titleToAlt
Për më shumë se njëzet e pesë vjet, udhëheqësi i legjendave dhe i elitës, virtuozi Robin Sharma, u ka dhënë mësime titanëve të biznesit, superyjeve të sportit dhe mbretërve të botës së spektaklit, bazuar në një sistem revolucionar që i ka ndihmuar këta njerëz të shquar, që ambiciet e tyre më të mëdha t'i përkthejmë në rezultate të përditshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Xhek Valentini është një i ri vazhdimisht i dëshperuar, i thyer shpirtërisht dhe i paqartë për jetën e tij. Ndihet i paplotësuar në punë dhe sapo është ndarë nga e dashura. Aventura e tij fillon menjëherë pas një aksidenti automobilistik, ku rrezikon seriozisht jetën. Në dhomën e spitalit takon një njeri, që i përcjell një urtësi të thellë dhe nga i cili merr disa këshilla, qe iu përgjigjen tri pyetjeve te rëndesishme në jetë: A kemi jetuar me menyrë të urtë? A kemi shërbyer shkëlqyeshem? dhe A kemi dashuruar mirë? Sapo rimerr veten nga aksidenti, Xheku nis një aventurë fantastike nepër botë, ku do te takohet me tre mësues: një shenjtor, një sërfist dhe një sipërmarrëse...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Po nuk veprove në jetë, jeta vepron mbi ty Dua të "jem përdorur" mirë kur të vdes. Sepse sa më shumë punoj, aq më shumë jetoj. I gëzohem jetës për atë që është. Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t'ua kaloj brezave të ardhshëm. Një prej mësimeve që kam nxjerrë nga jeta, është se po nuk veprove në jetë, jeta e ka zakon që të veprojë mbi ty. Ditët bëhen javë, javët bëhen muaj dhe muajt bëhen vite. Shumë shpejt çdo gjë merr fund dhe ty s'të mbetet gjë tjetër, veç zemrës së mbushur me pengun e jetës së jetuar përgjysmë... ■ A e di se gëzon një privilegj të madh të ecësh në këtë planet?! ■ Si do të ndikojë jeta jote te brezat pas teje? ■ Çfarë trashëgimie do të lësh pas, kur të japësh frymën e fundit?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Qëllimi i jetës është një jetë me qëllim”. Murgu që shiti ferrarin është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, ai niset drejt një udhëtimi të jashtëzakonshëm. Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Robin Sharma, lideri dhe eksperti i performancës elitare, prezantoi konceptin Klubi 5 e mëngjesit 20 vjet më parë, bazuar në një regjim mëngjesi revolucionar. Ky koncept ka ndihmuar klientët e tij të rrisin produktivitetin e tyre, të bëhen më të shëndetshëm dhe të ruajnë qetësinë shpirtërore në këtë epokë jashtëzakonisht të ndërlikuar. Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do të zbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. Përmes një historie të këndshme dhe shpesh argëtuese me dy të huaj që takojnë një pasanik ekscentrik, i cili bëhet mentori i tyre i fshehtë, Klubi 5 e Mëngjesit është: ■ një tregues se sa shumë njerëz të mençur në botë e flllojnë mëngjesin e tyre me një metodë të caktuar, për të pasur rezultate mahnitëse; ■ një formulë për t'u zgjuar çdo ditë në 5 të mëngjesit, duke u ndier të frymëzuar, të përqendruar dhe të mbushur plot me energji; ■ një metodë që ju krijon mundësi të keni kohë edhe për të pushuar, edhe për t'u stërvitur, edhe për t'u argëtuar, edhe për t'u rritur individualisht; ■ një praktikë e bazuar në neuroshkencë, që ndihmon në ngritjen shpirtërore, duke ju dhënë kohë të çmuar që të mendoni, të shprehni krijimtarinë tuaj dhe të fllloni ditën në mënyrë paqësore, në vend që të shpejtoni për gjithçka; ■ një libër që nxit besimin tuaj për të arritur më të mirën e për të kapur majat. Nëse i vini synim vetes për t'i realizuar qëllimet e tuaja, mund t'ia dilni! Një libër që do t'jua ndryshojë jetën përgjithmonë!
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
MURGU QË SHITI FERRARIN E VET është tregim mbi Xhulian Mentlin, avokatin superior, të cilin mënyra e jetës së vështirë e çoi deri tek infarkti fatal në gjykatën e mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi tek kriza e shpirtit, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, niset në një udhëtim të jashtëzakonshëm. Duke u njohur me një kulturë të lashtë, zbulon mënyrën e fiiqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe rehati. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Robin Sharma është një nga folësit profesionistë më të njohur në Amerikë dhe një yll në lindje në fushën e lidershipit dhe të përmisimit të jetës duke pasur audienca prej deri në 10 000 veta në seminarët e tij .Ai drejton një kompani të vetën të zhvillimit të lidershipit, Sharma Lidership International , dhe ka ndarë platformat e fjalimeve me persona të tillë si : Bill Clinton ,Deepak Chopra ,Richard Carlson dhe Dr. John Gray. Librat e Sharma-s , si “Murgu që shiti Ferrarin “ dhe “Udhërrëfyesi i madhëdhtisë “, kanë qenë në majat e listave të bestseller-ëve në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje në më shumë se 70 gjuhë.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania