titleToAlt
Sytë nnk shuhen kurrë, Bilbili dhe perandori, Mjelmat e egra, Shitësja e vogël e shkrepseve, Një luledele e vogël, Çakmaku, Lulet e Idës së vogël, Rosaku i shëmtuar, Kërmilli dhe trëndafili, Rrobat e reja të perandorit, Princesha dhe bariu, Ndodlii vërtetë kështu, Xhani Babaxhani, Ushtari prej plumbi, Pika e ujit, Syndyku fluturues, Një gonxhe trëndafili nga varri i Homerit
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ne romanin Portret ne sepje autorja e suksesshme kiliane rrefen historine e nje gruaje te re qe ka vendosur te zgjidhe te fshehten e se kaluares se saj te larget, nga e cila ajo nuk mund te kujtoje asgje, per te hedhur drite mbi nje ankth te vjeter qe nuk e le te qete. Nje grua dhe e kaluara e saj. Permes dashurive, luftes dhe nyjave te gjakut. Nje nderim i madh lirise per te jetuar, per te rijetuar dhe per te treguar. Nje veper e magjishme qe te zhyt ne thellesite e kujteses dhe te te fshehtave te familjes. "Une besoj se gjeja me e rendesishme eshte qe, nepermjet te rrefyerit, e kaluara te behet po aq e perjetueshme. Ne historine e Aurores, si ne nje pasqyre gjigante, shoh edhe perfytyrimin e shume grave te koheve te sotme." Isabel Allende
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shkrimet e Guillaume Lejanit u mblodhën dhe u komentuan nga Bernard Lory docen në Inalco, specialist për studimet ballkanike dhe autor i shumë punimeve të veçanta për Bullgarinë. Marie-Therese Lorain, është autore e një biografie të Guillaume Lejanit, botuar në vitin 2004.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Asti, një regjisor që nuk mundi të vinte në skenë gërshetimin e Çehovit me Beketin, përjeton tragjikomedinë çehoviane-beketiane, të vënë në skenë në realitetin e përditshëm nga politikanët dhe politika shqiptare. Femra është viktima e parë e realitetit të romanit. Skenat e veprës gërshetojnë tragjizmin, neverinë realiste, grotesken, komiken dhe dhimbjen se ajo që lexon është një realitet që përjetohet çdo ditë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bianka rebelja është një roman që përmes dashurive, luftërave dhe mbijetesës për ekzistencë të mban pezull, mes mëdyshjeve se si do të zhvillohen ngjarjet. Figura kryesore e romanit, Bianka është një personazh ku përplasen furishëm ndjenja të ndryshme që përjeton njeriu. Ajo është "rebele' e aftë të zgjojë ndjenjat më të fshehura në zgavrat e shpirtit dhe zemrës, arrin të mbijetojë duke iu përballur me forcë, ndjenjë, kurajë dhe inteligjencë sprovave dhe vështirësive në botën nëpër të cilën endet. "Aude et fiet!""Guxo dhe do t'ia dalësh mbanë!"është motoja e saj, që e ndjek përherë gjatë tërë peripecive. Arrin t'i mposhtë duke e vënë në jetë. Bianka arratiset në një moshë fare të re nga Venecia, duke ndjekur dashurinë e saj rinore në një vend të panjohur e duke lënë pas një jetë të vështirë, e detyruar nga persekutimet e njerkës së saj. Por falë shkathtësisë, inteligjencës dhe guximit arrin të bëjë për vete, jo më pak se princin e Firences. Nis këtu një jetë e re, mbushur me emocione për Biankën, që kërkon të realizojë ëndrrat e saj…
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
James Patterson është një nga shkrimtarët më të njohur amerikanë. Ai njihet si autor i romaneve shumë të bukur dashurie dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës. “Dashuria nuk vdes kurrë”, romani i tij më i përkthyer në botë është një histori e shkëlqyer dashurie ku përzihet e fshehta dhe pasioni. Xheniferi, e dërrmuar që nga vdekja tragjike e të shoqit, e mbyt dëshpërimin e saj në punë dhe duke iu shmangur çdo ngatërrimi sentimental. Por kur mëson se Samanta, gjyshja e saj, ka rënë në koma, nxiton t’i qëndrojë në kokë. Ajo, në shtëpinë e fëmijërisë së saj, gjen letrat që Samanta ka shkruar për të, për t’i zbuluar të fshehtën që e mban prej shumë kohësh për vete: dashurinë e çmendur për një burrë tjetër, që nuk është i shoqi. Përmes letrave Xheniferi do të kuptojë se dashuria e vërtetë ekziston dhe ajo mund të na pushtojë papritmas në çdo çast, por do të dijë ajo ta njohë dhe ta pranojë kur t’i paraqitet asaj?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Gazetarja e re dhe e bukur, Rania Al-Baz, ishte një vedetë e televizionit saudit. Ajo përbënte një përjashtim për ato vise ku gratë e kanë shumë të vështirë të gjejnë një vend pune. Rania përfaqësonte për të gjitha gratë zhvillimin, ajo çelte rrugë të reja... Por këtë gjë nuk mund ta suportonte i shoqi. I verbuar nga xhelozia e sëmurë ai ushtronte dhunë kundër saj. Ndodhi që, më 4 prill 2004, ai e rrahu më egërsisht, duke e plagosur keqazi sidomos në fytyrë pastaj duke e braktisur gati të vdekur në dyert e një spitali. Rania Al-Baz kaloi katër ditë në koma dhe u desh t’i nënshtrohej trembëdhjetë operacioneve për të rigjetur tiparet e saj. Kjo provë e tmerrshme, e transmetuar nga të gjitha mediat e botës, preku autoritetet e Arabisë Saudite. Ky fakt u kthye në një çështje shtetërore, duke pasur për sfond gjendjen sociale të gruas në vendet myslimane. Rania, në këtë libër, shpjegon problemet që kjo gjendje paraqet, duke treguar në të njëjtën kohë kalvarin dhe betejën e saj. Ajo për asnjë moment nuk e dënon islamin dhe as tokën ku lindi. Nëpërmjet këtij libri autobiografik ajo përpiqet të tregojë se gratë në ato vende të traditës, mund dhe duhet të trajtohen si qenie njerëzore, pa qenë e nevojshme të mohojnë origjinën dhe fenë e tyre. “E shfytyruar” është një libër që dëshmon guxim por edhe shpresë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pa dyshim "Pushteti dhe lavdia" është kulmi i romaneve të tij. Ky roman në qendër të tij ka dhunën psikologjike dhe fizike të një prifti në arrati si dhe luftën e tij të brendshme me veten dhe Zotin. Duke qenë një roman i jashtëzakonshëm ai njohu një sukses të bujshëm duke mbetur vepra më e fuqishme e këtij shkrimtari të madh anglez. Graham Greene është një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit XX. Vepra e tij, e përkthyer në mbarë botën, ka pasqyruar me një art të pakrahasueshëm dhunën e historisë dhe viktimat e saj, duke patur kudo një jehonë mbresëlënëse.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës. Në epokën ku ne jetojmë, njerëzimi duket se ka gjetur në zhvillimet e shpejta të shkencës si arsyet e frikës, ashtu edhe të shpresës. Mes arsyeve të shpresës vendin e parë e zë ecja përpara e njohjes historike. Sepse ndërgjegjësimi për të kaluarën e vet mund ta ndihmojë njeriun në përpjekjet e tij për të gjetur rrugën dhe për të përcaktuar të ardhmen e tij. Arritjet e historisë janë të qarta. Koha e gjetur shfaqet sot me një larmi dhe tërësi të re. Aspektet politike, ushtarake, diplomatike të së kaluarës, tërhoqën para disa dhjetëvjeçarëve, pothuaj tërë vëmendjen e dijetarit dhe kishin mbetur të vetmet fusha që njiheshin nga masat, por korniza e ngushtë e kërkimeve u shpërthye dhe pas veprimeve të atyre që dukej se kishin hyrë në lojë, u vizatuan realitete të ashpra të jetës kolektive dhe vetjake. U kalua përsëri nga niveli i ngjarjes tek ai i superstrukturave, që deri atëherë dukej i fshehur, po përherë i pranishëm dhe frutdhënës. Përballë zhvillimit të habitshëm të shkencave të quajtura të sakta, ja një libër që gjithashtu paraqet në fushën e njohjes, një pasurim tepër të madh. Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, ndoshta më shumë se askush tjetër, shfaqet sot i ndriçuar nga një dritë e re, nga ky lulëzim në fushën e kërkimeve dhe nga Jacques le Goff, në veprën e tij tashmë klasike, e cila i bën të kapshme për sytë tanë arritjet e kryera. Mesjeta rijeton kështu sa në strukturat e jetës së saj biologjike dhe materiale, aq edhe në jetën e saj mendore. Ajo ka humbur disa nga ngjyrat tepër të shndritshme me të cilat vishej shpesh, por unë nuk mendoj se tabloja është nxirë shumë. Një vizion i matur dhe realist zë vendin e kujtimeve të bukuara nga arritjet e jetës artistike, shpirtërore dhe fetare. Mendja e autorit, nëse është pamëshirmërisht kritike dhe nëse di t'u japë përmasat e duhura legjendave të praruara, mbetet gjerësisht e hapur për të gjitha vlerat. Ndershmëria me të cilën ai vendos në marrëdhëniet e tyre përkatëse degët e ndryshme të aktivitetit njerëzor, është e denjë për t'u lavdëruar përherë. I mbetur i freskët në serinë ku ai lindi, "Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar" me të drejtë e sheh sot veten të kalojë në një koleksion të hapur për një numër më të madh lexuesish. Lexuesi mund t'i drejtohet vazhdimisht versionit original që përmban një fjalor-tregues tepër të gjerë, një ilustrim tepër të vyeshëm e të zbërthyer gjerësisht, si dhe të gjejë aty të gjitha të dhënat themelore dhe imazhin e Realia-s. Libri që ka në dorë lexuesi do t'i falë atij gëzimin e leximit të një teksti të parë me kujdes, të një niveli shkencor dhe të një cilësie të pakrahasueshme. Bibliografia e nxjerrë me përpikmëri të madhe do t'i lejojë të udhëhiqet pa vështirësi nëpër labirintet e kërkimit. Pra le t'i urojmë fat të mbarë këtij libri të ri, i cili do t'i dhurojë një punë me merita të larta, gjithë vëmendjen që meriton.
Çmimi: 540 Lekë
titleToAlt
Rikthehet fuqishëm në tregun letrar Nasi Lera me romanin "Sytë e Sofisë". Ky roman do të zërë padyshim vend në letërsinë shqipe si përçues i vlerave më të mira letrare e artistike. Figurat stilistike, rrëfimi që të lë gjithmonë në pritje të diçkaje tronditëse, imtësia e zgjedhjes së fjalëve, dialogët e kursyer, personazhe për të cilët dimë aq pak së jashtmi, por aq shumë për brendinë e tyre. Metaforat domethënëse si ajo e qenit të verbër; e shenjtes Sofi që i kanë nxjerrë sytë; e dëborës që duket sikur bie për të mbuluar çdo gjurmë e çdo fjalë, e rrugëtojnë mendjen e lexuesit në labirinte nga të cilat duket se duhet të gjejnë çelësin për të dalë. Në qoftë se do të duhej një fjalë për ta përshkruar këtë roman do të ishte: tronditës. E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera, derisa ai vdiq aty i mbuluar nga bora; reagimi i banorëve përpara vrasjes së një vajze të re etj. Në një qytet të vogël ngërthehet e gjithë jeta e shqiptarëve. Romani rrëfen për një qytet të Shqipërisë i paidentifikuar, ose i identifikuar me emrin qyteti H. Që në fillim autori na prezanton me dy personazhe që i lidh pashmangshmërisht vetmia e tyre: burri dhe qeni. Janë vitet e tranzicionit ku papritur personazhi kryesor e gjen veten në vendlindjen e harruar: H, në shtëpinë ku prindërit e tij kanë kaluar të lumtur jetën e tyre dhe ku ai duket se është i arratisur prej Parisit prej një kërcënimi misterioz. Rrugët e kryqëzojnë me Sofinë, mësuesen e bukur të qytetit të vogël e cila mbart dhimbjen e humbjes së të shoqit. Ky qytet i vogël, i heshtur e monoton fsheh mistere të cilat autori i zbulon dalëngadalë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Të gjithë premtojnë Parisin", është romani i fundit i shkrimtarit dhe përkthyesit Nasi Lera, një shkrimtar që në këto vite ka provuar me forcë se krijimtaria e mirë letrare është në përputhje me heshtjen fisnike të autorit dhe me të kundërtën e zhurmës spekulative që mbizotëron sot letrat shqipe. I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti: personazhet, të gjithë së bashku, kushtëzojnë fatin tragjik të karaktereve të romanit. Më tepër se në romanet paraardhës të Nasi Lerës, "Të gjithë premtojnë Parisin", është shkruar nën një kontroll të admirueshëm artistik, qoftë edhe një fjalë e vetme nuk është e tepërt. Karakteret zhvillohen, nuk tregohen. Gjuha është poetike, por kjo nuk e pengon autorin të tregojë tmerre të vërteta. Në të kundërtën, poetikja e prozës e bën brutalitetin më të dukshëm. Dialogu duket se është dhe mjeti më i fuqishëm shprehës i autorit. Një roman i plotë, tronditës, bashkëkohor, tragjik, një simfoni pa asnjë notë të vetme false...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Londër, 1950. Eliza bën një jetë të qetë midis punës së saj, që e përpin, dhe tufës së miqve, të gjithë artistë në kohën e lirë. Megjithatë, në prag të Krishtlindjeve, jeta e saj do të tronditet. Gjatë një shëtitjeje të shkurtër në festën e panairit të Brajtonit, një fallxheshë do t’i parathotë të ardhmen e saj misterioze. Eliza nuk u ka besuar kurrë më parë fatthënave, por nuk arrin t’i dëbojë ato fjalë nga mendja dhe netët e saj gëlojnë nga makthet që ngjajnë sa reale aq edhe të pakuptueshme. Fqinji i saj i shkallës, zoti Daldri, beqar i regjur, fisnik i çuditshëm, me motivime të paqarta, e bind të marrë seriozisht profecinë e fallxheshës dhe të gjejë gjashtë personat që do ta çojnë drejt fatit të saj. Nga Londra në Stamboll, ai vendos ta shoqërojë në një udhëtim të çuditshëm… Zbulime të njëpasnjëshme nëpër periferitë e Stambollit, i japin trajtë një pazëlli që kërkon zgjidhje. Familja e saj nuk është ajo që Eliza ka njohur prej vitesh dhe aty ajo njeh më në fund origjinën e saj; kalvarin e gjatë të dhimbjeve që familja e saj ka kaluar dhe sakrificat tejnjerëzore që ajo dhe i vëllai i saj të mbijetonin. Vende piktoreske, ambiente tërheqëse, pasione që lindin papritur përshkruhen nën penën e këndshme të Marc Levy-t.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Albert Londres gazetar dhe shkrimtar francez na shfaqet jo vetëm si një gazetar i dorës së parë që është në gjendje të riprodhojë një aromë tipike ballkanike dhe të na e sjellë të patjetërsueshme deri në ditët tona, por na dëshmon sesa pak ka ndryshuar gadishulli ynë edhe pas afro tetë-dhjetë vjetëh, sesa i ashpër është shpirti nacinalist I banorëve të këtyre viseve dhe se, me një ndjenjë të forte fataliteti pak gjasë ka që, në thellësi, gjërat që ndryshojnë, pavarësisht nga iluzione që krijojmë në sipërfaqe dhe në aparencë.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Historia e bujshme e ndarjes së presidentit francez Sarkozi nga ish- bashkëshortja e tij Sesilia dhe lidhja me Carla Brunin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një rrëfim nga i mbijetuari i vetëm i komplotit kundër Hitlerit. Tregimi i operacionit “Valkiria” organizuar nga oficerë gjermanë në vitin 1944, i destinuar për të marrë pushtetin pas eliminimit të diktatorit. Philipp fon Boeselager është sot dëshmitari i fundit i të përbetuarve më 20 korrik të ‘44-ës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
E vërteta mbi romanin “Doni i qetë”. Fakte dhe dokumente për të vërtetuar se këtë roman nuk e ka shkruar Shollohovi por dikush tjetër dhe ai është grabitës i kësaj vepre.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Romani i fundit i jashtëzakonshëm i Dulce Maria Cardoso-s,  Kthimi , është shkruar me saktësi narrative dhe me qartësi stili të admirueshëm. Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për  kthimin në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.nnNjë avion heq një vijë të bardhë në mes të qiellit. Në heshtje. Si një shkumës i ngathët në duart e padukshme të Zotit. Në kohëra të tjera do t i isha përgjigjur që këtu poshtë. Ndoshta do t i përgjigjem. Në kohëra të tjera do t i kisha shkruar, ndoshta do t i shkruaj me germa të mëdha mbi gjithë gjatësinë e tarracës, që ai të më shohë patjetër, unë kam qenë këtu.nUnë kam qenë këtu.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 ...jeta ime është një luftë kundër miliona qimeve dhe ndihem tepër krenare për këtë... i njoh armiqtë e mi, ua njoh hiletë, nuk ma hedhin dot, edhe kur ndahen më dysh për t u rritur më të forta, kur hyjnë në mish apo kur mësyjnë fshehurazi e tinëzisht duke u rritur nën lëkurë; i njoh armiqtë e mi dhe nuk lë rast pa ua çjerrë maskën, nuk i lejoj të fshihen për të fituar kohë, është një luftë e paepur... Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje  baxhelle , ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri; të ëmën, akull të ftohtë, që s'pajtohet dot me faktin që solli në jetë një vajzë aq të shëmtuar; takimet e seksit të shpejtë shkel e shko me kamionistët në vendpushimet e autogrillave; vëllanë e gjetur, dështak, të fiksuar pas rregullit, i mbërthyer nga manitë e hakmarrjes. E tërë kjo në sfondin e një Lisbone të ndërdyshur mes Revolucionit të Karafilave dhe qendrave të sotme tregtare, restoranteve të trishtuara indiane dhe kafeneve të ndyra, ku e shkuara dhe e ardhmja kërleshen mes tyre dhe e tashmja s'është veçse një ëndërr e keqe.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Njëzet vjet pas  Ungjilli sipas Jezu Krishtit , José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Në qoftë se në të kaluarën fituesi i çmimit Nobel (1998) dha versionin e tij të Dhiatës së Re, tani vihet përballë Dhiatës së Vjetër. Dhe për ta bërë këtë, zgjedh personazhin më negativ, personifikimin biblik të së keqes, të atij që vrau vëllain e vet: Kainin. Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar kështu vrasjen e Abelit. I dëbuar dhe i dënuar me një jetë endacake, Kaini niset drejt aventurës në hapësirën dhe kohën biblike. Dashnor i Lilithit të panginjur, ai herë është dëshmitar e herë protagonist i ngjarjeve kundër të cilave ngre krye. Ai ndal krahun e Abrahamit, kur do që të vrasë të birin, Isakun, sheh i tmerruar fëmijët që vdesin në flakët që përfshijnë Sodomën, sheh shembjen e Kullës së Babelit, merr pjesë në zemërimin e Moisiut, i cili shkon në shpatë vetë popullin e tij, vështron masakrat e Jerikos, përpiqet të zbusë vuajtjet e Jobit të gjorë dhe, në fund, kur hipën në Arkën e Noes, merr një vendim të prerë, që u jep fund bëmave të tepruara të Zotit inatçor, mizor dhe të shthurur, ku me një mjeshtëri të përsosur, autori e ndryshon rrënjësisht rrjedhën e historisë njerëzore. Romani "Kaini" është vepra më e madhe e shkrimtarit, pjekuria e të cilit ndoshta nuk është shpalosur kurrë kaq e lirë, kaq e kthjellët dhe kaq e mprehtë sa në këtë vepër. Romani "Kaini" tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Sikur José Saramago të kishte jetuar disa shekuj më parë, pa asnjë dyshim që ky ungjill i pestë do t'i kishte marrë mbi vete rrufetë e Kishës dhe do t'i kishte kushtuar turrën e druve. Por, të kundërshtosh sot një histori, që prej dy mijëvjeçarëve është pjesë e së shenjtës, është kujtesë simbolike dhe model i qytetërimit tonë; ajo nuk përbën më një herezi apo blasfemi. Megjithatë, ende vende dhe fe të tjera nuk ngurrojnë të japin vendime të pamëshirshme vdekjeje kundër poetëve dhe poezisë. Por a është me të vërtetë caku i lirisë aq i madh sa duam ta besojmë? Kjo është pyetja që shtron këtu Saramagoja, duke e bëri Jezusin, këtë bir të Zotit që nuk donte të ishte i tillë, viktimë flijuese dhe instrument nga më absolutët të pushteteve siç është edhe ideja e Zotit, kundër të cilit çdo rebelim është i pamundur. Ashtu si revolucionet, fetë hanë fëmijët e tyre, sado të pafajshëm të jenë.Në këtë ungjill, që tregon fëmijërinë dhe jetën vetjake të Jezusit në një dramë romaneske madhështore, duke përzierë historinë, mitin dhe trillimin, Saramagoja fton lexuesin të marrë pjesë në debatin volterian, ku jepen Zoti, Djalli dhe Jezusi, duke mos qenë asnjëri ai që beson se është. Poezia e autorit dhe ironia e tregimtarit bashkohen në një stil madhështor, një nga më të përsosurit dhe më mjeshtërorët e letërsisë së sotme europiane dhe asaj botërore.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Vejusha e re Ecuko është e dashuruar me një djalë të ri që punon te shtëpia e vjehrrit të saj, Jakishit, ku banon edhe vetë. Kunetërit, kunatat dhe fëmijët e tyre jetojnë nën çatinë e gjyshit, që është bërë dashnori i Ecukos.nNjë natë, Ecukoja i lë takim djalit të ri. Duke kuptuar më në fund se ç'dëshiron ajo, i hidhet përsipër. Ajo humb vetëdijen. Kur vjen në vete, ai ia mbath me të katra. Ajo e ndjek, e kap, e godet me kazmë dhe e vret. Jakishi ndodhet aty.Roman me një forcë të madhe tinëzare, të errët dhe nervoze, kjo vepër është pikturë e një pasioni të ndrydhur nga mjedisi, por që arrin të venitet i gjithi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Më bëri aq shumë për vete, saqë m'u desh të shtiresha sikur isha sëmurë, për t'ia kushtuar gjithë kohën time"-Esther Freud. Alisa Raikes i hipën një treni në Kings Cross për të shkuar tek e motra në Skoci. Orë më vonë aksidentohet në një rrugë plot trafik të Londrës dhe e çojnë në spital në koma. Kë apo çfarë pa në Edinburg, që e bëri të kthehej aq rrufeshëm?Mos vallë aksidenti ishte një tentativë për vetëvrasje?Po familja e saj, që po e pret në këmbë të shtratit të zgjohet, çfarë duhet t'i fshehë saktësisht?Duke u endur nëpër shtresa të ndryshme të kujtesës, Alisa dëgjon bisedat dhe fillon të mbledhë kujtime të së kaluarës dhe të një dashurie të ndaluar rreptësisht kohët e fundit. E pamundur ta lëshosh nga dora këtë libër të shkruar aq bukur është kënaqësi të kesh mundësinë ta shijosh.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania