titleToAlt
Galipi, një avokat nga Stambolli, pinjoll i një familjeje të madhe, ka hyrë në rutinën e martesës së tij, edhe pse e ka prekur ëndrrën: është martuar me vajzën që ka dashur qysh në femijëri, e cila është njëherësh edhe kushërira e tij e parë. Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj, një gazetar shumë i njohur. Orhan Pamuk ndërthur historinë prej "detektivi" të Galipit, me kronikat e shkruara nga Xhelali ndër vite dhe ndërton një histori të pazakontë. Tek endet në kërkim të Ryjasë së tij të dashur, avokati ynë do ta përshkruajë mahnitshëm Stambollin e paqetë e plot kaos të fillimit të viteve 70-të, mu pas grushtit të fundit të shtetit, mes trazirash politike që nisën qysh pas vdekjes së Ataturkut. Përse e ka lënë Ryjaja aq befas? Galipi nuk është më i qetë në lëkurën e vet dhe nis ngadalë mu si një dytës, të marrë identitetin e Xhelalit, njeriut që ka adhuruar më së shumti në jetë, nis të flejë natën në shtratin e tjetrit dhe të veshë përnjëmend rrobat e tjetrit, t'i përgjigjet telefonit të tij, madje zë e shkruan edhe kolonat e tij të gazetës. "Libri i zi" është një sagë mahnitëse, një rrëfim plot mistere që të lë pa frymë dhe që me densitetin e ndodhive dhe peshën e së shkuarës që bart, të çon në zemër të një historie mbresuese.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Orhan Pamuk, shkrimtari më rëndësishëm i Turqisë së sotme, fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006, në këtë libër të mrekullueshëm autobiografik, na bën një guidë gjeografike, historike dhe psikologjike, thellësisht melankolike e të ndjerë, nëpër Stambollin e tij të dashur, qytetin ku u lind dhe që nuk e braktisi kurrë, qyteti që i shenjoi sa trishtim aq edhe famë, qytetin që e deshi me të gjitha dritëhijet, me të gjitha "humbjet" dhe lavditë. Ndryshe nga shumë të tjerë, Orhan Pamuk, duke parë përtej joshjes së shkëlqimtë bosforiane, ka qenë, siç thotë edhe vetë, në kërkim të domethënies së aq pse-ve që ky libër ngre: "Pse në çaste dëshpërimi, zemërimi dhe brenge, më pëlqente ta përytyroja veten duke u endur rrugëve në mes të natës? Pse nuk më pëlqenin pamjet e ndriçuara të Stambollit, që u pëlqejnë turistëve e që shtypen nëpër kartolina, por rrugicat e pasme të mugëta, buzëmbrëmjet, netët e acarta të dimrit, njerëzit si hije që mezi shquhen nën dritën e Ilambave të zbehta të rrugës, rrugicat me kalldrëm dhe shkretia që tashmë po harroheshin nga të gjithë?
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të' Sulltan Muratit të III-të, janë ngarkuar të përgarisin librin, që i plotpushtetshmi i Lindjes do t'ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim. Libri duhet të shprehë fuqinë e perandorisë dhe aftësinë e miniaturës orientale për ta dhënë atë. Gjithçka është e fshehtë, por në punën e drejtuar nga Enishte Efendi, ka diçka ndryshe nga e zakonshmja e miniaturës së kohës. Ajo po kërkon të ndryshojë, të marrë detaje të reja, të panjohura dhe t'i përqaset elementëve perëndimorë të pikturimit, veçanërisht atyre të Rilindjes italiane. Të dyja format e artit janë të arrira, të dyja janë të përkryera. Cilën do të zgjedhin palët? Presioni, edhe pse i fshehur, duket i madh. Është koha e një fondamentalizmi të dhunshëm. Sakaq fillon saga e kundërshtisë së heshtur; miniaturistët vriten njëri pas tjetrit, dhe të tjerë pas tyre janë të kërcënuar. Simbolet e mbajnë dramën në pezulli deri në fund, bashkë me një linjë dashurie mes Zezit dhe Shekures, personazhit më fin të romanit, e cila mban peshën në bartjen e këtyre simboleve në rrëfim. «Unë jam e kuqja» është një thriller mjeshtëror letrar dhe një meditim i gjatë për dashurinë dhe devotshmërinë aitistike.
Çmimi: 1700 Lekë
titleToAlt
"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979 në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e hidhur e të cilit e përshkon këtë libër. Rrëfimi fillon me rënien e Perandoris Osmane dhe pasojat e saj, dhe jep një imazh të mrekullueshëm të Stambollit dhe të banorëve të tij për një shekull të tërë. Është Shefqeti, një prej tregtarëve të parë myslimanë, ai që na përgatit për një botë të tërë imazhesh dhe ndodhish si dhe këtë ortek marramendës idesh dhe kronikash. Ai po bëhet gati që të martohet, ëndërron të zgjerojë biznesin e tij dhe të bëjë pasuri, të krijojë një familje të madhe, madje një familje moderne stambolle me shembëlltyrën e jetës perëndimore, ndikim që ka nisur të ndjehet tashmë nëpër ajër. Tregtari ynë ia del të mbledhë kapital dhe të bëhet një qytetar i ri i botës në këtë Republikë të re turke. Me përvojat dhe jetën e pasur të Shefqetit, të të bijve dhe të nipërve rrija në dritaren time, ndërkohë që miqtë e mi përballeshin jashtë me terrorin. Ndjehesha fajtor që në ato ditë kur qëmtoja për këtë libër, miqtë e mi arratiseshin nga vendi ose futeshm nëpër burgje," shkruan Pamuk për ditët kur e formësonte këtë vepër, ky prag i pare nga nis jeta e tij e gjatë prej rrëfimtari të madh.të tij, Pamuk na jep historinë e modernizimit të Turqisë së shekullit të 20-të. "Unë
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
“Flokëkuqja” është vepra më e fundit në shqip e nobelistit turk, Orhan Pamuk, të cilën e ka përkthyer Spartak Kadiu në gjuhën origjinale. Një tjetër majë e mjeshtrit të letrave, fama dhe numri i lexuesve rritet çdo ditë.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
"Dy vjet para vdekjes së tij, babai im më dha një valixhe të vogël tëmbushur plot me shkrimet e tij, shkrimet me dore dhe fletoret." Orhan Pamuk mbajti një fjalim të quajtur "Baulja e babait tim", kur mori Çmimin Nobel në Letërsi në dhjetor të vitit 2006. Ky fjalim emocional i cili përcjell në mënyrë të sinqertë përpjekjet shpirtërore tridhjetë e dy vjeçare të Pamukt për të shkruar, pati një ndikim të thellë, në mbarë botën. Kjo është një vepër unike, librër personal për atë që të shkruarit është, si të bëhesh shkrimtar, jeta dhe të shkruarit, durimi i shkrimtarit dhe sekretet e artit të romanit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet e romanit “Muzeu i pafajësisë”, zhvillohen në verën e vitit 1975. Kemali, një djalë i ri i shtresës së lartë të Stambollit, është gati për t’u fejuar me Sibelin, një vajzë aristokrate, të shkolluar në Perëndim. Por një kthesë e beftë e fatit do ta kthejë Kemalin në “robin” e një dashurie me një shitëse të thjeshtë, kushërirën e tij, Fysunin. E gjithë bota e tij përmbyset dhe Kemali, do të ecë mes përpjekjesh, vuajtjesh dhe ëndërrimesh në spiralen e dashurisë së tij të afërt e të parrokshme.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai mbërrin në qytetin kufitar Kars, ku dimrat janë të acartë. Ka, kryqëzohet nëpër rrugët e qytetit, që për shaka të borës së madhe izolohet për disa ditë nga pjesa tjetër e botës. Ai hyn nëpër çajtore, bare, shitore e vende ku do të takojë njerëz të shumtë, ndër to edhe një ish-oficer që do t’ia ndryshojë fatin vetë qytetit. Ka, bie pre e situate të rënda dhe peng i gënjeshtrave dhe thashethemeve, por gjatë qëndrimit të tij në hotelin “Karpllas”, ai e ndjen se mund të gjejë lumturinë në këtë humbëtirë.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Një student i inxhinierisë, Osmani i shtyrë nga leximi i një libri “të çuditshëm”, ndërmerr një udhëtim stacionar nëpër qytete, qyteza e fshatra të njohura apo të humbura të Turqisë. Në fund të kësaj udhe, djaloshi ynë rrëfimtar, do të bjerë shpejt pre e pasionit ndaj një vajze, Xhananit, e cila e fut në shtjellën rrugëtuese të këtij libri, e të dy bashkë vazhdojnë kërkimin e asaj “Jete të re”, për ku i frymëzon libri.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania