titleToAlt
"Mish dhe qiell është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t?i shoqëruar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini. Përmes tyre del në pah fuqia e tij shprehëse dhe përfytyruese. Boshti rreth të cilit enden të gjitha poezitë është dashuria, si një fjalë kyç drejt zemrës së rinisë, si dhe angazhimi qytetar, si shenjë e një vetëdijeje të pjekur shoqërore. Këto poezi mund të lexohen, të recitohen, të kopjohen, të dhurohen: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe komplekse. Mish dhe qiell
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pasolini lindi në Bolonjë më 5 mars të vitit 1922. Përgjatë tërë fëmijërisë dhe adoleshencës u detyrua të lëvizte me të atin, meqenëse ai ishte oficer këmbësorie dhe i duhej të transferohej sa në një qytet në tjetrin në veri të Italisë. Në vitsn 1942, për shkak të luftës, Pasolini shtegtoi në vendlindjen e së ëmës, në Kazarsa të Friulit Që në moshë të re fillon të shkruajë poezi, duke ndërthurur tekstet në gjuhën italiane me dialektin friulian. Më 1942 del libri i tij i parë "Poezi në Kazarsa". Në vazhdën e jetës, veprimtaria e tij poetike përbën një ecuri konstante dhe do të çojë në botimin e disa prej teksteve më të rëndësishme të letërsisë italiane të viteve nëntëqind. Për shembuil, përmendim titujt: "Ajka e rinisë" (1954), "Eshtrat e Gramshit" (1957), "Religjioni i kohës sime" (1961), "Poezia në formë trëndafili" (1964), "Trasumanar e organizzar" (1971). Në vitin 1950 Pasolini është i detyruar të largohet nga Friuli dhe të transferohet në Romë. Fillimisht jeta në Romë paraqitet shumë e vështirë për të, por Pasolini përfshihet plotësisht në grupin e intelektualëve që i japin frymë qytetit. Në vitin 1955 shfaqet në fushën e prozës me "Djem jete". Në vijim do të shkruajë edhe romane të tjera, si "jetë e dhunshme" (1959), "Nafta" (botim postum i vitit 1992). Paralelisht, përfshihet në botën kinematografike si bashkëpunëtor i Felinit dhe i Bolonjinit. Më 1960-1961 ndodh kalimi i tij në regjisurë, nëpërmjet filmit me metrazh të gjatë "Lypsari". Prodhimtaria e tij kinematografike është e ndjeshme: pothuajse një film në vit. Kujtojmë këtu filmat: "Mëma Romë" (1962), "Gjiza" (1963), "Ungjilli sipas Mateos" (1964), "Orrla dhe zogj" (1966), "Teorema" (1968), "Medea" (1969), "Dekame-roni" (1971), "Rrëfimet e Canterbury-t" (1972), "Lulja e një mijë e një netëve" (1974), "Salo ose 120 ditët e Sodomës" (1975). Në vitin 1973 nis bashkepunimin me gazetën "Corriere delia sera". Përmes një sërë artikujsh të përmbledhur më pas në vëllimet "Shkrime korsare" (1975) dhe "Letra luterane" (botim postum i vitit 1976) - shkrimtari përballet me probleme shumë therëse të italisë bashkëkohore. Natën mes 1 dhe 2 nëntorit të vitit 1975, Pasolini vritet në Hidroportin e Ostias, prane Romës. Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske. Në sjelljen e tyre gërshetohet dhuna e papërligjur me bujarinë patetike: Riçeti shpëton një dallëndyshe që po mbytej, por nuk mund të bëjë asgjë për vogëlushin Xhenezio, të cilin e kish marrë përpara rryma e Anienit; Anjoloja e Oberdani rrinë duke parë Marçelon që jep shpirt në spital, sepse qe shembur shkolla ku banonte dhe e kish zënë brenda. Roma monumentale dhe ajo e spekulimeve ndërtimore janë hapësira kontradiktore në të cilat zhvillohet ky lloj riti nistor i një dite të "djemve të jetës".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pasolini lindi në Bolonjë më 5 mars të vitit 1922. Përgjatë tërë fëmijërisë dhe adoleshencës u detyrua të lëvizte me të atin, meqenëse ai ishte oficer këmbësorie dhe i duhej të transferohej sa në një qytet në tjetrin në veri të Italisë. Në vitsn 1942, për shkak të luftës, Pasolini shtegtoi në vendlindjen e së ëmës, në Kazarsa të Friulit Që në moshë të re fillon të shkruajë poezi, duke ndërthurur tekstet në gjuhën italiane me dialektin friulian. Më 1942 del libri i tij i parë "Poezi në Kazarsa". Në vazhdën e jetës, veprimtaria e tij poetike përbën një ecuri konstante dhe do të çojë në botimin e disa prej teksteve më të rëndësishme të letërsisë italiane të viteve nëntëqind. Për shembuil, përmendim titujt: "Ajka e rinisë" (1954), "Eshtrat e Gramshit" (1957), "Religjioni i kohës sime" (1961), "Poezia në formë trëndafili" (1964), "Trasumanar e organizzar" (1971). Në vitin 1950 Pasolini është i detyruar të largohet nga Friuli dhe të transferohet në Romë. Fillimisht jeta në Romë paraqitet shumë e vështirë për të, por Pasolini përfshihet plotësisht në grupin e intelektualëve që i japin frymë qytetit. Në vitin 1955 shfaqet në fushën e prozës me "Djem jete". Në vijim do të shkruajë edhe romane të tjera, si "jetë e dhunshme" (1959), "Nafta" (botim postum i vitit 1992). Paralelisht, përfshihet në botën kinematografike si bashkëpunëtor i Felinit dhe i Bolonjinit. Më 1960-1961 ndodh kalimi i tij në regjisurë, nëpërmjet filmit me metrazh të gjatë "Lypsari". Prodhimtaria e tij kinematografike është e ndjeshme: pothuajse një film në vit. Kujtojmë këtu filmat: "Mëma Romë" (1962), "Gjiza" (1963), "Ungjilli sipas Mateos" (1964), "Orrla dhe zogj" (1966), "Teorema" (1968), "Medea" (1969), "Dekame-roni" (1971), "Rrëfimet e Canterbury-t" (1972), "Lulja e një mijë e një netëve" (1974), "Salo ose 120 ditët e Sodomës" (1975). Në vitin 1973 nis bashkepunimin me gazetën "Corriere delia sera". Përmes një sërë artikujsh të përmbledhur më pas në vëllimet "Shkrime korsare" (1975) dhe "Letra luterane" (botim postum i vitit 1976) - shkrimtari përballet me probleme shumë therëse të italisë bashkëkohore. Natën mes 1 dhe 2 nëntorit të vitit 1975, Pasolini vritet në Hidroportin e Ostias, prane Romës. Fabuia e romanit "Jetë e dhunshme" është përvijuar në mënyrë të rrufeshme një mbrëmje të vitit 1953 a 1954... Ishte një ajër i lagësht e i dhembshëm... Po ecja nëpër llucë. Te një stacion autobusi, aty ku fillon kthesa e Pjetralatës, u njoha me Tomazin, fytyrën e të ciiit, më pas e kam përshkruar në mënyrë identike... Ashtu siç bëjnë zakonisht djelmoshat romanë, ai u tregua menjëherë i afërt: brenda pak minutash më rrëfeu tërë historinë e tij. (Pier Paolo Pasolini "Flamujt e bukur", 1966) “ Tomazi, Leloja, Xukabi dhe çunakët e tjerë që banonin në mëhallën e barakave, në Rrugën e Maleve të Pjetralatës, si gjithmonë, pas shujtës së mëngjesit, ia behnin në oborrin e shkollës të paktën gjysmë ore para kohe...”
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania