titleToAlt
Është vera më e nxehtë që është parë ndonjëherë në Dublin, por Billi Suini – një tregtar mesoburrë, me një martesë të dështuar, karrierë të luhatur e shtëpi të rrënuar – nuk do t’ia dijë për të, në mendje i vlojnë një mijë e një mendime. Pas një përpjekjeje për grabitje, vajza e tij e vogël sulmohet dhunshëm nga një grup djemsh dhe bie në koma. I dërrmuar nga pasojat e asaj nate të tmerrshme, i lodhur nga burokracitë e i zhgënjyer nga sistemi, Billi më në fund vendos ta marrë ligjin në duart e veta për të vënë drejtësi. Por kur planet e tij përmbysen, rezultatet janë të tmerrshme, shpesh komike, dhe në fund, të paharrueshme. Një roman për dashurinë, vetminë, alkoolizmin, shpengimin dhe, natyrisht, tragjedinë, i shkruar në formën e një ditari, plot me ngjarje e të papritura.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Jeta e Bekit po ecën për mrekulli. Ajo punon në dyqanin më të ri të Londrës, The Look, dhe së bashku me të shoqin, Lukun, po kërkojnë shtëpi (dëshira e saj e fshehtë është të ketë një dhomë këpucësh) ... dhe është shtatzënë! Nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, veçanërisht kur mësoi se të bërit pazar të ndihmon për të larguar ankthin që të kap sa herë zgjohesh në mëngjes! Ajo dëshiron që çdo gjë për fëmijën e saj të jetë e përsosur, duke filluar nga mobilimi i dhomës ... karroca, që duhet të jetë model i fundit ... e deri te mjekja e famshme obstetre, të cilën çdokush do të ëndërronte ta kishte. Por kur zbulon se mjekja e famshme obstetre, intelektuale dhe magjepsëse, kishte qenë e dashura e Lukut, bota e saj e përsosur fillon të shembet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani i shkrimtares norvegjeze Anne Ragde hapet me Margidon, i cili duhet të merret me prindërit e shqetësuar të një adoleshenteje vetëvrasëse. Ai është shumë i zënë për të vizituar vëllain e tij më të madh dhe prindërit e moshuar në fermën e familjes. Jo se neglizhimi i Margidos e shqetëson Torin, i cili duket i lumtur në stallën e derrave në shoqërinë e dosave të tij të preferuara. Vëllai më i vogël, Erlend, kohë më parë është larguar nga qyteti i vogël për shkak të homofobisë për të jetuar në Kopenhagen, ku punon si manekin në vitrinat e dyqaneve dhe ka një fiksim të ekzagjeruar për Kristalet Swarovski në miniaturë. Por “bizneset familjare” nuk mund të shmangen përgjithmonë. Kur, tetëdhjetëvjeçarja Anna njerka e djemve, pëson një goditje në tru, një ribashkim ndodh dhe gjithashtu shumë gjera të çuditshme dhe të turbullta...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Spastrimi tregon historinë e dy grave të brezave të ndryshëm Alidës, një grua e moshuar duart e së cilës janë të përlyera me krimet e periudhës sovjetike dhe Zarës, një grua e re e trafikuar që ka arritur të shkëputet nga torturuesit e saj dhe kërkon strehim. Nëpërmjet këtij romani, shkrimtarja i akuzon hapur brezat e mëparshëm si fajtorë.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania