titleToAlt
“Në këtë përmbledhje poetike mendova të sjell në shqip shtatë autorë: Maram Al Masri, Siri (Francë), Jorgos Hronas (Greqi), Gema Bocardo Clavijo (Spanjë), Duska Vrhovac (Serbi), Julijana Velichkovska (Maqedonia e Veriut), Nansi Daneli (Greqi) dhe Zdravka Sheiretova (Българи). Për ngjyrat, stilin, motivet dhe veçoritë që ka poezia e secilit autor veç e veç, po edhe e marrë së bashku, përmbledhjen poetike mendova ta titulloja Ylber ndjesish. Me pasionin për përkthimin, jam përpjekur që këto ngjyra poetike t'i sjell në ngjyrat dhe tingëllimën e bukur të gjuhës shqipe. Shpresoj që shijet estetike që ndihen në gjuhët origjinale të këtyre poezive l'i kem përcjellë po aq natyrshëm edhe në gjuhën tonë.” –Përkthyesi Dashamir Malo
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Arkipeshkvia e Shkodrës bën të ditur: Në këtë ditë vdiq i madhi Mahmud Pasha i Shkodrës (Regjistri i vdekjeve, fq. 153, data 3 tetor 1796, Shkodër)" Dhe padyshim ai do të quhet i tillë përjetësisht! "Duke dëshmuar për rolin e Ali pashë Tepelenës për bashkimin kombëtar dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar, për konsolidimin e procesit të formimit të shqiptarëve si komb, por edhe si nxites për lëvrimin e gjuhës shqipe, mund të shtyhet disa dekada më thellë në histori caku i fillimeve të nacionalizmit shqiptar, që lindi dhe vazhdon të jetë specifik, demokratik përtej feve dhe europianist." (F. Meksi) Naum Bredhi Veqilharxhi vuri gurin e parë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare që do të përfshinte të gjithë shqiptaret pa dallim feje. Populli shqiptar e pranoi porosinë e Naumit. Al ka tashmë një frymëmarrje të lirë dhe të lehtësuar, dhe shqiptarët që i gëzohen gjeografisë së plotë të shtrirjes së tyre të mohuar, artikulojnë aspiratat e veta për zhvillim nga shteti amë e pertej kudo ku për gjuhën shqipe u derdh gjaku i arbërit e zunë vend themelet e alfabetit simbol (F. Meksi) Ne parathënien e librit "Mashkulli i bletës" (Rumani, 1847) Vangjel Zhapa ka shkruar "Ne zoterinj jemi shqiptarë dhe vendi tonë ka fituar prej kohësh me luftë disa privilege legale nga Porta e Larte otomane".
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga libri: Mitik zjarri./ Mitik ai që njerëzve ua dhuroi./ Të rinj vetëm zjarrvënësit. Shkruaj emrin tënd/ dhe gjuha ime/ bëhet hyjnore.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky libër flet për arkitekturën për shqetësimet, synimet dhe arritjet e njerëzve që u morën me të dhe se si u prit puna e tyre. Kjo bëhet nëpërmjet historisë. Por, ashtu si çdo rrëfim tjetër, edhe ky vështrim historik, për nga natyra e vet, është i padrejtë, pasi lë në periferi mijëra e mijëra ndërtesa në të cilat u lindën, u rritën, jetuan dhe vdiqën njerëz. Diamante të vogla apo përmendore pompoze, ose thjesht të zakonshme, të gjitha ishin produkte të mundit dhe receptorë ëndrrash: andaj dhe vetëm për këtë arsye nuk e meritojnë harresën, ku çdo referim i ri për të tjera ndërtesa të së njejtës periudhe, ndoshta pak më të mira, pak më të rëndësishme, pak më të famshme, i shtyn gjithe e më thellë. Ky libër është një guidë leximi për arkitekturën e djeshme. me shikimin e kthyer kah e nesërmja. U shkrua me shpresën se do ta cysë lexuesin të kërkojë pikëpamje të tjera dhe të plotësojë njohuritë e tij me lexime librash të tjerë dhe ekzaminime burimesh të tjera. E, kësisoj, të shikojë edhe nje herë rreth tij magjinë e botës që e rrethon.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri Një lejlek kam shok. Asnjë tjetër./ Ai i bardhë. Unë i zi./ Zemrën e njëjtë./ Orë me bateri që ngarkon shtegtimi./ Këmbejmë ngjyrë/ sa herë matemi me dyshimin.../ Unë, veshur me ankth/ dhe ai, p më pyetur,/ më dhuron krahët e zgjimit...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Diamanti poetik i librit është, për mendimin tim, tregimi i shkurtër lirik, por dhe melankolik, Ata që vraponin si kuaj, një tekst ekzistencial për brishtësinë e trupit (të lulëzuar) dhe përfundimisht për vetminë lakuriqe të njeriut... Ky tregim s'ka pse ta ketë zili as tregimin kryevepër të Papadiamantisit Dashuri në dëborë.”-Profesor Jorgos Kehajiogllu Universiteti i Selanikut “Nuk ekziston asgjë njëdimensionale në tregimet e Kristos Haxhipapasit, as në gjuhë, as në narrativë, as në tematikën e tij. Kjo tregon kujdesin e tij të vazhdueshëm dhe përpjekjen e vetëdijshme me krijimin, çka e bën veprën e tij tejet interesante.” -Emilios Solomos shkrimtar Shkrimtari në vëllimin e tij të pestë me tregime Dashnorë nga raca armiqësore arrin të ndërthurë historinë me realitetin dhe trillimin, duke gërshetuar në mënyrë mjeshtërore ankthin ekzistencial me problematikën sociale dhe shqetësimin njerëzor. Kompozon një peizazh të përshtatshëm për zhvillimin dhe kultivimin e një ligjërimi befasues narrativ, me një prejardhje të qartë ideologjike. Ky vëllim rrezaton emocionalisht shpirtin qipriot, të mbingarkuar me pushtim, por në të njëjtën kohë posedon dhe pasionet "civile".
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: “Ç'do bësh, nuk e di a e pyeta kështu, me fjalë a shenja. Ai tha se paradite kishte qenë në Komitetin Qendror, te Foto Çami. Pse te Fotua, e pyeta unë, kulturën dhe letërsinë sikur i mbulon Ramizi. Ia kanë kaluar Fotos, tha ai, por mua m'u duk se kish zgjedhur vetë të mos shkonte te Ramizi.” “Nuk e di se në ç'zyrë e në ç'titullar është ankuar Dritëro Agolli, as ç'i ka thënë, po merret lehtë me mend jo vetëm prej meje, po dhe të rjerëve që dinë jetën time: atë që ka kritikuar Enver Hoxha vetë, që e hoqëm nga "Drita" dhe ju e merrni në "Zëri i popullit" e të tjera.”
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në një poezi bie shi pa pushim/ - Comme il pleure dans mon coeur -/ Dhe shiu do mbajë përgjithmonë, përgjithmonë/ Në këtë libër do gjendet gjithmonë/ Një gjethe e lagur.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një histori e vërtetë për përditshmërinë e jetëve tona, disa histori dashurie që pleksen së bashku, një histori tradhtie. Katër të rinj në udhëkryq me njëri-tjetrin, me veten, me ndjenjat, me zgjedhjet që bëjnë në jetë. Rregulla dhe ndalime, ëndërrime, përsiatje, pasione, varësi, lidhje dhe liri, mendime të vetmuara e të përbashkëta, ndarje e bashkime zemrash. Një aventurë në kërkim të lirisë; lirisë së mendjes, së zemrës, së zgjedhjeve, së dëshirave, lirisë së jetës dhe shpirtit. Një histori që s'mund të përmblidhet me disa fjalë, por duhet lexuar për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Arqile Garo vjen me një synim, të sjellë pothuajse tërë kampionet e ujërave të shenjta të poezisë së madhe greke, që ti si lexues t'i provosh një nga një për t'i pirë, të sjellë pothuajse tërë patriarkët e mëdhenj të fjalës poetike helene. E këtu puna ndryshon krejt, synimi i tij ngrihet deri në lartesinë e fjalës së madhe e befasuese që quhet mision. Një ndërmarrje sa "e frikshme", aq edhe ëe marrë", derisa mbetet një nga punët më të vështira e të skëterrshme që ka shpikur mendja krijuese e njeriut, kalimin e frymës së një gjuhe në tjetrën. ... e lexon këtë liber, mbushesh me madhështinë e shpikjes me sipërore, poezinë e perëndishme, qëndron diku i shastisur pas ndonjë poezie të paharrueshme, sa të marrësh pak veten e të ngopesh me frymë nga tronditja dhe i thua vetes: sa vonë na ka ardhur kjo poezi e madhe, ky libër që dropulliti ynë i palodhur po na dhuron tërë këtë kënaqesi shpirti.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky tekst është sa një studim për raportet e sotme prindër -femije, aq edhe një letër e hapur. Një letër që u drejtohet prindërve të zakonshëm, të cilët brenda familjeve të zakonshme rrisin fëmijë të zakonshëm. Një letër në mirëbesim drejtuar prindërve që mendojnë.Në mënyrë të pashmangshme këta prindër të zakonshëm hasin veshtirësi, dyshime ,probleme ndoshta edhe udhekryqe në raportet dhe marrëdhëniet me fëmijët e tyre. Në mjaft raste ata ndiejnë se dijet dhe njohuritë, mënyrat dhe fuqitë e tyre nuk mjaftojnë. Dhe gjithnjë e më shpesh shtrojnë pyetjen : “ Mos vallë fëmija ka nevojë për psikolog ?’’
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Si meteorë do të shuhen trupat tanë një ditë. Dhe shpirti ynë do të fluturojë në qiell sa herë të vijë pranvera. Kur ne të kemi ikur nga eshtrat e pleqta, ( si mijëra yje të vegjël) fosfori që do të ndriçojë netët e harresës do të jetë dashuria jonë! Pastaj era e ngrohtë e prillit me zë të ëmbël do të rëcitojë ende vargje që shpirti im do të thurë për ty!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Aleka ishte vetëm dhjete vjeçe kur zbuloi kartelën e saj në shtëpine e fëmijëve në Kavalla. Nuk kishte mbiemër pranë emrit... Vetëm fjalët "fëmijë i jashtëligjshëm", që i perkisnin asaj dhe fjala e panjohur "prostitutë" për të ëmën, e cila e pat lënë aty në moshën gjashtëvjeçare pa dhënë më pas asnjë shenjë jete për vite me radhë. Aleka e kaloi gjithe jetën duke u përpjekur t'u tregojë të tjerëve se nga një ferrë mund të dalë edhe një trëndafll. Edhe pse e plagosën, edhe pse e refuzuan, ajo ruajti gjithmonë një zemër të artë plot me dashuri për të gjithe. Babai, të cilin nuk e njihte, jetonte përherë ne shpirtin e saj së bashku me dëshirën e madhe për ta takuar një ditë. Një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, me të vërtetat tronditëse të jetës në vitet e një Greqie të plagosur nga kriza. Aleka, në kushte jo të favorshme jetese, ne varfëri, në vetmi, e braktisur dhe mes vështirësish të tjera do të luftojë t'ia dale dhe të realizojë ëndrrat e saj, mes tyre edhe takimin me të atin. Te gjithe ata që e njohën thanë të njëjtat fjale për të : Aleka nuk ishte njeri i zakonshëm. Ishte një engjëll që ra ne tokë gabimisht, një grua që dinte vetëm të dashuronte...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Vepra që po ju paraqesim pa dyshim që s’mund të përshkruajë në mënyrë të zgjeruar dhe të plotë historinë e Epirit në kohën e pushtimit turk. Materialet me shkrime të vjetra, të çdo natyre qofshin, që ndriçojnë çdo kënd të Epirit të kohës së shkuar, duhet të botohen për të qënë në dispozicion të kërkuesve, studiesve, historianëve.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një histori e vërtetë e një jemeniteje të vogël, që u përpoq të sfidonte arkaizmin e traditave të vendit të saj duke kërkuar divorcin. Dhe e mori! E para në këtë vend në jug të Gadishullit Arabik ku më shumë se gjysma e vajzave martohen para se të mbushin tetëmbëdhjetë vjeçe. Kuraja e saj u vlerësua shumë nga shtypi ndërkombëtar dhe historia e saj emocionoi gjithë botën. Ajo e ,tregon sot këtë histori, pas kalimit nga statusi i një viktime anonime në atë te'një heroine, për të inkurajuar të gjitha vajzat e vogla të moshës së saj që të mos bien në të njëjtin kurth si ajo.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri që ofrojmë është një antologji me tregime nga autorë grekë dhe jo antologji e tregimit grek. Është një përzgjedhje autorësh me shtrirje kohore nga mesi i shekullit të 19 e deri në ditët e sotme. Në të përfaqësohen autorë neohelenikë si A. Papadiamantis, A. Karkavicas, K. Theotokis, për të vazhduar me emra të tjerë si I. Venezi, S. Mirivilis, A. Samarakis etj., të cilët janë përkthyer e i janë prezantuar lexuesit shqiptar edhe më parë. Në këtë botim u është dhënë hapësirë më e madhe përfaqësimi autorëve të rinj e më pak të njohur, pavarësisht se koha akoma nuk ka bërë “shoshitjen” e saj, se ata janë në proces krijimi e ndonjëri në fillimet e krijimtarisë. Më të rinjtë përkthehen për herë të parë shqip, duke i dhënë mundësi lexuesit shqiptar që të njihet me letërsinë që krijohet sot nga brezi më i ri i shkrimtarëve grekë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ti heshte kur tjetri gënjente : gjëra për të qeshur dhe për të qarë
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në romanin "Një dashuri, dy jetë" veprojnë një galeri e tërë personazhezh, të skalitura me mjeshtëri artistike nëpërmjet majës së penës krijuese të autores. Tipa dhe karaktere me të cilat ndeshemi përditë udhëve të jetës njerëzore. Ata përfaqësojnë grup - mosha të ndryshme, nivel kulturor që ndryshon nga njeri tek tjetri për nga mentaliteti, psikologjia, mënyra e të menduarit dhe të vepruarit për të arritur qëllimet e tyre. Megjithëse "skena" dhe mjedisi ku luhet drama e fateve të tyre është me qindra kilometra larg, të duket se në çdo faqe të librit "takon" shokun e punës, mikun e tavolinës së kafesë, fqinjin tënd, vartësin, eprorin, të dashurën, njerëz me të cilët, me apo pa dashjen tënde të lidhin fije të dukshme e të padukshme në jetën e përditshme. Gjithsesi, të gjithë janë aktorë të realitetit ku lind, zhvillohet, vërtitet dhe shuhet jeta njerëzore, njerëz të sinqertë e të mirë, ambiciozë dhe hipokritë, dashamirës dhe dashakeq. Duke zhbiruar me nuhatje artistike, autorja e romanit ka mundur të depërtojë në brendësi të shpirtit të tyre, të atij "laboratori" të ndërlikuar, në thellësi të të cilit "gatuhen" ndjenjat njerëzore dhe të nxjerrë prej andej me majën e penës anët pozitive dhe negative, duke e bërë portretin e çdo njerit prej tyre të dashur, apo të urryer prej lexuesit. Një meritë e Melina Tudës është fakti, se duke i mëshuar anës së brendshme të karaktereve të personazheve, ia ka dalë mbanë me sukses që në sytë e lexuesve, "bukuria" shpirtërore të triumfojë mbi bukurinë fizike. Romani i sapo shfletuar hapet me një fjali, ku shkruhet: "Zoti thotë se njerëzit që duhen nuk duhet të ndahen". Pas kësaj lexuesi mbushet me shpresë se epilogu i librit do të jetë një triumf i kësaj fjalie, por "takimi" faqe pas faqe me personazhet e shumtë, "thyhen" edhe besimin e shpresëtarit më optimist, e bën të vuaj, të lëngojë prej dhimbjes dhe të pyesë veten: Përse duhet të ndodhë e kundërta? Përse duhet që një dashuri të ndahet mes dy jetëve, kur dy zemra nën ritmin e dashurisë duhet të rrahin si e një e vetme, me të njëjtin ritëm?! Romani është i mbushur me shumë pyetje të tilla plot ankth, që nxjerrin krye e dalin në sipërfaqe për të dëshmuar se është e pamundur t'i shmangesh rrjedhës së fatit. Ai luan lojëra të çuditshme me njeriun, duke e detyruar atë t'i nënshtrohet. Rrallë herë ai merr nga jeta atë që dëshiron, më së shumti kënaqet me atë që ka. Kësisoj edhe pse lufton, përpiqet, mundohet pa reshtur nuk mund ta zgjedhë vet fatin e jetës, përkundrazi, është fati ai që përcakton jetën e tij. Ky mesazh i lashtë sa vet jeta mbi tokë, shprehet qartazi në fjalën e personazhes kryesore, Irinit, drejtuar burrit të saj në faqet e fundit të librit: "Më vjen keq Aristo, ne të dy luajtëm dhe humbëm…!". Duke i mbyllur këto shënime, mund të themi se romani "Një dashuri, dy jetë" është një kënaqësi më tepër për lexuesin shqiptar, ku çdo njeri gjen aty një "copëz" nga jeta e vet. Pas shfletimit të faqes së fundit, m'u kujtua shënimi i një studenteje në panairin e librit: " Shpresoj që ky të mos jetë libri i fundit firmosur prej Melina Tudës". Ashtu urojmë të gjithë, derisa romanet e shkruara prej saj deri më tani, lexohen me kënaqësi prej lexuesit të çdo moshe.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania