titleToAlt
Një bestseller ndërkombëtar, libri “Lojërat e urisë” ka në qendër 16-vjeçaren Katnis, e cila jeton në Panem, një vend në Amerikën Veriore të periudhës post-apokaliptike. Kapitoli, metropoli i vendit, ushton një kontroll të rreptë në të gjitha zonat e tjera të vendit. “Lojërat e urisë” është një aktivitet i përvitshëm, ku një djalë dhe një vajzë të moshës 12-18 vjeç nga secili prej 12 rajoneve, zgjidhen nga një lotari për të konkurruar në një betejë deri në vdekje, e cila transmetohet në televizion. Libri në përgjithësi mori kritika të mira, por disa kritikë letrarë gjetën ngjashmëri mes tij dhe librit të një autori japonez. “Lojërat e urisë” është përkthyer në 26 gjuhë, ndërsa ekranizimi i tij vitin e kaluar pati sukses të jashtëzakonshëm financiar.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Vajza e zjarrit” është vazhdimi i romanit “Lojërat e urisë”. Kundër çdo parashikimi, Katnis i fitoi “Lojërat e urisë”. Ajo dhe Pita janë të dy gjallë. Katnis duhet të ndihet e lehtësuar, madje e lumtur. Tek e fundit, ajo u kthye në familjen e saj dhe tek shoku i saj i përjetshëm, Geil. Por përsëri asgjë nuk është ashtu siç ajo do të dëshironte: Geil është ftohur dhe i rri larg, Pita i ka kthyer shpinën dhe ka zëra për një komplot të mundshëm kundër Kapitolit, një rebelim që ajo vetë dhe Pita kanë ndihmuar për t’u krijuar. Katnis ka ndihmuar në krijimin e një situate që nuk është e sigurt nëse mund ta ndalojë dhe çfarë e shqetëson më shumë është se nuk është e sigurt edhe nëse duhet të përpiqet ta bëjë. Ndërsa afrohet koha për t’u kthyer në Kapitol, Katnis dhe Pita duhet të provojnë se janë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndryshe pasojat do të jenë të tmerrshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Emri im është Katnis! Pse nuk kam vdekur? Unë duhej të kisha vdekur”. Katnis, vajza e zjarrit, ka arritur të mbijetojë, edhe pse shtëpia e saj është shkatërruar. Geil është arratisur, familja e saj është e sigurt, Pita është kapur rob nga Kapitoli, Rajoni 13 në të vërtetë nuk ekziston. Tashmë ka drejtues të rinj. Revolucioni ka nisur! Katnis arriti të shpëtonte nga arena dhe, pa e ditur, ka qenë pjesë e revolucionit prej një kohe të gjatë. Rajoni 13 u shfaq si hije dhe kërkon të pushtojë Kapitolin. Me sa duket, të gjithë kanë pasur dorë në organizimin e planeve, përveç Katnis. Suksesi i rebelimit varet nga vullneti i Katnis për të pranuar përgjegjësitë dhe për të ndihmuar mijëra jetë të vendit të saj. Për ta bërë këtë, ajo duhet të bëhet “Panemi Grifsha”, pa menduar për kostot personale.
Çmimi: 1200 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania