titleToAlt
Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashem dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme, Por ka edhe një të fshehtë të errët që mund ti shkatërrojë ëndrrat, karrierën madje dhe jetën. Një natë e fshehta i përplaset në fytyrë. Njerëzit që e takojnë Kajlin kanë një vidjo kompromentuese dhe do ta përdorin për ta shkatërruar- po të mos bëjë saktësisht çfarë i thonë ata. Ajo çka i propozojnë Kajlit është një gjë për të cilën një jurist i ri ambicioz do të bënte të pa mundurën: një punë në Manhatan si bashkëpunëtor në firmën juridike më të madhe të botës. Nëse Kajli pranon, shumë shpejt do të bëhet partner i firmë dhe do të fitojë pasuri. Por ka një kleçkë. Kajli nuk do të punojë për firmën poe kundër saj në një konflikt ndërmet dy kontaktuesve të fuqishëm të mbrojtjes, që vlen miliarda. Tani Kajli gjendet i kapur midis forcave kriminale që e manipulojnë atë, Fbi dhe firmës së tij- në një komplot të keq , nga i cili edhe Kajli me gjithë zgjuarsinë, shkathtësinë e trimërinë e tij, mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë i gjallë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
ROBERT LANGDON, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qëne i pranishëm në një njoftim madhor- paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyren e shkencës". Prezantuesi i mbrëmjes është Edmond Kirsh, një miliarder dhe futurist dyzetvjeçar, të cilin, zbulimet mahnitese në teknologjinë e lartë dhe parashikimet e guximshme e kanë bërë një figurë të famshme globale. Kirsh, që kishte qënë një nga studentët e parë të Langdonit në Harvard para dy dhjetevjeçarësh po bëhet gati të shpallë një zbulim të madh të habitshëm një zbulim që do t'u jape përgjigje dy prej pyetjeve fundamental të ekzistencës njerëzore. Sa fillon veprimtaria, Langdoni dhe disa qindra të ftuar të tjerë mbeten të magjepsur nga një prezantim krejtësisht origjinal që Langdoni e kupton se do të jetë shumë më i debatueshëm nga sa e kishte përfytyruar më parë. Por mbrëmja e organizuar përsosurisht papritmas shndërrohet në kaos, dhe zbulimi i çmuar i Kirshit rrezikon të humbasë përgjithmonë. I trullosur dhe i ndodhur përballë një kërcënimi të pashmangshëm, Langdoni detyrohet të bëjë një orvatje të dëshpëruar për t'u larguar nga Bilbao. Me të është Ambra Vidal, drejtoresha elegante e muzeut, që kishte punuar me Kirshin për të organizuar veprimtarinë provokuese. Së bashku ikin me ngut në Barcelonë në një kërkim të rrezikshëm për të gjetur vendndodhjen e fjalëkalimit kriptik, që do ta zbulojë sekretin e Kirshit. Duke lëvizur në korridoret e historisë së fshehtë dhe të fesë ekstreme, Langdoni dhe Vidali duhet t'i shmangen një armiku të pamëshirshëm, fuqia e gjithëdijshme e të cilit duket se buron nga vetë Pallati Mbretëror i Spanjes... dhe i cili nuk do të ndalet para asgjëje për t'ia mbyllur gojën Edmond Kirshit. Duke ndjekur një gjurmë të ndriçuar nga arti modern dhe simbolet enigmatike, Langdoni dhe Vidali zbulojnë të dhëna që më në fund i çojnë ballë për ballë me zbulimin tronditës të Kirshit... dhe të vërtetën befasuese që nuk e kemi rrokur prej kohësh. "Origjina" është jashtëzakonisht krijues - romani me i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Shtyllat e Tokës rrëfen historinë e Filipit , kryemurg i Kingsbrixhit, një murg i devotshëm dhe i shkathët, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota ; historine e Tomit , muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet ; atë të Ledi Alienës së bukur e të pakuptueshme , që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë… dhe historinë e luftës ndaj të mires dhe të keqes , që do ta kthejë kishën kundër shtetit dhe vëllanë kundër vëllait. Një rrëfenjë epike , magjepsëse e ambicies , e anarkisë dhe e pushtetit absolut , e vendosur në sfondin e gjerë mesjetar të Anglisë së shekullit te dymbëdhjetë , kjo është kryevepra historike e Ken Follett-it. Me këtë libër , Follet-i rrezikon gjithçka dhe del një fitues i padiskutueshëm...Një roman historik që të mbërthen gjatë leximit , me atmosferë autentike dhe tipizime të paharrueshme .Duke filluar me një mister që hedh hijen e vetë , rrëfenja është një valëzim i tensionit , pasigurisë ,veprimit me ritëm të pametë ,intrigës, dhunës ,lakmisë , trimërisë, përkushtimit, hakmarrjes e dashurisë.Nje roman që të zbavit, të meson dhe të kënaq në një shkallë të madhe . - Publishers Weekly
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Akre, viti 1291 pas Krishtit... Ndërsa qyteti digjet dhe sulmet e furishme të njerëzve të sulltanit mbi të nuk kanë të reshtur, anija  Falcon Temple nis lundrimin duke mbartur një grup të vogël kalorësish dhe një arkë të mistershme, që u është besuar atyre nga Mjeshtri i Madh i Urdhrit. Anija zhduket pa asnjë gjurmë.Qyteti i Nju-Jorkut, në ditët e sotme... Katër njerëz të veshur si kalorës tempullarë sulmojnë Muzeun Metropolitan në ditën e hapjes së një ekspozite të Vatikanit dhe vjedhin një kodues mesjetar të mistershëm. Agjenti i FBI-së Sin Reilli dhe arkeologia Tes Çejkin përfshihen në një lojë vdekjeprurëse si macja me miun me disa vrasës të pamëshirshëm, teksa rendin në tri kontinente në kërkim të vendprehjes përfundimtare të anijes  Falcon Temple dhe të së vërtetës shqetësuese për ngarkesën e saj.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Më 1926, pasi kishte botuar mesatarisht nga një libër në vit, Agatha Christie shkroi atë që edhe sot vlerësohet si kryevepra e saj "Vrasja e Roxher Akroidit". Ndërkaq ky ishte libri i parë i Agatha Christie-it që u dramatizua, me titullin "Alibia", dhe u shfaq me sukses në West End.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme. Zbulimi i skeleteve të tyre, bashkë me kufomën e një viktime të re, e trondit thellësisht qytetin. Detektivi vendor, Patrik Hedstrom, që pret një fëmijë nga shoqja e tij Erika, vetëm mund ta marrë me mend se çfarë do të thotë të humbasësh një fëmijë. Kur zhduket një vajzë e dytë, vëmendja e Hedstromit përqendrohet te Hultët, një klan me keqbërës, fanatikë fetarë dhe kriminelë në armiqësi me njëri-tjetrin. Lista e të dyshuarve është e gjatë, por koha është e shkurtër - cili nga sekretet e errëta të kësaj familjeje do të sigurojë të dhënën jetike?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Projekti i Gruas do ta zgjidhë këtë problem. Ai ka hartuar një pyetësor prej gjashtëmbëdhjetë faqesh për ta ndihmuar që të gjejë partneren e përkryer. Në mënyrë kategorike, ajo nuk duhet të jetë banakiere, duhanpirëse, alkoliste apo njëra nga ato që vjen me vonesë në takime. ROZI XHARMANI i ka të gjitha këto gjëra. Ajo është gjithashtu e shkathët, e zgjuar dhe e bukur. Dhe po bën një kërkim për të gjetur babanë e saj biologjik – një kërkim për të cilin Doni, profesor gjenetike, mund të jetë në gjendje ta ndihmojë. Projekti i Gruas i mëson Donit disa gjëra të paparashikuara. Pse gjatësia e llapës së veshit është një tregues i pamjaftueshëm i joshjes seksuale? Pse akullorja shijon ndryshe në Nju-Jork? Pse ai nuk ka shkuar asnjëherë në një takim të dytë dashuror? Dhe pse, me gjithë përpjekjet më të mira shkencore, ti nuk e gjen dot dashurinë: dashuria të gjen ty. “Megjithëse mund të na bëjë shumë për të qeshur, romani Dashuria është një defekt i mrekullueshëm është një reflektim serioz mbi nevojën që kemi për shoqëri dhe identitet. Don Tillmani është një tregimtar sa i ngathët e harraq, aq dhe i dashur e magjepsës.” JOHN BOYNE “Bota do të dashurohet me Donin dhe Rozin dhe mua nuk më pritet deri sa kjo të ndodhë.” JILL MANSELL “Nuk ka asnjë dyshim se heroi i pangjashëm Don Tillman do ta pushtojë botën, në mos me sulm, sigurisht me argument racional... Tejet zbavitës, prekës dhe kaq i mprehtë e nxitës sa të duket sikur dëshiron të hidhesh në botën e romanit dhe të bashkohesh me të.” Australian Woman Weekly
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në fund të një aventure që kalon çaste tensioni të papërballueshëm, Dan Brown-i na zbulon se si në botën tonë, distanca mes së mirës dhe së keqes është kaq e ngushtë në një mënyrë me të vërtet angështuese, se si katastrofa dhe shpëtimi mund të jenë thjesht çështje këndvështrimesh dhe se si nga një lagunë me qiell të mbuluar, mund të dilet jashtë e të rishikohen yjet. Dan Brown është autori i Kodit të Da Vinçit, një nga romanet më të lexuara të të gjitha kohërave dhe i bestsellerave ndërkombëtarë “Simboli i humbur”, “Ëngjëj dhe Djaj”, “Mashtrimi i madh” dhe “Diabolus”.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Në një rrëfenjë të hulumtuar mirë e të personalizuar, Funder… ka për qëllim të eksplorojë e të shpjegojë Gjermaninë Lindore ashtu siç është tani. Me syrin e shpejtë të një të huaji kureshtar, ajo ia del mbanë të shkëputë përshtypje vetjake të një portretizimi herë tronditës, herë të çuditshëm dhe shpesh zbavitës të një vendi që, me gjithë arritjet e pamohueshme nga viti 1989, ende vazhdon të jetë një botë paralele brenda Gjermanisë së bashkuar.” Financial Times “Funder ka mbledhur histori jete mbresëlënëse të viktimave dhe të autorëve të krimit në një vend të ndarë. Historitë e tyre i tregon bukur.” Indipendent “Ilustron shkëlqyeshëm që Gjermania Lindore e Luftës së Ftohtë ishte një vend i çuditshëm, i tmerrshëm e tejet mizor. Sikurse për tmerrin, Funder shkruan në mënyrë mbresëlënëse edhe për absurditetet e Stasi-t.” Evening Standard “Stasiland është rrëfim i shkëlqyer i një hulumtimi pasionant për një histori brutale që është në procesin e humbjes, të harrimit dhe të shkatërrimit. Është kryevepër e analizës investigative, i shkruar pothuajse si roman, me një përzierje të përkryer të dhembshurisë dhe ftohtësisë. Në hyrjen mahnitëse të librit, ajo përshkruan veten që endet me dhimbje koke nëpër Berlin dhe përplaset pas sendeve në rrugë: ‘Nesër në lëkurë do të më shfaqen blana, si fotografi nga një negativ.’ Është një përshkrim i përkryer i efektit të habitshëm që Stasiland ka mbi lexuesin: një kuptim me lëvizje të ngadalësuar i dekadave të dhimbjes e mizorisë njerëzore.” Elena Lappin, Sunday Times “Në ‘Stasiland’, Funder përpiqet me zell të kuptojë një regjim si ai i Republikës Demokratike Gjermane nëpërmjet historive të burrave e grave të zakonshme. …rezultati është një akt i frikshëm jetëdhënës për një popull – 17 milionë njerëz – të cilëve deri tani u ka munguar jo vetëm një zë, por edhe një audiencë.” Nicholas Shakespeare, Daily Telegraph “Stasiland na çon në një udhëtim të zymtë në një vend ku raporti ndërmjet vëzhguesve dhe të vëzhguarve ishte edhe më i lartë se ai i sovjetëve nën komunizëm.” The Times “E joshur dhe e sprapsur nga bota mitike e humbur e Berlinit të Luftës së Ftohtë, Anna Funder e rindërton atë duke vizituar dhomat e torturave dhe duke takuar qytetarët e tij. Një histori që të mbërthen, për një qytet që kërkon identitetin e tij nën peshën e papritur të lirisë.” Scotland on Sunday
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Si vetë qyteti i Nju Orleansit, Klara Laurenti është një bukuroshe magjepsëse, e rrethuar me mistere e të fshehta. Ajo është përpjekur shumë për ta shndërruar biznesin e saj "Mëndafshi francez" që prodhon të brendshme grash në një sukses të përbotshëm. Por një ditë, një ungjilltar televiziv gjendet i vrarë me tre plumba dhe Klara dyshohet si vrasëse. Ndihmës prokurori i qarkut Robert Kesidi e kupton se ajo e gënjen vazhdimisht gjatë hetimeve të tij për vrasjen, megjithëse joshet gjithnjë e më shumë nga bota dhe shpirti i saj. Por, as dashuria e Kesidit dhe as mëtimet e saj për pafajësi nuk mund ta shpëtojnë Klarën derisa ajo zbulon një të vërtetë tronditëse të cilën ishte betuar ta merrte me vete në varr. Konfliktet ndizen dhe tensioni rritet gjithnjë e më shumë... 600 faqe me vrasje, intrigë e histori dashurie që lexohen me një frymë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme, të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown-i ka krijuar deri më sot. I vendosur brenda dhomave të fshehta, tuneleve dhe tempujve të Uashingtonit, D.C. "Simboli i humbur" zhvillohet me shpejtësi në një mjedis befasues dhe shkon drejt një përfundimi të papërfytyrueshëm. Rrëfimi nis me simbologun e njohur të Harvardit, Robert Langdonin, i cili merr një ftesë të papritur për të dhënë një leksion në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por, pak minuta pas mbërritjes së tij, nata merr një kthesë të çuditshme. Një objekt shqetësues - i koduar mjeshtërisht me pesë simbole - zbulohet në ndërtesën e Kapitolit. Langdoni e njeh objektin si një ftesë antike, që synon ta çojë marrësin e saj në një botë të urtësisë ezoterike, të humbur kohë më parë. Kur mentori i dashur i Langdonit, Piter Solomoni, një mason e filantrop i mirënjohur, rrëmbehet brutalisht, Langdoni e kupton se e vetmja shpresë për ta shpëtuar atë është ta pranojë ftesën mistike dhe të shkojë kudo që ta shpjerë ajo. Në çast, Langdoni gjendet i zhytur në një botë të fshehtë të sekreteve masone, të historisë së panjohur e të vendeve të papara ndonjëherë dhe të gjitha ato duket se e tërheqin drejt një të vërtete të vetme, të pabesueshme.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njoftim paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë. E ndarë kohëve të fundit nga i shoqi, Ilani, ajo e bind ish-mikun e tyre më të mirë dhe të dashurin e saj të dikurshëm, Avramin, që ta shoqërojë. Dikur me një shpirt të shkëlqyer artisti, tani i tërhequr nga bota dhe i mbyllur në vetvete, Avrami kishte shërbyer bashkë me llanin në ushtri, deri sa fati i ndau dhe Avrami përfundoi në Egjipt gjatë Luftës së Kipurit, ku u torturua brutalisht si rob lufte. Gjatë udhëtimit përmes bukurisë së zymtë të Galilesë, historia që Ora i tregon Avramit e mban të gjallë Oferin, ndërsa vetë Avramin e hap ndaj lidhjeve njerëzore të papritura në botën e tij të shkatërruar. Kurrë nuk e kemi parë kaq qartë ose në mënyrë kaq therëse realitetin dhe surealitetin e jetës së përditshme në Izrael, rrymat e ambivalencës për luftën brenda një familjeje, barrën që bie vazhdimisht mbi çdo brez. Imagjinata e pasur e Grossman-it për një familje në dashuri e krizë e bën këtë libër një nga romanet më të mëdha të kohës sonë kundër luftës.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Në librin "Mashtrimi i madh" autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse. "Mashtrimi i madh" është një roman mbi të gjitha emocionues.
Çmimi: 1200 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania