titleToAlt
Përgatituni të mësoni nga përvoja e mjeshtrit... Këtu gjenden bazat e filozofisë së suksesit: Formula origjinale për arritje të mëtejshme, të paraqitura në pesëmbëdhjetë parime të jashtëzakonshme. Kjo është një punë e jashtëzakonshme, me të cilën e filloi karrierën e tij Napoleon Hilli. Materiali origjinal është publikuar për herë të parë në vitin 1928, në tetë vëllime. Ligji i suksesit vjen tani në një libër të vetëm.
Çmimi: 2800 Lekë
titleToAlt
Shkalla magjike drejt suksesit është klasiku i humbur i Napoleon Hill-it, dhe libri që parapriu bestsellerin Mendo dhe pasurohu. Kopja origjinale e tij është vlerësuar te mbi 40,000 $. Tashmë edhe ju mund të keni një riprodhim të versionit origjinal që zotërohet prej Fondacionit Napo-leonHill. Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. Këto parime kyçe paraqesin etikën dhe veprimet të cilat u japin të gjithë atyre që i zbatojnë, fuqinë për t'u bërë liderë në fushën që zgjedhin. Hill-i argumenton se liderët nuk janë të lindur; ata formohen nga zakone shumë të ngjashme, të thjeshta dhe dinamike. Në këtë libër zbulohet një thesar dijesh. Hill-i ofron një udhë të përmbledhur, hap pas hapi, për të ngjitur shkallën e suksesit, një përparim që varet nga organizimi i proceseve mendore. Shkalla magjike drejt suksesit vlen të lexohet shumë herë dhe të zbatohet përgjatë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ne këtë vepër fuqidhënëse dhe të pabotuar kurrë më parë, autori legjendar për zhvillimin personal, Napoleon Hill, ndan parimet e tij të suksesit, një seri zakonesh dhe mendësish të cilat ju japin themelet për një sukses që ju ndryshon jetën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Botimi që keni në duar dallon nga botimet e mëparshme për faktin se është i plotësuar me shembujt e disa prej njerëzve më të sukseshëm të epokës sonë, të cilët e njohin dhe e përdorin sekretin që Napoleon Hill e kishte gjetur te emra si Thomas Edison, Henry Ford, Theodore Roosevelt, John D. Rockefeller, Mahathma Gandhi etj. Në këtë botim ndërkaq janë dhënë edhe shembujt e Bill Gates, Steven Spielberg, Arnold Schwarzenegger, Martin Luter King, Michael Jordan, Howard Schultz, Ray Kroc, Mary Kay Ash, Sir John Templeton, Herb Kelleher, Fred Smith, Bruce Lee e shumë emra të tjerë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre. Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan. Hilli studioi karakteristikat e këtyre njerëzve të suksesshëm dhe zbuloi 16 “ligjet” që duhen zbatuar nga njerëzit për të arritur suksesin në jetë. “Mendo dhe bëhu i pasur” i ka përmbledhur këto ligje në 13 parime, në formën e një filozofie personale. Drejtuesi ndërkombëtar Mark Victor Hansen thotë se koha ka provuar që dy prej këtyre parimeve janë jashtëzakonisht të rëndësishme: 1) Parimi i Mendjes Mjeshtërore dhe 2) Ta kesh të qartë se ku do që të mbërrish. Në kuadër të studimit që kishte marrë përsipër, Hilli angazhoi njerëzit më të njohur të kohës në botën perëndimore, si: Thomas Edison, Alexander Graham Bell, George Eastman, Henry Ford, Elmer Gates, John D. Rockefeller, Charles M. Schwab, F. W. Woolworth, William Wrigley Jr., John Wanamaker, William Jennings, Theodore Roosevelt, William H. Taft, Woodrow Wilson dhe Jennings Radolph. Projekti i ndërmarrë zgjati më se 20 vjet. Pas një periudhe katërvjeçare si këshilltar i presidentit Franklin D. Roosevelt, u botua vepra më e njohur e Hillit “Mendo dhe bëhu i pasur”, një ndër librat më të kërkuar në botë. Sipas revistës “Forbes” (mars 2011) “ky libër është shitur në më shumë se 70 milionë kopje që prej botimit të tij të parë dhe vazhdon të shitet vrullshëm edhe sot”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Zgjohu dhe tako anën tënde pozitive. Përse disa kanë sukses dhe të tjerë dështojnë. Disiplinoje veten për të arritur sukses. Rrit fëmijë të suksesshëm e të lumtur. Merr punën që do. Lëri të tjerët të të ndihmojnë të arrish sukses. Përdor magnetizmin tënd personal. Mposhte frikën për të arritur synimin tënd. Merr ngritje në detyrë. Jeto jetën tënde.” Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur, të famshëm dhe kanë gjetur lumturinë duke përdorur burimet e fuqisë personale, të cilat ai i pasqyron shumë qartë. E organizuar në mësime të përjavshme, që të mund të përfitoni nga këshillat e Napoleon Hill – it gjatë gjithë vitit, kjo vepër jashtëzakonisht motivuese dhe filozofike, ju ofron njohuri të reja dhe frymëzim të pashtershëm për ta plotësuar jetën tuaj në mënyrat më të fuqishme të mundshme. Duhen vetëm disa minuta çdo javë për të korrur një jetë të tërë me shpërblime. Pasuria, pushteti, shëndeti, lumturia dhe përmbushja e tyre varen nga një person: vetja jote. Tashmë, Napoleon Hill, autor bestseller dhe njeri i mençur e milioner i përjetshëm, të ofron mjetin e parë dhe të vetëm që të duhet për t'u bërë ai që ti dëshiron, të bësh atë që do dhe të kesh atë që do. Në këtë vepër të tij frymëzuese dhe që të jep mundësi, do të gjesh një mesazh për çdo javë që do të të mundësojë ta shohësh veten dhe botën përreth teje në një mënyrë krejtësisht të re. Do të mësosh të kuptosh të gjitha pikat e forta brenda teje dhe të dallosh edhe pasurinë e madhe të mundësive që ke në duart e tua teksa fikson këto fjalë. Lëri ligjëratat javore të Napoleon Hill – it të të ndihmojnë që të korrësh shpërblime, që mund të të jenë dukur përtej ëndrrave të tua, por që tashmë janë kaq të thjeshta në zotërimin tënd.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania