“Një ndër shkrimtaret më të mëdhaja humaniste të Europës.”
The Economist
Një ndër veprat më të njohura të Olga Tokarczuk, një ndër
shkrimtaret më të rëndësishme të panoramës së sotme letrare
botërore: fituese e çmimit Nobel për Letërsinë dhe Çmimit
International Man Booker Prize. 2018.
Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension e
vendosur në një fshat të largët malor ku ajo jep mësim në një shkollë
të vogël, dhe po ashtu kujdeset për "shtëpitë verore". pronarët e të
cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe
poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, Ëilliam
Blake. Jeta e saj, sidoqoftë, rrjedh e qetë, deri kur në fshat ndodhin
një sërë vdekjesh misterioze.
Fillimisht, policia mendon se bëhet
fjalë për një rregullim hesapesh mes njerëzish të përfshirë në krim.
Gati të gjithë viktimat janë pjesë e elitës lokale, të cilët po ashtu
i lidhte pasioni për gjuetinë. Por Janina mendon se vrasja e tyre
në të vërtetë, është një lloj ndëshkimi i merituar, aq më tepër kur
gjurmët e gjetura në vendin e krimit të bëjnë të mendosh se vrasjet
mund t'i kenë kryer. kafshët! Por kur Dushejko e parashtron këtë
teori të saj, në fillim atë e marrin thjesht si një plakë të rrjedhur.
por më pas ajo kthehet vetë në një ndër të dyshuarit kryesorë.
Një roman i bukur, një thriller ekologjist e metafizik, i
ndërtuar rreth një enigmë, në një stil që të kujton atë të veprave
më të mira të Agatha Christie, duke na konfirmuar njëkohësisht
se një thriller mund të shërbejë fare mirë si një instrument i
fuqishëm i kritikës sociale.
Çmimi:
900 Lekë