Pjesë nga libri:
“Ç'do bësh, nuk e di a e pyeta kështu, me fjalë a shenja. Ai tha se paradite kishte qenë në Komitetin Qendror, te Foto Çami. Pse te Fotua, e pyeta unë, kulturën dhe letërsinë sikur i mbulon Ramizi. Ia kanë kaluar Fotos, tha ai, por mua m'u duk se kish zgjedhur vetë të mos shkonte te Ramizi.”
“Nuk e di se në ç'zyrë e në ç'titullar është ankuar Dritëro Agolli, as ç'i ka thënë, po merret lehtë me mend jo vetëm prej meje, po dhe të rjerëve që dinë jetën time: atë që ka kritikuar Enver Hoxha vetë, që e hoqëm nga "Drita" dhe ju e merrni në "Zëri i popullit" e të tjera.”
Çmimi:
600 Lekë