Libri për fëmijë “Ditari i Lasë” shpalos ditarin e Laurës, të cilin ajo fillon ta shkruajë kur nis vitin e ri shkollor, klasën e katërt. Ajo shkruan në ditar gjërat më të rëndësishme që i ndodhin gjatë ditës. Laura mendon se është me fat çdokush që mban ditar, të cilin e konsideron jo vetëm si mik, por edhe më shumë se kaq. Laura ia beson të gjitha sekretet faqeve të ditarit, duke e trajtuar atë si qenie njerëzore, duke i kërkuar falje sa herë që e ka lënë pas dore. Ajo i vendos atij emra, duke e quajtur Di ose Diti. Në këtë libër ditari luan një rol të rëndësishëm, pasi në të rrëfehen gjërat që nuk mund t’ia thuash as një miku, madje mund të mos ia thuash as vetvetes, ditari këtu është “vetvetja-mik”, është “vetvetja-pasqyrë”. Vetëm ditari ia di asaj emocionet, frikërat dhe mendimet. Ditari nuk mban vetëm sekretet e Laurës, por ajo aty rrëfen edhe për njerëzit që e rrethojnë, duke pasqyruar në të faktet dhe përshtypjet. Protagonistët e faqeve të ditarit të saj bëhen Ami, shoqja e klasës dhe familjarët e saj.
Çmimi:
300 Lekë