...i rilexuar sot, rreth pesëdhjetë vjet mbasi është shkruar, ky roman godet në një shënjëstër shumë gjerë, të pakufizuar as në hapësirë as në kohë. Ashtu si uniciteti i së keqes të viteve tridhjetë që tani vihet në diskutim nga ripërtëritja e ligjërimeve dhe urrejtjes që dukeshin të harruara përgjithnjë, ashtu dhe ai që duhet të ishte një denoncim i zjarrtë kundër përbindëshit të diktaturës komuniste, sot mund të rilexohet si një manual psikolkogjie i diktatorit, dhe funksionimit të makinës totalitare - frikë, paranojë, gënjeshtër, manipulim, dhunë, korrupsion, mëri, autarki dhe mediokritet - në emër të një pushteti që duhet pëqendruar në pak, fare pak duar.
Çmimi:
2500 Lekë