titleToAlt
Aliu ishte një hegjemon i lavdishëm, i vetmi kolos, të cilin shekulli XIX mundi ta vërë kundrejt Bonapartit, një politikan i zoti dhe si njeri me një energji jo të zakonshme, se ai ka sfiduar Napoleonin, sa sulltani ia kishte frikën, kurse Fuqitë e Mëdha e merrnin me të mirë për ta bërë aleat... .Hero i Epirit, i frikshëm, i tmerrshëm, imitonjës i Pirros, si një nga burrat më të dëgjuar të shekullit, i lindur në atë truall prej atij qielli, nga i cili u lind Filipi, Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu, si një zot fuqiplotë në trojet e Epirit dhe gjeneral i pashoq me shpatë në dorë, duke luftuar e zbutur nëpërmjet civilizimit raca, fise të egra të cilat prej shekujsh shkretuan Epirin. ....Si një korr sorrash u voll kaq vrer mbi Aliun, sa figura e tij u kthye në të kundërtën e tij, kurse meritat e tij u mbuluan me llumine hedhur mbi të.
Çmimi: 1700 Lekë
titleToAlt
Teksti “Historia e Perandorisë Bizantine” është hartuar mbi programet për studentët e degës së historisë të Universitetit të Tiranës. Qëllimi kryesor i këtij teksti është të japë një tablo pak a shumë të plotë të historisë së kësaj perandorie. Libri përbëhet nga tre pjesë të mëdha. Pjesa e I i kushtohet gjendjes ekonomike të shtetit bizantin. Pjesa e II u kushtohet zhvillimeve politike. Pjesa e III i kushtohet qytetërimit bizantin në fushat vijuese: arsim, letërsi, filozofi, teologji, arkitekturë dhe pikturë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Teksti “Historia e Perandorisë Osmane” është hartuar në bazë të programit të ri për studentët e histori-gjeografisë me specialitet të parë histori dhe me specialitet të dytë gjeografi. Ky tekst, sigurisht, nuk pretendon të zhvillojë gjithë historinë e Turqisë, e cila ndahet në këto pesë periudha të mëdha: 1. Nga lashtësia deri në periudhën e pushtimit të Anadollit nga turqit selxhukë. 2. Sulltanati i Anadollit. 3. Bejllëqet turke të Anadollit. 4. Perandoria Osmane. 5. Republika e Turqisë.
Çmimi: 1500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania