titleToAlt
Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. I shkruar në shekullin XVI, me një qasje të re për kohën, përbën një nga veprat e para të filozofisë moderne, veçanërisht filozofisë politike. Princi, dhuratë jo e rastësishme (ndaj 'qëllimi arsyeton mjetin') për Lorenco de Mediçin, trajton temat kryesore që preokuponin princat; të kuptuarit dhe llojet e principatave, fitimi dhe ruajtja etyre, çfarë (nuk) duhet të bëjnë princat; çdo gjë që — një njeri që ka pushtet ose dëshiron të fitojë — duhet të ketë parasysh. "Në shumicën e rasteve, ata që duan t'i hyjnë në zemer një Princi e kanë për zakon që të ofrojnë ato gjëra që i vlerësojnë si më të dashurat për ta ose që vërejnë se i pëlqejnë më tepër Princit; për këtë arsye shumë herë shohim të ofrohen kuaj, armë, coha të arta, gurë të çmuar dhe stoli të tilla të denja për madhështinë e një princi. Duke dashur pra unë që t'i ofroj Madhështisë Suaj ndonjë dëshmi të dëshirës sime për t'ju shërbyer, nuk gjeta mes pasurive të mia asnjë gjë që ta çmoj apo ta vlerësoj më shumë sesa dijenitë lidhur me veprat e njerëzve të mëdhenj, të mësuara nga unë falë një reflektimi të gjatë mbi ngjarjet e epokës moderne dhe një studimi të vazhdueshëm mbi ngjarjet e së shkuarës: tanimë po jua dërgoj juve, pasi që i kam shqyrtuar me shumë zell, kam medituar lidhur me to dhe i kam përmbledhur në një vëllim të vogël. Dhe, ndonëse e gjykoj të padenjë për t'u paraqitur para jush kjo vepër, megjithatë kam fort besim se falë përmbajtjes së saj, ajo do të bëhet e pranueshme duke konsideruar se nga ana ime nuk mund t'ju bëhet dhuratë më e madhe, se të krijuarit për ju të mundësisë që brenda një kohe tejet të shkurtër të kuptoni gjithçka që unë, përgjatë shumë viteve dhe mes aq shumë vështirësive dhe rreziqeve, kam njohur dhe kuptuar. Dhe ta dini që nuk e kam stolisur këtë vepër me periudha retorike dhe me fjalë pompoze e madhështore ose me çfarëdo joshjeje tjetër apo stolie pavend, gjëra me të cilat shumëkush i mbush dhe zbukuron veprat e veta; sepse unë kam dashur fort që asgjë të mos e hijeshonte këtë vepcr, dhe që vcçse risia që ngërthen në vetvete argumenti dhe rëndësia e subjektit për të cilin flitet ta bëjnë atë të këndshme" - Nikolo Makiaveli
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vepra më e lexuar dhe e diskutuar e Niccolo Machiavelli-t, shkruar në verën e vitit 1513, trajton sesi merret pushteti, si konsolidohet dhe si duhet të sillet një sundimtar me armiqtë, aleatët dhe nënshtetasit e tij. Ekziston një moral për atë që duhet të nënshtrosh dhe një moral për atë prin, që frymëzohet nga përgjegjësia për të mbajtur në këmbë një shtet të qëndrueshëm e në dobi të të gjithëve. «Në çdo shtet ka dy orientime të ndryshme politike: ai i popullit; që nuk dëshiron të shtypet nga fisnikët dhe këta të fundit që duan të sundojnë dhe shtypin popullin; nga këto dy dëshira të kundërta, lind një nga tri zgjidhjet e mundshme politike: principata (Urania), republika (demokracia), ose anarkia e plotë. Të gjithë e dinë sa e lëvdueshme është për një sundimtar që të mbajë fjalën e dhënë e të jetojë me nder, pa qenë dinak e gënjeshtar. Megjithatë, përvoja e ditëve tona ka treguar se ata që kanë arritur të përmbushin dëshirat e tyre, e kanë bërë duke mos i mbajtur premtimet e dhëna dhe duke mashtruar njerëzit. Një sundimtar i mënçur nuk mund dhe nuk duhet ta mbajë fjalën e dhënë, kur ajo bie ndesh me interesat e tij dhe kur shkaqet që e detyruan të jepte fjalën nuk do të ishin më në fuqi. Miqësitë e bazuara në këmbim të favoreve dhe jo në bazë të madhështisë dhe fisnikërisë së shpirtit, janë si diçka e marrë hua që nuk mund të shpenzohet. Mënyra më e lehtë për të qeverisur një shtet, i cili ka qenë i lire para pushtimit, është t'ua besosh qeverisjen qytetarëve të tij. Të jesh i mirë për të gjithë, do të thotë... të jesh i keq për vete.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Makiaveli parashtron disa koncepte themelore të refleksionit të tij teorik në lidhje me të pazgjidhshmen të ndërtuar mes “luftës” dhe “politikës”, mes pushtetit ushtarak dhe pushtetit civil.” Arti i luftës”, mund të përcaktohet si një vepër kalimtare, pra nga literatura politike, aktive dhe qëllimore, në një forme shkrimi më të shkëputur dhe më pesimist.
Çmimi: 300 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania