titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një libër i rrallë që skanon gjendjen e Shqipërisë në kohën e pushtimit nazi-fashist, parë nën optikën e një intelektuali të ri të asaj kohe, një shkrimtari të spiktatur dhe një shqipëruesi me vlera të rralla. Botimi është paraprirë me një parathënie nga Ismail Kadare Një mémoire i Mustafa Greblleshit, gazetar, shkrimtar dhe përkthyes, në të cilin ilustrohen me thjeshtësi ndjesitë që një 17 vjeçar si Mustafai pati kur Italia pushtoi Shqipërinë dhe deri kur na pushtoi diçka ma e keqe siç ishte regjimi që autorit ia pushkatoi te atin pa gjyq. Rrëfimet e jetës intelektualr të Tiranës së viteve '30, ne Hotel Dajti apo tek Pazari i Ri kontekstualizohen në kohë me lajmë të shkurtra nga fronti. "Kujtime 1939-44" ështe padyshim një liber që aftëson lexuesin me një këndvështrim tjetër për si ta shohim dhe ta lexojmë të kaluarën. Parathënie nga Ismail Kadare: “Mustafa Greblleshi nuk u përmend më asnjëherë si shkrimtar gjersa vdiq i harruar më 1986. Në homazh të tij, botuesja e “Çabej”, boton Kujtimet, ’39-’44, nën kujdesin e Anna Shkrelit, tridhjetë vjet pas ndarjes nga jeta. Mendimi letrar shqiptar përherë e më tepër do t’u jetë mirënjohës studiuesve që janë përpjekur e vazhdojnë të përpiqen për daljen nga harresa të shkrimtarëve shqiptarë të shekullit që porsa shkoi. Harresa në letërsi është e pashmangshme, madje renditet si një nga dukuritë e domosdoshme të saj, ajo që quhet përzgjedhja e vlerave. Falë kësaj të fundit, letërsia përgatitet për jetën e saj të vërtetë, atë të ardhmen, shekulloren. Këtu nuk bëhet fjalë për këtë harresë të natyrshme, por për harresën e dhunshme, shkaktuar prej egërsisë së një epoke, prej cinizmit, burgjeve dhe prangave të saj. Do të mbeten të pashlyera në kujtesën e kryeqytetasve bordurat e Bulevardit të madh të Tiranës, kur fill pas rënies së komunizmit u shfaqën radhët e pafundme të librave që shiteshin drejt e në rrugë, prej njerëzve të rastit...”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë të mbledhura në një vëllim, disa nga skicat e fejtonet e mprehta që Greblleshi i nënshkruante me pseudonimin Liu Cakut në gazetat tiranase të kohës së okupacionit italian, me skica e vinjeta të vizatuara nga shoku i tij Ibrahim Kodra. Pas më shumë se gjysmë shekulli që kur u shkruan, duket çudi sa aktuale tingëllojnë në “Tironën” e viteve 2000 ato dukuri të jetës shoqërore shqiptare që Greblleshi i fshikullonte dikur me aq humor e njëkohësisht me aq shqetësim në “tironçe”.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Libri “Njëmijë e një net” vjen më tre vëllime. Në vëllimin e parë do të gjeni: • Ali Baba dhe dyzet hajdutët • Tri mollët • Gruaja e masakruar dhe djaloshi • Nuredin Aliu dhe Bedredin Hasani • Kurrizoja i vogël • Historia që rrëfeu rrobaqepësi • Histori e berberit • Historia e Abulhasan Ali Ebn Bekrit dhe e Shemselniharit,favoritë të kalifit Harun-Al-Rashid
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Libri “Njëmijë e një net” është një libër me tre vëllime. Në vëllimin e dytë do të gjeni: • Sindbad Detari • Të tre kalanderët • Gomari, kau dhe bujku • Tregtari dhe xhindi • Plaku dhe drenusha • Plaku dhe dy qentë e zinj • Historia e peshkatarit • Mbreti grek dhe mjeku Duban • Burri dhe papagalli • Veziri i ndëshkuar • Mbreti i ri i ishujve të zinj • Historia e Zybejdes • Historia e Aminës
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Libri “Njëmijë e një net” është libër me tre vëllime. Në vëllimin e tretë do të gjeni: • Aladini dhe llamba magjike • Ago Aliu, tregtar nga Bagdati • Kali magjik • Princ Ahmedi dhe perria Pari-Banu • Dy motrat ziliqare
Çmimi: 790 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania