vonuar. Unë kam vite dhe jo vetëm unë, por edhe të tjerë që kerkojmë të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta. çdo diktaturë kur bie, në prag të rënies sidomos, ka një merak të madh, një hall të madh, të fshehë krimet. Ky është një obsesion, fiksim j saj, te fshehe krimet per te mos lene gjurme. Meqenese ky liber ka ne balllnen e tij emrln tlm duket sikur, unë që flas, I bëj një publlcitet... Keqkuptiml që mund të ndodhë është ky: Ky liber është për gjithë letërsinë shqjpe. Nuk jam vetëm unë atje. Por, kur vihet një emër, vetvetiu mëndja shkon sikur është ky kryesori. Pavarësisht se çfarë vendi zë unë në këtë, kjo ka qënë dramë e përbashkët e të gjithë shkrimtarëve shqiptarë që jetuan në komunizëm. Domethënë përgjimi, pabesia ndaj tyre, ishte një dramë e përbashket .Atje ka dhjetëra emra shkrimtarësh, do ti gjeni, plus që ka dokumente të tjera ende të pazbuluara, të pabotuara dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e tablosë të zymtë , të paperfytyrueshme për Europën e sotme, se si mund të ndodhë në shekullin e 20 një dramë e tille gjatë 40 viteve.
Çmimi: 1500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania