titleToAlt
Njëzetekatërvjeçarja Veronika duket sikur ka gjithçka - rininë dhe bukurinë, të dashurin dhe një familje që e do, si edhe një punë përmbushëse. Por diçka duket se mungon në jetën e saj. Kështu që, një mëngjes të ftohtë nëntori, ajo merr një grusht pilulash gjumi, duke pritur të mos zgjohet më kurrë. Megjithatë ajo zgjohet, në një spital psikiatrik ku i thuhet se i kanë ngelur vetëm disa ditë për të jetuar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të drogës. Policia që është vënë në ndjekje të një emigranti nga Kosova të përfshirë në rrjetin e drogës, arrin deri në një apartament pranë stacionit Aral në Rue d'Hollerich dhe arreston një student luksemburgas, një prostitutë nigeriane duke konsumuar drogë... Por studenti i kapur në flagrancë është djali i kolonel Mulinarit, njëri nga figurat më të rëndësishme të policisë vendase, i cili ia ka kushtuar jetën deri sa doli në pension, luftës kundër krimit dhe drogës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
”Të gjithë kanë tre jetë: një jetë private, një jetë publike dhe një jetë të fshehtë...” Gabriel García Márquez Në vitin 1999, pasi kishte botuar tre romane të shndërruara në kult, shkrimtari i njohur Natan Fawles njoftoi se nuk do të shkruajë më dhe tërhiqet në Bomont, një ishull i egër dhe sublim në brigjet e Mesdheut. Vjeshtë 2018, Fawles nuk ka dhënë asnjë intervistë të vetme për njëzet vjet. Ndërsa romanet e tij vazhdojnë të rrëmbejnë lexuesit, Matilda Monej, një gazetare e re zvicerane, mbërrin në ishull, tepër e vendosur për të zbuluar sekretin e tij. Të njëjtën ditë, trupi i një gruaje zbulohet në një plazh dhe ishulli mbyllet nga autoritetet. Pastaj fillon një përballje e rrezikshme midis Matildës dhe Natanit, ku përplasen të vërteta të fshehura dhe gënjeshtra të pranuara, ku preken rrëshqanthi dashuria dhe frika... “Ndërtuar me mjeshtëri! Asnjëherë Guillaume Musso nuk i ka rrëmuar karakteret e tij kaq mirë, nuk u ka dhënë atyre kaq thellësi psikologjike.” -Bernard Lehut - RTL “Shkrimi është gjithnjë po aq i rrjedhshëm, i mprehtë, që të lë pa frymë.” -Bernard Thomasson, - France Informacion “Një histori miqësish helmuese, thriller që (pothuajse) të gjithë prisnin.” -Pascale Frey - SHE “Midis Twin Peaks and Hitchcock-ut.” -La Republicca
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Fjalë nga autori: “Paladium është historia ime e disa ditëve; ku pa asnjë shkak, përfundova i paralizuar kokë e këmbë, në pamundësi për të lëvizur qoftë edhe një muskul të vetëm; i braktisur nga të gjitha shqisat dhe çdo mjet komunikimi tjetër me botën e jashtme. Është drama dhe frika e një udhëtimi përtej kufijve të largët të ekzistencës njerëzore, territoreve të sunduara nga dhuna, vdekja, poshtërimi dhe seksi... Paraliza është një gjendje si të shkelësh mbi xhama të thyer. Një portë e mbyllur krah botëve të tjera; me prostituta dhe demonë, me burra që kanë humbur dinjitetin, me infermierë dhe krijues iluzionesh; të hedhura së bashku në një shakullinë urrejtjeje dhe shthurjeje. Një botë maniake, e tmerrshme: bota ime. "Paladium" është aksesi im në këtë udhëkryq; një ekspeditë në tokën e të vdekurve nëpërmjet nënndërgjegjes; që rrëmon në rrënjët e tronditjes dhe letërsisë, në një vend ku jeta jonë i imponohet vetes dhe kruspullohet së bashku me një mori historish të ndryshme që duhen rrëfyer.” Ky libër tregon historinë e vërtetë të një burri 29-vjeçar të paralizuar totalisht, i burgosur brenda trupit të tij dhe që varet nga të tjerët pë gjithçka. Është një udhëtim në thellësi të pavetëdijes dhe errësirës së saj, një udhëkryq pasqyrues i populluar nga halucinacione dhe iluzione delirante, eksplorimi i skutave të paparashikuara që zbulon sëmundja. Një përvojë befasuese njerëzore dhe letrare.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën..." Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t'u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. Të dy këta, që gati nuk e shqyejnë njëri-tjetrin, detyrohen të bashkëjetojnë disa ditë. Studio i përkiste piktorit të famshëm Sin Lorenz dhe ende në të ndihet pasioni i tij për ngjyrat dhe dritën. I dërrmuar nga vrasja e djalit të tij të vogël, Lorenzi vdes një vit më pare, duke lënë pas tri piktura, që tani mungojnë. Të magjepsur nga gjenia e tij, të intriguar nga fati i tij i Hahtarshëm, Medlina dhe Gaspari vendosin të bashkojnë forcat për t'i gjetur këto piktura që me sa duket janë të jashtëzakonshme. Por, për të zbuluar të fshehtën e Sin Lorenzit, ata do të duhet të përballen me demonët e tyre në një hetim tragjik, që do t'i ndryshojë përgjithmonë. Guillaume Musso firmos një thriller tërheqës dhe joshes, t ëbartur nga personaZHe tejet njerëzorë. Një zhytje marramendëse në boten misterioze të krijimit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani “Veronika vendos të vdesë” është best-seller në shumicën e vendeve të botës. Veronika, një vajzë e re e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjiatë, nuk është e lumtur. Më 21 nëntor 1997, vendos të vrasë veten. Pëerçapja për vetvrasje e çon në spitalin psikiatrik të viletës ku njeh të çmendur të vërtet si edhe një popullsi tepër normale, që ngjan të jetë strehuar pas muereve të larta të cmëndinës nga frika e së panjohurës, dëshira për të qqënë e sigurt ose nga lodhja e jetës rutinë. Atje, Veronika kupton se në se në çdo çast të egzistencës sonë, mund të zgjedhim mes jetës dhe vdekjes, për t’u ndier plotësisht në jetë, ajo duhet të njohë një pjesë të çmendurisë që mbart me
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një nga romanet më të suksesshme dhe më ambicioze të Guillaume Musso, “Vajza e Bruklinit” sjell historinë e dashurisë me Anën: Në këtë roman vijnë komplote djallëzore, personazhe unike, momente që të mbajnë pezull ndërsa romanin nuk e lëshon nga dora deri në faqen e fundit. Fragment nga libri: E mbaj fort mirë mend këtë çast. Ishim përballë detit. Horizonti vezullonte. Aty, Ana më pyeti: – Sikur të kisha bërë gjënë më të keqe, do të më doje përsëri? Të ishe ti, si do të përgjigjeshe? Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç’mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi. – Këtë e kam bërë unë. Sot, pashë sekretin e saj dhe e kuptova që rrugët tona do të ndaheshin përgjithmonë. I tronditur, u ngrita dhe u largova pa thënë asnjë fjalë. Kur u ktheva, ishte tepër vonë: Ana qe zhdukur. Dhe, që nga ajo kohë, po e kërkoj.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani magjepsës i Paulo Coelho – s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë. Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja, për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat. Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën. Por, ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e tij. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë "së bashku me Djallin"? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji? Përse të renë Shantal, e vetmja bartëse e sekretit të tij, nuk mund ta zërë gjumi dhe ka frikë t'u tregojë të vërtetën bashkëfshatarëve të saj? Rrëfimi në roman zbulon këto të fshehta, duke qenë një sfidë midis së Mirës dhe së Keqes dhe njëkohësisht shprehje alegorike mbi forcën tronditëse që çdo qenie njerëzore ka brenda vetes: Aftësinë për të zgjedhur në çdo çast të jetës rrugën për të rimarrë veten.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit “Vajza e rërës” - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t’u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës. Pas vdekjes së të atit, më në fund, personazhi kryesor vendos të jetojë si një grua duke zbuluar ç’do të thotë të jesh vërtet femër, duke i bërë ballë të gjitha sfidave dhe imponimeve negative të një rrethi shoqëror tejet fanatik...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kolonel Kadafi jeton i tmerruar orët e tij të fundit. I braktisur nga të gjithë, plot dyshime, e kuptoi tepër vonë shkatërrimin ku qe zhytur vendi dhe tani vetmia e detyron të shohë brenda vetes e të mendojë për jetën e tij.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Vëllezërit Shiler, Rashel dhe Malrih, janë mjaft të ndryshëm. Kanë lindur në një fshat të vogël në Algjeri nga një baba gjerman dhe nënë algjeriane, por janë rritur nga një xhaxha i moshuar në një nga getot e Francës. Rasheli është një emigrant model, i bindur ndaj ligjit. Malrihi është e kundërta e tij. Ndjehet gjithnjë e më shumë i tjetërsuar dhe i zemëruar, i duket sikur e pret një e ardhme e zymtë dhe e pashmangshme. Por kur fondamentalistët islamikë u vrasin prindërit në Algjeri, fatet e dy vëllezërve shndërrohen plotësisht. Rasheli zbulon të vërtetën tronditëse në lidhje me familjen dhe gati shtypet nga pesha e mëkateve të babait të tij, një ish-oficer SS. Pas vetëvrasjes së Rashelit, Malrihit i duhet të përballet i vetëm me të vërtetën e tmerrshme. I ndaluar në Algjeri, "E fshehta e muxhahedinit gjerman" është një roman novator. Për herë të parë, një autor arab trajton drejtpërdrejt implikimet morale të Holokaustit, duke hequr paralele mes nazizmit dhe fondamentalizmit islamik. Por romani i mbushur me komplote trajton edhe "luftën e pistë" në Algjeri në fillim të viteve 1990 dhe gjendjen e zymtë në getot myslimane të Francës. Bualem Sansal përballet me të gjitha këto çështje me sinqeritet dhe guxim të paparë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Endrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur. Historia ndjek Nafa Ualidin në Kasbah kur ky humb kontrollin mbi fatin e tij dhe tërhiqet nga një lëvizje radikale islame. "Ëndrrat e ujqve" tregon sesi zhgënjimi kur gërshetohet me zërin tundues të fondamentalizmit dhe kaosin e luftës civile, mund ta kthejë një njeri normal në një vrasës me ndërgjegje, në një qenie që ngjall frikë e tmerr në shoqëri dhe që e pranon me përkushtim idenë e vdekjes së tij.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet. Dhe ku ka gjë më të tmerrshme për një fëmijë se sa lënia pas dore nga një nënë që adhuron vëllanë e madh. E shkuara kthehet pjesë-pjesë dhe pa patosin. Një roman prekës dhe shqetësues në të cilin lexuesi dëshmon nga brenda një mekanizëm që e shtyn drejt çmendurisë fatale qenien e thjeshtë njerëzore. Kur më në fund takohet me një grua, një qenie fatkeqe dhe e dobët si ai, vendos ta ndihmojë. Por deri në ç'pikë?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Më 17 dhjetor 2010, Mohamed Buazizi i vuri zjarrin vetes duke u vetësakrifikuar. Kur ambulanca arriti në vendin e ngjarjes zjarri ishte shuar, por Mohamedi nuk kishte më asnjë ngjashmëri me një qenie njerëzore. Ky veprim radikal i tij ishte sinjali që lajmëroi fillimin e Revolucionit Jasemin në Tunizi. Tahar Ben Jelloun, sjell në tregimin “Me zjarr” një histori të shkurtër, realiste dhe poetike, duke rikthyer në fokus ditët përpara sakrificës ekstreme. 24 kapituj të shkurtër si jeta e shkurtër e heroit të tregimit. Një tregim kushtuar revolucioneve arabe dhe atyre miliona burrave dhe grave anonimë që u derdhën nëpër rrugë duke kërkuar liri dhe dinjitet për të gjithë në vendin e tyre.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Ka po aq dhoma sa fëmijë. Ato nuk kanë të njëjtat përmasa. Disa lidhen me njëra-tjetrën me një portë të ulët, të projektuar keq. Dritaret janë të vogla, me përmasa të ndryshme. Salla e faljes ka zënë shumë hapësirë. E mbuluar me hasra, ajo pret një imam dhe besimtarë. Muhamedi s’ka kërkuar asnjëherë të marrë vesh nëse fëmijët janë myslimanë të mirë apo të këqij, nëse mbajnë ramazan, falen, pinë alkool… Ishte e paimagjinueshme. Përkundrazi, ai i përfytyronte të gjithë atje, me të në krye, duke drejtuar faljen, ata pas, të urtë, të bindur ndaj vullnetit të Zotit. I shihte dhe i dëgjonte tek i kërkonin Zotit ndihmë dhe pasuri. Pikërisht, në atë çast, u shfaq një siluetë e zezë, me dorashka të zeza, me papuçe të zeza. Një masë në lëvizje, ndoshta një grua ose një hajdut i fshehur në atë veshje qesharake. Hija sillej rreth e qark shtëpisë pa pushim. Këtë, sepse vetëm gratë besojnë në gjëra të tilla. Ajo “gjëja e zezë” nuk ndillte asgjë të mirë.
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania