titleToAlt
"Kam kaluar shumë kohë duke fshehur një pjesë të mirë timen. Është shumë e vështirë të tregosh ato anë të vetes që të bëjnë të mos ndihesh mirë.” Tali është autike. Por e fsheh këtë me sa mundet. Ajo e di se sa bezdisen prej kësaj njerëzit që e rrethojnë - ata nuk e kuptojnë autizmin. Ata nuk e kuptojnë atë. Me fshehjen e autizmit,Tali është duke fshehur veten e saj të vërtetë. Por kur kjo vetvete është e fortë dhe e mrekullueshme, nuk mund të fshihet përgjithmonë. Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri "A më shikoni mua?"'është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës I saj me autoren e famshme Rebecca Westcott. Ky libër do t'jua ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi mendoni për autizmin.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania