titleToAlt
Kërkohen gra të moshave 18 deri në 32 vjeçe, për të marrë pjesë në një studim për etikën dhe moralin, nën drejtimin e një studioje pararojë në fushën e psikiatrisë, në qytetin e Nju Jorkut. Shpërblim i kënaqshëm, anonimat i garantuar. Xhesika Farris, një grimiere e varfër, ofrohet të marrë pjesë në një studim të drejtuar nga dr. Shillds, psikiatre në Universitetin e Nju Jorkut. Më shumë se çdo gjë i intereson pagesa "e majme" e ndoshta edhe drithërima e diçkaje të re. Jeta e saj është e mbushur me bredhjet nëpër Manhatan për të trukuar studente për netët e tërbuara, apo me mbrëmjet e saj të heshtura në shoqërinë e qenit. Kur vë këmbë në sallën 214, me një kompjuter të ndezur, ku lexohet: Mirë se erdhe, subjekti 52, diçka i thotë se mbase është treguar shumë e nxituar. Sinqeritet absolut: a do të jetë e zonja? Do të ishit e aftë të gënjenit, pa pasur ndjenja faji? Keni lënduar ndonjëherë keqazi dikë që e doni fort? Do t'i lexonit mesazhet e burrit ose shokut tuaj? Dalëngadalë, pyetjet e dr. Shillds bëhen përherë e më këmbëngulëse, shumë personale e të rrezikshme. Duket sikur ka kuptuar gjithçka për Xhesikën: çfarë mendon ajo, çfarë fsheh. Dhe kur i kërkon të kalojë nga salla 214 në botën reale, për të tashmë është shumë vonë për t’u tërhequr nga loja.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, Gruaja midis nesh, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër të dashurisë. Kjo është historia e një ish-bashkëshorteje xheloze, e brejtur nga ankthi për gruan që i ka zënë vendin. Por është edhe ajo e vajzës që pret të martohet me burrin e ëndrrave të saj, e përkundur në shpresat e një nuseje të re. Pra, është historia e një trekëndëshi ku është e vështirë ta kuptosh cilit t'i zësh besë. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, joshjeje dhe frike, tradhtie dhe lojërash pushteti, ku, njëlloj si në realitet, asgjë nuk është ashtu siç duket, sepse s'mund të ketë dashuri pa sekrete. Ka vetëm thërrime të vërtete pas gënjeshtrave. Apo gënjeshtra të vogla që, të mbledhura tok, bëjnë një të vërtetë. Një thriller me një mijë fytyra, që do t'ju mbajë të gozhduar me befasitë e tij.
Çmimi: 1250 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania