titleToAlt
Lodra e tërbuar rrëfen historinë e trazuar të Silvio Astierit, djalosh i ri, banor i Buenos Airesit dhe zë rrëfyes i romanit. Në fillim të ngjarjeve, ai është thuajse fëmijë, por do t'i duhet të rritet me të shpejtë. Rravgimet e mëpasme do të kenë kthesa të mprehta dhe pasoja të ashpra për Astierin: një vjedhje me shokët e fëmijërisë, nevoja për një punë të mirë, po dhe dëshira për të studiuar, orvatjet për të qenë shpikës, shitës, e përsëri bashkëpunëtor në një tjetër krim.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shtatë të çmendurit është vlerësuar unanimisht prej kritikës si kryevepra e Roberto Arlt-it. Në të, autori prek dhe shtjellon disa nga problemet e shtruara prej ekzistencializmit filozofik. çështjet morale, vetmia, ankthi përballë pakuptimit të jetës dhe trishtimi ndaj vdekjes janë tema që përseriten në arkitekturën metafizike të personazheve të romanit. Është një kritikë e mprehtë shoqërore e Argjentinës së viteve njëzet.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
"Dashuri shtrigane;;7 vepra e fundit e shkrimtarit Roberto Arlt, botuar në vitin 1932, është historia tragjikomike e inxhinierit Estanislao Balder, i cili në kundërshtim me moralin e kohës, vendos të divorcojë gruan e tij; nga përjetimi i një historie dashurie me një adoleshente, pak përpara grushtit të shtetit në vitin 1930. Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. Arlt është një vëzhgues i hollë i frymës metafizike dhe absurdit të kësaj shoqërie. Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analizë psikologjike, është një shuplakë për kohën, jetën vanitoze, zakonet dhe hipokrizinë e shoqërisë së Argjentinës.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania