♣ Ti ke një ke një sekret. Ti gëzon një talent të veçantë. Ti e vendos se si do ta përdorësh dhe askush tjetër.♣
Morigana Krou mund të ketë shpëtuar nga mallkimi që e ndiqte, mund t'i ketë kaluar me sukses të katër sprovat, mund të jetë bërë pjesë e Shoqërisë së famshme të Mrëkullit, por rrugëtimi i saj sapo ka filluar...Banorët e qytetit magjik të Nevërmurit i kanë ende të gjalla në kujtesë mizoritë e shkaktuara nga i vetmi Mjeshtër tjetër Mrekulli që njohin, Ezra Skuolli. Ndaj, pa i dhënë asaj mundësi që ta shpërfaqë veten, ata mendojnë se talenti i saj në thirrjen dhe përdorimin e Mrekullit, e bën atë po aq të rrezikshme.
Prandaj, kur disa nga banorët e qytetit fillojnë të zhduken në mënyrë të mistershme, nuk është për t'u habitur që Morigana është e dyshuara kryesore. Është detyrë e Moriganës dhe e shokëve të saj që t'iu provojë të kundërtën, përpara se ta dëbojnë përgjithmonë nga Shoqëria e Mrekullit, nga shtëpia e saj e vërtetë. Ky libër magjepsës dhe drithërues që pason 'Nevërmur - Sprovat e Morigana Krout', bestseller sipas 'New York Times'dhe fitues i shumë çmimeve, është po aq interesant dhe tërheqës, dhe me siguri që do ta mbajë gjallë vëmendjen e lexuesit deri në faqen e fundit.
Pjesë nga libri:
— Tashmë ju jeni një njësi e vetme. Keni përgjegjësi për njëri-tjetrin. Duhet ta mbroni njëri-tjetrin. Prandaj,nëse dikush, kushdo prej jush, na e thyen besimin... E Urta Kuin ndaloi sëfoluri dhefytyra i mori njëpamje serioze. Ajo i pa tëgjithë me radhë derisa sytë i mbetën tek Morigana.
— ...atëherë të nëntë do të përjashtoheni nga Shoqëria e Mrekullit. Përgjithmonë.
Çmimi:
1000 Lekë