titleToAlt
Mjeshtrat e vjetër është një rrëfim djallëzisht argëtues për miqësinë mes dy njerëzve në moshë madhore. Për gati tridhjetë vite, Regeri, kritik muzike, është ulur në të njëjtin stol përballë një vepre Tintorettos në muzeumin vjenez të artit, ndërsa mendonte si t'i kundërvihej shoqërisë bashkëkohore, miqëve të tij, artistëve, motit, deri edhe banjave publike. Miku i tij i afërt Aztbacher është ftuar në takim dhe nëpërmjet syve të tij, ne mësojmë edhe më shumë për Regerin - vdekjen tragjike të së shoqes, mendimet e tij vetëvrasëse dhe për rrjedhojë arsyen e vërtetë të takimit. Njëherësh pesimist dhe kaq i gjallë, i hidhur dhe argëtues, Mjeshtrat e vjetër është një portret satirik mjaft i pasur, për kulturën, gjeniun, nacionalizmin, shtresat klasore, vlerën e artit dhe aspiratat njerëzore. "Thomas Bernhard do të mbetet si gjeniu austriak i pasluftës së Dytë Botërore" -The Washington Times
Çmimi: 900 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania