titleToAlt
Ky libër merret me ndryshimet që ndodhin në spikatjen dhe substancën e identitetit kombëtar amerikan. Spikatja është rëndësia që amerikanët i atribuojnë identitetin e tyre kombëtar krahasuar me shumë identitete të tjerë të tyre. Substanca i referohet asaj se çfarë amerikanët mendojnë që kanë të përbashkët dhe që i dallon ata nga popujt e tjerë. Ky libër avancon tre argumente kryesore. Së pari, spikatja e identitetit të tyre kombëtar për amerikanët ka ndryshuar gjatë historisë. Vetëm në fundin e shekullit të XVIII – të, kolonët britanikë në bregdetin e Atlantikut fillojnë ta identifikojnë veten jo vetëm si banues të kolonive të tyre të veçanta, por po ashtu edhe si amerikanë. Pas pavarësisë, ideja e një kombi amerikan fitoi terren gradualisht dhe me mëdyshje në shekullin XIX – të. Identiteti kombëtar u bë i shquar, krahasuar me identitetet e tjerë pas Luftës Civile kombëtarizimi amerikan lulëzoi gjatë shekullit pasues. Së dyti, gjatë shekujve amerikanët në shkallë të ndryshueshme e kanë përcaktuar thelbin e identitetit të tyre në terma të racës, përkatësisë etnike, ideologjisë dhe kulturës. Raca dhe përkatësia etnike tashti kryesisht janë eliminuar: amerikanët e konsiderojnë vendin e tyre si një shoqëri shumë etnike, shumë racore. “Kredoja amerikane”, e formuluar fillimisht nga Thomas Jefferson dhe e zhvilluar nga shumë të tjerë, shihet gjerësisht si element kritik përcaktues i identitetit amerikan. Së treti, kultura anglo – protestante ka qenë themelore për identitetin amerikan për tre shekuj. Kjo kulturë është ajo çfarë kanë pasur amerikanët të përbashkët dhe, siç e kanë vënë re të huajt e shumtë, ajo që i ka dalluar ata nga popujt e tjerë.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Ky libër i kushtohet një zhvillimi të rëndësishëm politik global, ndoshta më i rëndësishmi i fundit të shekullit të njëzetë, kalimit të rreth tridhjetë vendeve nga sistemet politike jo-demokratike në sistemet politike demokratike. Kjo është një përpjekje për të shpjeguar se përse ndodhi, si ndodhi dhe cilat ishin pasojat e drejtpërdrejta të kësaj vale demokratizimi të viteve 1974-1990.
Çmimi: 1500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania