titleToAlt
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Mendova ta shkruaj këtë libër për lexuesit shqiptarë për parimet e rëndësishme të ndërgjegjes, përgjegjësisë dhe motivacionit, të cilat janë me rëndësi në formimin e njeriut dhe kontributin që duhet të japë për të ndihmuar secili në mënyrë sado modeste në problemet e mëdha të transformimit demokratik perëndimor të shoqërise dhe shtetit shqiptar. Trajtimi teorik dhe përvoja praktike e arritur në Shqipëri, si dhe jashtë shtetit, puna e bërë duke qënë në pozicione të larta apo të zakonshme, si çdo qytetar, të përpunuara në mënyrë shkencore dhe të paraqitura në menyrë sa më të thjeshtë e të kuptueshme, shpresoj se i ndihmon lexuesit dhe ata që dëshirojne dhe kanë nevojë për rritjen e aftësive të tyre drejtuese. Në mënyrë figurative, do të thosha se nëpërmjet temave të shkruara tregohet se si është e mundur të bëhesh e të jesh drejtues, rruga ku duhet të ecesh, shkallët ku do të ngjitesh, dera që do të të hapet, zyra ku do të punosh, karrigia ku do të ulesh, tavolina ku do të qendrosh, kompjuteri dhe stilografi me të cilet do të shkruash, telefoni me të cilin do të komunikosh, marrëdhëniet dhe roportet me kolegët, eprorët, vartësit apo qytetarët. Të gjitha këto kërkesa janë të lidhura ngushtë me përgjegjësine që bazohet në veprimtarinë e ndërgjegjshme për kryerjen me sukses të detyrës së besuar dhe motivacionin e domosdoshëm për të realizuar ndryshimet që kërkohet të bësh ti, perspektiva që duhet të hapësh për të ardhmen për sektorin që drejton, për të tjerët dhe vetën tënde, dhe në tërësi për kontributin tënd në shoqërine ku bën pjesë, e cila ka sakrifkuar dhe ka investuar aq shume për ty. Këto nuk mbetën një slogan, por kthehen në realitet, në rast se ti je terësisht i ndërgjegjshëm dhe i mobilizuar, në shkallën më të mundshme të lartë,për t'i realizuar, për t 'i bërë tipar, parime te jetes tënde . Qemal Lame
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Kur shembeshin themelet" titullohet libri me kujtime i Qemal Lames, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981-1992. Libri është botuar nga shtëpia botuese "Onufrit". I shkruar nga njëri prej drejtuesve më të lartë të mekanizmit shtypës të shtetit diktatorial, libri është një dëshmi e vitit të fundit të rendit komunist, e panikut, tmerrit dhe çoroditjes së një kaste në prag të rënies së saj. Siç ka pohuar vetë ish-kryehetuesi, burimet dokumentare të librit, përveç ditarit të përditshëm të punës si kryehetues, përfshijnë dokumente autentike të Hetuesisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë, Arkivit Qendror të PPSH-së, Kuvendit dhe Presidiumit të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës, të cilat ndodhen tani në Arkivin Qendror të Shtetit.
Çmimi: 2000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania