titleToAlt
Teksti që po ju paraqitet, është përmbledhje e mësimeve që kemi zhvilluar mbi këtë lëndë me studentë dhe mjekë, që prej vitit 1956. Ky libër mbi Tuberkulozin osteoartikular është zhvilluar pas përvojes sime 60-vjeçare si specialist në këtë fushë. Teksti i përgjigjet kryesisht programit të luftës kundër T.B.Q mbas diskutimit dhe konsultimit të PKT. Besoj se do t'u vlejë jo vetëm studentëve, por edhe çdo mjeku për t'u konsultuar, sa herë që do ta shohë të nevojshme. Ai mund t'u shërbejë si 'Vademekum' edhe mjëkeve pneumologe; që të njohin Tuberkulozin si sëmundje të organizmit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri është një përmbledhje e gjashtë studimeve me frymë kritike për historinë e kulturës së shkrimit dhe të artit tonë. Veç analizimit të mjeshtërisë (ars-it), esetë shqyrtojnë vepra e autorë, që kanë një raport politik më shoqërinë, duke nisur me Mesharin e Gjon Buzukut, e duke e përmbyllur me autorë të tjerë dhe dukuri të post-komunizmit shqiptar. Por le të kuptohemi, këto ese nuk kanë qëllim krijimin e një historie totale. Autori i shtron lloj-lloj pyetjesh tekstit që ka si objekt studimi, e pyet pse është kështu e jo ashtu, nga kush gjenëron ideja, cila është pritshmëria e autorit, si ballafaqohet me shoqërinë, pse u botua, pse nuk u botua, sa kopje etj. Sa herë që ndeshet në mungesën e dokumentit, autori nuk nguron aspak të shprehë qartë kufizimin që ka ndeshur. Ars Albanica përbëhet nga: 1. Ars Critica, 2. Ars Politica, 3. Ars Poetica, 4. Ars Satirica, 5. Ars Dramatica, 6. Ars Estetica.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania