titleToAlt
Simon Sebag Montefiore lindi më 1965 dhe studioi historinë në Ko legjin Gonville and Caius të Kembrixhit. Libri i tij i parë historik Katerina e Madhe dhe Patjomkini hyri në listat përfundimtare të çmimeve Samuel Johnson, Duff Cooper, dhe Marsh Biography. Stalini: Oborri i Carit të Kuq fitoi Çmimin Vjetor të Librit Historik në serinë e cmimeve të blatuara nga British Book Aëards. Stalini i ri qe fitues i cmimit Costa Biography Prize, të Bruno Kreisky Prize për Literaturën Politike, të Los Angeles Times Book Prize për biografinë më të mirë, dhe të Çmimit të Madh të Biografisë Politike, dhe u përfshi në James Tait Black Memorial Prize. Ai është gjithashtu autor i romanit Sashenka. Librat e Montefiores janë bestseller-e në përmasa botërore, dhe janë botuar në 35 gjuhe. Monstrat, vëllimi shoqerues i Heronjve është botuar gjithashtu nga Quercus. Anëtar i Shoqatës Mbretërore te Lëtërsisë, ai jeton në Londer me të shoqen, romancieren Santa Montefiore, dhe dy fëmijët e tyre
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Romanovët kanë qenë dinastia me e sukseshme e kohëve moderne, duke sunduar një të gjashtën e sipërfaqes së botës. Si arriti një familje mbretërore të shndërronte një principatë të rrënuar nga lufta në një nga perandoritë më të mëdha të botës? Dhe si e humbi pastaj krejt atë? Kjo është historia e vërtetë e dymbëdhjetë carëve dhe careshave, disa të karakterizuar nga gjenialiteti, disa nga çmenduria, por të gjithë të frymëzuar nga autokracia e shenjtë dhe ambicia perandorake. Kjo kronikë tejet rrëmbyese e Montefiores nxjerr në pah botën e tyre të fshehtë për një etje të pakufishme për pushtet dhe për ndërtimin e një perandorie të pamëshirshme. Ajo është një botë e mbushur me koncpiracione të oborrit mbretëror, rivalitete familjare, dekadencë seksuale dhe ekstravagancë të egër, me një kastë aventurierësh, kurtizanesh, revolucionarësh, dhe poetësh, nga Ivani i Tmershëm deri tek Tolstoi, nga mbretëresha Viktoria deri te Lenini.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Më 28 gusht 1963 qindra mijëra njerëz u mblodhën në Uashington, në një miting për të drejtat civile, në përfundim të një marshimi njëditësh. Marshimin e kryesonte veprimtari i të drejtave civile Martin Luther King. Gjatë ditës komitetet e pjesëmarrësve në marshim u takuan me anëtarë të kongresit dhe udhëheqës qeveritarë dhe u kërkuan atyre të flisnin kundër dallimit racial dhe të mbështetnin përpjekjet për të drejta të barabarta. Mitingu mori tonin e një fushate, kur Martin Luther King mbajti nga shkallët e përmendores së Linkolnit atë që u bë i njohur si fjalimi “Unë kam një ëndërr”. Marshimi u dha energji udhëheqësve të të drejtave civile dhe ndihmoi për ta bindur presidentin John Kennedy të përdorë pushtetin e qeverisë federale për t’iu kundërvënë padrejtësive raciale në Shtetet e Bashkuara. Brenda disa vjetësh Kongresi do të miratonte disa nga ligjet.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Libri i ri i Simon Sebag Montefiores, i shpallur si një ndër autorët më origjinalë dhe autoritar të popullarizimit historik, është një pikë shkëputjeje me traditën letrare mbi diktatorin sovjetik: larg klisheve dhe rregullave të llojit, hedh një dritë krejtësisht origji-nale mbi figurën e Carit të Kuq, që rijeton përmes historive të burrave dhe grave të "obor-rit" te tij. Ndërmjet pallateve të Kremlinit dhe daciave në Detin e Zi, mes darkave me familjen dhe mbledhjeve të Politbyrosë, mes kongreseve, që e shpallnin me brohori udhëheqës dhe ligjësonin supremacinë e tij dhe rrjetës së marrëdhënieve informale, nëpërmjet te cilëve u konsolidua sundimi i tij, ekzistenca e tij, shtjellohet gjatë një filli tregimtar, që shikon si protagonist, aspektet më intime dhe private të jetës së një njeriu. Diktatori na del kështu, si një personazh "më i kuptueshëm në tiparet e tij më të thella", më real se ajo që na ka mësuar historiografia. Ne saj të një sasie të madhe materialesh të pabotuara që përdor autori (nga arkivat ruse të hapura kohët e fundit për publikun, në intervistat e shumta me dëshmitarët e regjimit) futemi në sekretet e një oborri, në dukje madhështor, por, që, në realitet është i paralizuar nga terrori, ku jeta e secilit, të afërm dhe miq në radhë të parë, varet në hje të flokut. Hasim njerëzit e pasuesve te tij, të trajtuar me shkathtësi nga dora e autorit: nga më të njohurit, si pedanti Molotov dhe i paskrupulli Beria, në më pak të njohur, si "xhuxhi gjakatar" Jezhov, apo "bolsheviku i përkryer" Orxhonikidze. Mund të lexojmë letrat e tyre, të jemi të pranishem në festat e tyre dhe, në të njëjtën kohë, të tmerrohemi nga lehtësia me të cilën ishin të prirur të vrisnin mijëra njerëz në emër të atij besimi gati fetar, të bolshevizmit, të cilit i përkush-tuan jetën e tyre, shpesh duke mbetur të ngërthyer në mes ingranazheve vdekjeprurëse te asaj makine gjiganteske të terrorit, që ishte regjimi i Josif Stalinit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kush ishte Stalini? A ishte ai fëmijë i paligjshëm?A ishte prostitutë, nëna e tij apo një shenjtore? A ishte Stalini një agjent i Carit, apo shefi i gangsterëve të Leninit? A ishte atentati, i ndodhur në Londër i planifikuar? A duhet fajësuar ai, për vdekjen e gruas së tij? Dhe, nëse ai me të vërtetë e humbi Revolucionin e vitit 1917, si ia bëri që u bë aq i fuqishëm?
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Tregimi i dashurisë më i madh i historisë, “Kateria e Madhe dhe Potemkini”, është një poemë epike gjithëpërfshirëse për: seksin, dashurinë, pushtetin, zotërimn dhe ekstravagancat, e vendosur në skenën madhështore ruse. Përvec faktit që romanca e tyre ishte shumë pasionante, ata ishin ndoshta edhe partneriteti më i suksesshëm politik i të gjitha kohërave, duke lënë pas kështu edhe Mark Antonin dhe Kleopatrën apo Napoleonin dhe Josefinën. Letrat e tyre sekrete, të cilat diskutojnë për dashuri të tjera, seks, luftëra, politikë, art dhe shëndet, janë me siguri shënimet më intime dhe të jashtëzakonshme të shkruara ndonjëherë nga një perandor apo politikan. Të dy karakteret të përshkruara në këtë biografi të përbashkët, bazuar në arkivat e reja ruse, janë të jashtëzakonshëm: Ajo, një princeshë gjermane e martur pa dashuri në moshën 14 vjeçare dhe ai një trashëgimatr i fronit, sharmant, pasionant dhe gjenial në politikë.
Çmimi: 2100 Lekë
titleToAlt
“Sashenka” është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe autori shpreson që të shijohet si e tillë: Një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë histori, letra dhe raste që ai i ka gjetur në arkiva dhe ka degjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që ai është marrë me studimin e historisë ruse.
Çmimi: 1900 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania