titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Biografinë e librit të tij për Mari-Antuaneten, e cila u kurorëzua mbretereshë e Frances në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetes me nënën e saj. Cvajgu analizon pikërisht kiminë e shpirtit të kësaj gruaje, që nga kënaqësitë e saj intime e deri në vuajtjen e saj publike. Mari-Antuaneta kishte lindur si princeshë e Austrisë. Ajo u martua me mbretin Luigj XVI, si rrjedhojë e makinacioneve politike të familjeve monarke të asaj kohe. Mbreti Luigj XVI kishte një karakter të dobët dhe të pavendosur. Ai gjithashtu nuk mund të përmbushte detyrimet bashkëshortore, për shkak të paaftësisë së tij fiziologjike. Që të lehtesonte ankthin e saj të brendshëm, Mari-Antuaneta zgjodhi një jetesë ekstravagante dhe të trazuar, duke e kaluar kohen në lojërat e fatit dhe duke bërë shpenzime të bujshme e të pafundme, por më në fund gjithçka i doli kunder. Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit të jetës, Mari-Antuaneta ndryshoi sjelljen e saj të mëparshme ekstravagante dhe të padurueshme, duke u bere këmbengulëse e guximtare dhe me një përpjekje të admirueshme për të mbrojtur dinjitetin e saj, e përqafoi vdekjen me qetësi të plotë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani “Dehje nga metamorfoza” që u botua për herë të parë shumë vjet pas vdekjes së autorit, cilësohet nga shtypi i huaj si “një kryevepër këngë mjellme e Stefan Cvajgut romancier” Në bazë të këtij romani është realizuar në Francë filmi i madh i Molinaros.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Korrespondenca e publikuar këtu do të vlerësohet nga disa lexues si një kontribut për letërsinë moderne, si një dokument i kohës, nga të tjerët ndoshta si një roman në formë letrash, historia e një miqësie dashurore shpirtërisht e përshpejtuar dhe e një martese, kjo veçanërisht sepse letrat impulsive të gruas qëndrojnë para së gjithash në plan të parë. Ato hyjnë brenda të fshehtave, kur udhëtimet e përbashkëta dhe bashkëjetesa pak e ndërprerë nuk jepnin asnjë shkas për të shkruar. Letrat lejojnë përfundime, si të llojit personal ashtu edhe të atij teknik të veprës, të cilat edhe në kuptimin e përgjithshëm mund të jenë shumë të vlefshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Krijimtaria e Stefan Cvajgut është shumë e larmishme, sepse edhe interesat e tij kulturorë ishin të jashtëzakonshëm. Ai përktheu mjaft duke u dhënë lexuesve të gjuhës gjermane poetë e prozatorë të njohur. Studioi dhe shkroi një mori monografish për personalitete të shquara të letërsisë, artit dhe shkencës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
 Haxhi Murati një nga perlat më të bukura të Leon Tolstojit, ka mbetur romani më i panjohur i tij. Për një kohë të gjatë paradoksi mbeti i pashpjeguar. U desh të shpërthente lufta e egër midis Rusisë dhe Çeçenisë që vëmendja botërore të binte më në fund, mbi perlën e mbuluar nga pluhuri. n Haxhi Murati tregon pikërisht një luftë midis rusëve dhe çeçenëve. Një luftëtë ndodhur 150 vjet më parë. Zanafillën e një krimi që ende vazhdon.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Bota e djeshme janë Vjena dhe Evropa e 1914-s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhë-toi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat. Kjo e kaluar shihet me mall, sepse shkrimtari i mërguar që shkruan "Kujtimet e një evropiani" ka parë rrënimin e tmerrshëm të 1914-s, shembjen e froneve, përmbysjen e ideve, pastaj shpartallimin e mbarë një qytetërimi nën dyndjen e pandalshme të nazizmit... Kjo tablo e një gjysmë shekulli historie të Evropës, plot me anekdota, ngjyra e fakte interësante, por me ngjarje dramatike, çërmbledh kuptimin e një jete, të angazhimit të shkrimtarit të një ideali. Eshtë gjithashtu një libër-dëshmi nga më tronditësit më të thellët, më instruktivët e më aktualët, i cili na ndihmon të kuptojmë shekullin që shkoi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Vajza e postës”, është një roman i këndshëm dhe një libër i shkëlqyer për ta nisur nëse je i ri me këtë romancier austriak. Është një histori e fuqishme sociale që përshkruan ndikimin social të Luftës së Parë Botërore dhe varfërinë e skajshme ku u detyruan të jetojnë shumë njerëz. Tregon sfidat e qytetërimit evropian në fillim të viteve 1930 dhe dështimin e humanizmit, ku Cvajgu besoi deri në fund të jetës së tij. Përshkruan ankthin, dyshimet, depresionin dhe shpërbërjen shpirtërore. Cvajgu ia del mbanë të përshkruajë edhe konceptet më komplekse të psikanalizës duke i sjellë ato në mënyrë të gjallë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq. Napoleoni në ishullin e Shën Elenës, Robespieri duke u folur jakobinëve, Karnoi, Barrasi, Talejrani në kujtimet e tij dhe të gjithë historianët francezë, qofshin këta ruajalistë, republikanë apo bonapartistë, me t'u përmendur emri tij, fillonin të shkruanin me mllef e inat duke i vënë lloj-lloj epitetesh si tradhtar i lindur, intrigant, zvarranik, servil, njeri që s'e ka për gjë të kalojë nga një kamp nextjetrin, i poshtër, i pamoralshëm, që meriton vetëm përbuzje, duke e damkosur me të gjitha vulat e turpit; as Lamartini, as Mishle e as Lui Blani nuk janë përpjekur seriozisht ta studiojnë karakterin e tij ose, më saktë, mungesën këmbëngulëse e të çuditshme të karakterit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin, për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse. Duke iu afruar atij për herë të parë, kujtojmë se do të gjejmë një vepër të kryer, një poet, por në fakt zbulojmë një pakufishmëri, një botë të tërë me yje që i vijmë rrotull dhe me sfera që përmbajnë një muzikë të veçantë, dhe mendja jonë e humbet shpresën se mund të arrijë ndonjëherë të depërtojë deri në fund brenda kësaj bote.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Tragjedia e Fridrih Niçes është një monodramë. Në skenën e fjalës së tij të shkurtër ai vetë është i vetmi personazh. Në çdo ortek të çdo akti qëndron një luftëtar i vetmuar nën qiellin gjithë shtrëngatë të fatit të tij. Pranë apo rrotull tij nuk ndodhet askush, nuk shohim ndonjë grua që të zbusë me praninë e saj atmosferën e tensionuar. Çdo lëvizje bëhet vetëm prej tij. Disa figura që shoqërojnë në fillim hijen e tij, shoqërojnë luftën e tij trimërore me ca gjeste memece çudie dhe tmerri dhe gradualisht prapësohen e tërhiqen sikur të ndodheshin pranë ndonjë rreziku. Askush nuk vendos të futet në rrethin e këtij fati. Gjatë gjithë jetës Niçja flet, lufton, vuan në vetmi.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën. Me atë vendosmëri të palodhur, me atë guxim burrëror e me atë aftësi intuitive, të cilat, të marra së bashku, formojnë gjeninë e tij, ai vazhdon të shtypë gjithmonë e më fort vendin e ndjeshëm, gjersa, më në fund, i thati të çahet, plaga të pastrohet dhe të mund të shërohet. Kur fut sondën e tij për herë të parë në atë botë të panjohur, ky mjek i vetmuar nuk e parandien ende gjithçka do të zbulojë në errësirë. Por ai e merr me mend se ç'humnerë është dhe thellësia e tërheq pareshtur si magnet shpirtin krijues.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
E mbajtur prej shumë studjuesve si ndoshta vepra më interesante e Stefan Zweig-ut. Një portret i shkëlqyer psikologjik e historik i Erazmit të Roterdamit, autorit të librit të famshëm «Madhështia e Marrëzisë», filozofit e teologut të njohur hollandez, një prej figurave më interesante e më komplekse të Rilindjes dhe të mbarë historisë intelektuale të Europës. Një portret i humanistit të madh, ndoshta të parit që e ndjente veten qytetar evropian, i atij që mbi të gjitha urrente çfarëdo fanatizmi fetar apo politik, ithtar deri në fund i lirisë së mendimit, çka bëri që thuajse askush të mos e donte. Një libër që ia del të japë një tablo mbresëlënëse të asaj epoke të shqetësuar e të trazuar, kur në Evropë ndodhi çarja e madhe mes katolicizmit e protestantizmit. Një libër i bukur që lexohet me një frymë. Erazmi nga Roterdami, dikur lavdia më e lartë dhe më e ndritur e shekullit të vet, sot - nuk mund ta mohojmë - nuk është më shumë se një emër. Veprat e tij të panumërta, të shkruara në latinishten e humanistëve - një gjuhë mbikombëtare që sot e ka mbuluar harresa - flenë të pashqetësuara në biblioteka. Ndoshta vetëm një nga librat e tij, që në të shkuarën ishin shumë të njohur, i flet ende kohës sonë. Personaliteti i tij, edhe ashtu i vështirë për t’u përcaktuar, për shkak të gjysmëhijeve dhe lëkundjeve, errësohet nga figurat më të fuqishme e më të vrullshme të reformatorëve të tjerë universalë, ndërsa jeta e tij private na jep fare pak të dhëna interesante. Njeriu i heshtur, që punon pa u lodhur, rrallëherë arrin të ketë biografi shumë tërheqëse. Por edhe veprimtaria e tij më e rëndësishme mund të quhet e harruar dhe e varrosur për mënyrën e të menduarit të ditëve tona, si guri i themelit që mbetet i fshehur nën ndërtesën e përfunduar. Duam, pra, të përshkruajmë këtu atë që ende sot, dhe pikërisht sot, na e bën të dashur Erazmin nga Roterdami, këtë të harruar të madh: faktin se, nga të gjithë shkrimtarët dhe mendimtarët e Perëndimit, ai qe i pari europian i vetëdijshëm, i pari që luftoi me vendosmëri për paqen dhe mbrojtjen e idealit humanist. Fati tragjik, që e nxori të mundur në luftën për një botë më të drejtë dhe më të harmonishme, na e bën më të afërt, sikur të na lidhte me të një ndjenjë vëllazërore. Erazmi ka dashur shumë gjëra që i duam edhe ne: poezinë dhe filozofinë, librat dhe veprat e artit, gjuhët dhe popujt. Dhe, mbi të gjitha, ka dashur pa dallim të gjithë njerëzimin, për një qëllim moralizues shumë të lartë. Urrente me gjithë shpirt vetëm një gjë, që ishte për të antiteza e arsyes: fanatizmin. Erazmi, njeri më pak fanatik se kushdo tjetër, mendje ndoshta jo shumë e lartë, por me dije shumë të gjera, zemër që shfaqte më fort dashamirësi të sinqertë sesa mirësi të zhurmshme, shihte në çdo shprehje intolerance mëkatin e parë të botës sonë. Për mendimin e tij, pothuajse të gjitha konfliktet në mes të njerëzve dhe popujve mund të shuhen pa dhunë, me anë të mirëkuptimit, sepse të gjithë kanë të përbashkët natyrën njerëzore. Çdo kundërshti mund të zgjidhet me mirëkuptim, po të mos e tendosin ekstremistët dhe të zemëruarit gjithmonë harkun e luftës. Prandaj, në fushën e fesë, të kombësisë ose të mendimit, Erazmi luftoi gjithmonë kundër çdo lloj fanatizmi, duke e shikuar si armikun e parë dhe kokëfortë të mirëkuptimit. Prandaj ai urrente çdo shprehje kryeneçësie dhe njëanshmërinë, pa përfillur a vinte nga njerëz të veshur me veladonin e priftit apo me togën e profesorit, mendjengushtësinë dhe fanatizmin e çdo klase e race, të gjithë ata që kërkojnë bindje të verbër ndaj idesë së vet dhe quajnë herezi ose krim çdo mendim që nuk pajtohet me të vetin. Siç nuk deshi t’ia impononte tjetrit idetë e veta, po ashtu qëndroi i patundur kur të tjerët deshën ta detyronin të shprehte bindje fetare ose politike që nuk ishin të vetat.
Çmimi: 580 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania