titleToAlt
Shkëputur nga parathënia: Fakti që kombi ynë njihet më pak se një popull fisesh në mes të Afrikës ose të Pacifikut, megjithëqë ndodhet mu në skaj të Evropës, duhet të na bëjë të mendohemi dhe të shqetësohemi. Natyrisht arsyet që e kanë shkaktuar kët gjendje janë të shumta dhe nuk mvareshin prej nesh. Pikësëpari, fqinjët tonë nuk kanë lënë mjet pa përdorur për të na diskredituar në syt e botës dhe duhet të konstatojmë me hidhërim se propaganda e tyre gënjeshtare ka patur efektin e saj. Pastaj dhe shumë libra që janë shkrujtur mbi Shqipërinë, qoftë edhe nga shkrimtarë me qëllime të mira, kanë qenë ose të përciptë ose janë marrë vetëm me një aspekt të jetës sonë shoqnore dhe kombëtare. Ata kanë ndihmuar që përjashta të formohet mendimi se Shqipëria e tërë është banuar nga fise që nuk njohin tjetër veçse hakmarrje dhe grabitje. Gjenerata e shkrimtarëvet seriozë mbi vendin tonë si Miss Durham, zoti Swire, senatori Goddard, nuk ka patur imitatorë në brezin e ri, përveç që edhe rrethanat e sotme nuk lejojnë me studime të shëndosha si të tyreve. Më në fund, librat si ato të Brigadier Davies, Julian Amery, që u shkruan mbas luftës merren me një fazë të kufizuar dhe shumë të turbullt të jetës sonë kombëtare. Literatura e huaj mbi Shqipërinë nuk mund të përtërihet më, meqë komunistët nuk lejojnë me studime të paanshme t’i hetojnë punët në vend dhe të shkruajnë mbas vëzhgimeve dhe ndërgjegjes së tyre. Kështu që paragjykimeve dhe koncepteve të gabuara të së kaluarës u shtohet tani edhe efekti i keq i vepravet stupide dhe kriminale të komunistëve. Kjo gjendje tragjike na ngarkon neve Shqiptarëve që jetojmë në tokë të lirë një barrë shumë të rëndë. Neve na takon të ndriçojmë opinionin e botës së lirë jo vetëm mbi vuajtjet e popullit ndën zgjedhën komuniste, por edhe t’i japim një pasqyrë të vërtetë të historisë sonë. Këtë nevojë e ndjeva që kur erdha në Londër më 1940. Meqenëse puna e përditshme më linte mjaft kohë të lirë, e përdora për të shkruar një histori të Shqipëris nga Kongresi i Berlinit gjer në invazionin e 1939-ës. Meqë Anglishten nuk e zotënoja mirë, m’u desh ta shkruaj Frëngjisht. Një koleg francez e përktheu për mua, por jo me shumë sukses. Teksti u soll në një formë pak a shumë të lexuarshme mbas disa korrigjimeve. Ia ofrova afro një duzine shtëpive botonjëse. Të gjitha ma kthyen duke thënë se nuk mund ta botonin për arsye se nuk ishin të sigurta nëse do të shiteshin mjaft ekzemplarë sa për të nxjerrë shpenximet.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Fragmente nga libri: “Ja Kamilë, sesi shkojnë buzë greminës gra të reja, mjafton nganjëherë një valle, një melodi pianoje, një shëtitje në fushë për të shkaktuar mjerime të tmerrshme. Atje shkojnë, ato që tërhiqen nga zëri i kotësisë mendjemadhe, i krenarisë, të gënjyera nga një buzëqeshje ose, nga marrëzia ose, nga çamarrokësia. Turpi, Pendimi dhe Mjerimi, janë tri furi, në duart e të cilave do të bien medoemos gratë që kapërcejnë kufinjtë...” “...Shpirtrat e butë që, duke mos ditur mënyrën si ta vrasin hidhërimin, vriten gjithmonë nga ai. Jeta është një punë, një zanat që duhet të lodhesh ta mësosh. Kur një njeri ka mësuar ç’është jeta, nga hidhërimet e shumta që ka hequr, atëherë pejzat e tij forcohen dhe fitojnë një farë zhdëvjellësie që, i lejon të qeverisë ndjesinë e tij; ai i bën nervat si susta çeliku që epen pa u thyer; nëqoftëse stomaku është në rregull, atëherë një njeri i pregatitur në këtë mënyrë mund të jetojë aq sa ç’jetojnë kedrat e Libanit që janë pemë të famshme.” “...Qëllimet e fshehta dhe mendimet që kanë në kokë dy kundërshtarë, merren me mend pothuaj gjithmonë nga njëri - tjetri. Midis dy armiqve, njeriu vë re nganjëherë po atë qartësi arsyetimi, po atë fuqi pikëpamje intelektuale, që vë re, edhe midis dy dashuruarve që lexojnë në shpirtin e njëri - tjetrit” “....keqardhja, ndjenjë e cila, për disa karaktere është si fyerja më mizore” “Çfarë pikture të lemerishme do të paraqisnin shpirtrat e atyre që janë pranë shtratit të vdekjes, sikur të qe e mundur që njeriu të pikturonte mendimet e tyre.” “....dhe gjithmonë pasuria, është nxitja e intrigave që pëpunohen, e planeve që formohen dhe e komploteve që kurdisen”. “Mjerimi, është mjeshtri ynë më i madh... të mëson vlerën e parasë, atë të burrave dhe atë të grave”
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania