titleToAlt
J. Krishnamurti u dha mësim të rinjve në mbarë botën dhe themeloi shkolla në Kaliforni, Angli dhe Indi. Ai ka thënë: "Kur njeriu është i ri, ai duhet të jetë revolucionar, jo thjesht në revoltë... dhe të jesh revolucionar psikologjikisht do të thotë të mos pranosh asnjë lloj modeli.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
A ju ka ndodhur ndonjëherë që të perfundoni në një grindje për shkak se ju kanë keqkuptuar? Ju ka ndodhur që të mbeteni si i shastisur prej paaftësisë së plotë të një kolegu për ta kuptuar qëllimin tuaj? Apo thjesht ju ka ardhur në majë të hundës, sepse nuk ju dëgjon njeri? Nuk jeni i vetmi. Pas një takimi katastrofik me një sipërmarrës të suksesshëm, i cili ishte i bindur se ishte "rrethuar nga idiotë", eksperti i komunikimit, Thomas Erikson, iu përkushtua punës për të kuptuar se si funksionojnë njerëzit dhe arsyen se pse shpesh ne e kemi tepër të vështirë që të krijojmë lidhje me të tjerët.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Zemra e meditlmit është një libër i jashtëzakonshëm në të cilin Shenjtëria e Tij, Dalai Lama, na jep detaje të hollësishme rreth meditimit. Ky libër u mundëson lexuesve një pamje bindëse për mënyrën se si mund ta vënë veten në një gjendje të thellë që shkon përtej shtresave kufizuese të mendimeve të tepërta dhe se si të lëshohen në thelbin e zhveshur të mendjes më të thellë. Qëllimi është të shfrytezohet hapësira ndërmjet mendimeve për të përjetuar një nivel më të thellë të ndërgjegjësimit themelor dhe për ta nxjerrëate në plan të parë, duke kuptuar kështu sfondin e të gjitha përvojave të ndërgjegjshme. Ky libër është tepër i pasur dhe pasqyron thellësinë e kulturës medituese dhe reflektuese, të mbushur plot me mirësi dhe prakticitet. Ai është një shembull ndriçues i asaj se si ky qytetërim i madh tibetian qe ka pasur një ndikim kaq të jashtëzakonshëm në pjesën më të madhe të Azisë, ende vazhdon të jetë dobiprurës për botën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një nga aftësitë më të vlefshme në ekonominë tonë është duke u berë jashtëzakonisht e rrallë. "Puna e thellë" është aftësia për t'u përqendruar pa u shpërqendruar te një detyrë me kërkesa të larta kognitive. E krijuar nga autori ne blogun e tij të mirënjohur Hilet e studimit, puna e thellë do t'ju bejë më të zotë tek ajo që ju bëni,.do t'ju lejojë të arrini më shumë brenda më pak kohe dhe do t'ju sigurojë ndjesinë e përmbushjes së vërtete që vjen nga zotërimi i një aftësie. Shkurtimisht, puna e thellë është si një superfuqi në ekonominë tonë, që bëhet dita-ditës më konkurruese.
Çmimi: 1200 monedha
titleToAlt
Gjuha juaj e trupit, është dukshme pothuajse gjatë tërë kohës...prandaj, a nuk është e rëndësishme ta dini se çfarë mesazhi po dërgoni?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një nga mësuesit filozofë më të mëdhenj në botë, Krishnamurti, ofron urtësinë e tij frymëzuese për shumë nga vështirësitë që hasim në jetë, që nga marrëdhëniet dhe dashuria, e deri tek ankthi dhe vetmia. Ai u jep përgjigje pyetjeve të tilla si "Cili është kuptimi i jetës?", "Si mund ta jetoj jetën me gjithçka që ofron ajo?", për të nxjerrë në pah mënyrën më të mirë për të qenë vetvetja. I lexuar nga miliona njerëz të të gjitha sferave të jetës, Krishnamurti na tregon se nuk kemi pse ndjekim asnjë rrugë, asnjë autoritet më të lartë, asnjë guru dhe se në fund të fundit mënyra se si e jetojmë jetën tonë është përgjegjësi e jona. "Një nga pesë shenjtorët e shekullit të 20-të."-Revista TIME "Krishnamurti ka ndikuar thellësisht në jetën time."- DEEPAK CHOPRA "Mrekullisht i mençur." -JACK CORNFIELD
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Unf*ck yourself është një shuplakë miqësore nga universi për të zgjuar potencialin tuaj të vërtetë dhe për të filluar të jetoni në mënyrë spektakolare. Autori i mirënjohur dhe trajneri i çështjeve personale Gary Bishop ju tregon se si t'ia mbyllni gojën atij kritikut tuaj të brendshëm dhe se si të luftoni për diçka më të mirë. Cilatdo qofshin problemet tuaja, mos humbni më kohë duke pritur një zgjidhje magjike, sepse ajo nuk ka ndërmend të vijë. Ajo që do t'ju gëzojë është lajmi i mirë se e vetmja pengesë që ju ndalon të keni një jetë më të lumtur dhe të përmbushur jeni vetë JU.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t'ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm? Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Jiddu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm dhe urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar, detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur. Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t'i frymë-zojnë, do t'i sfidojnë dhe do t'i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t'u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi. "Unë mendoj se pikëpamja e Krishnamurtit për kohën tonë është se njeriu duhet të mendojë vetë dhe jo të ndikohet nga ndonjë besim i jashtëm apo nga autoritetet shpirtërore."- Van Morrison "Ta dëgjoje Krishnamurtin ishte njëlloj si të dëgjoje nj'ë ligjëratë të Budës... një autoritet i lindur dhe tepër i fuqishëm." -Aldous Huxley
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania