titleToAlt
Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant-po dhe një variant-jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij. Pra, ngushtimi në alternativën pranim ose refuzim nuk është gjë tjetër veçse autopoieza e vetë komunikimit. Ajo diferencon pozicionin prej ku do të niset komunikimi vijues, i cili ose do të marrë si bazë konsensusin e arritur, ose do të ndjekë disensusin; por ai edhe mund të përpiqet që ta fshehë problemin dhe ta anashkalojë pikën delikate në të ardhmen. Çfarë është komunikimi?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përse shoqëria moderne është moderne? Cili është dallimi midis kësaj shoqërie dhe shoqërive të tjera që e kanë paraprirë? Dhe përse kjo shoqëri është komplekse? Cili është dallimi midis së vërtetës dhe së drejtës? Po midis dashurisë dhe pushtetit? Cili është dallimi midis sistemeve të dërgjegjes dhe shoqërisë? Po midis komunikimit dhe të kuptuarit? Po midis historisë dhe evolucionit? Çfarë do të thotë se shoqëria evoluon? Po idetë, a evoluojnë edhe ato? Këtyre pyetjeve kërkon t'u përgjigjet Teoria e shoqërisë: një teori që përdor njohuritë më komplekse të mendimit bashkëkohor për të përshkruar shoqërinë si sistem universal i komunikimit. Një teori që bëhet gjithnjë e më shumë aktuale dhe ngjall një interes gjithnjë e metë lartë në Europë, në Amerikë e në vendet aziatike.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania