titleToAlt
Tregime të moçme shqiptare”, është titulli i librit të Mitrush Kutelit, në të cili shkrimtari ritregoi baladat dhe rapsoditë popullore shqiptare. N ë këtë botim mund të lexoni: “Rozafati, E bija e hënës dhe e dielli, Besa e Kostandinit, Besa e Halil Garrisë, Gjergj Elez Alia, Kostandini i vogëlith, Ymer Agë Ulqim, Fuqia e Mujit, Muji dhe zanat, Orët e Mujit, Martesa e Halilit, Muji dhe Behuri, Vdekja e Omerit, Ajkuna qan Omerin dhe Omeri i Ri
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër përmban poema dhe balada, vargje të përzjera pranverat, ankthe dhe vegime e fjalë të pambaruara.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Brenda do të gjeni: Kulaçi rrumbullak; Pula pikalore; Dhia me shtatë keca dhe ujku; Masha dhe ariu; Dhelpra dhe ujku; Plaku i Cikmës; E bukura e dheut.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Përralla kineze të shqipëruara nga Mitrush Kuteli të cilat janë: Përralla e përralltarit të parë; Kështu u bë dheu argjend; Dhelpra dhe bletët; Kallami që u bë lundër; Mjeku i të varfërve ose Daj-Fu që sjell lumturinë; Muri i madh kinez dhe besnikja Min Cian Niuj; Miu i fushës dhe miu i qytetit etj.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
“Në tetorin e vjetit të kaluem më ra në dorë tue shpalue libra të ndryshëm nepër stende të ndryshme të panairit ndërkombëtar të Frankfurtit, një libër i ri shqip. Kjo ishte vepra e fundit e Mitrush Kutelit “Në një cep të Ilirisë së Poshtme – Novela.” (Naim Frashëri, Tiranë 1983). Qe ky takim i papritun që më ndali e më shtrëngoi në kambë midis asaj tollovie njerëzish e zhurme. Mun në faqen e parë më banë për vete fjalitë si të ishin shqiptue nga një za i njoftun: “Poshtë, në Drimonë, kish ardhur vera; lart, në malet, ish ende pranverë...”, “Ajri ishte i fortë sa ta prisje me thikë, plot amëza aguliçesh, vjollcash...” -Martin Camaj
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Pa fjalë se toka e botës është e bukur, sepse, si thuhet në Shkronjë, “dheu është vendi ku Zoti mbështet këmbët e tija”, po m’e ëmbël nga të gjitha është toka e anëdetit të Ilirisë, enoria e Apollonisë. Pra dhe Bubutima. Këtë e kanë për të parë lëçitësit në qoftë se do kenë durimin të këndojnë rrëfimin që do t’iu shtrojmë përpara”- Mitrush Kuteli.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Mitrush Kuteli është i pari autor shqiptar i një libri me studime kritike për letërsinë. Me librin e tij “Shënime letrare” Kuteli paraqitet si një individualitet i rendit parësor në këtë fushë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Havadan më havadan” është një libër me pamflete të botuara në vitet 1940-1944 në shtypin e kohës, me një nga pseudonimet e Kutelit, Lugati. Fragment nga libri: - E njeh Zenelin? - Jo, nuk e njoh! - U bë për të vrarë. E do ta vras! - Si e qysh? - Dje më shkeli hijen! - Hijen tënde? -Timen! Ecnja rrugës, në djellë, kur më arriti Zeneli. Hija ime ish aty poshtë. Ish e gjatë sepse djelli perëndonte. E priste më dysh rrugën. Zeneli më dha tunjatjetën edhe ma shkeli hijen. Ç'të bëj? - Vraje! - E vrava! - Aferim!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kur u zgjua ishte vonë; psherëtiu për pasurinë fantastike që kishte humbur, doli përsëri të bredhë nëpër qytet dhe prapë u gjend përpara shtëpisë së konteshës. Sikur një fuqi e panjohur e hiqte andej.Qëndroi dhe zuri të kundrojë dritaret. Në njërën nga këto dritare i zuri syri një kokë të vogël flokëzezë, të përkulur, ndofta, mbi një libër ose mbi ndonjë punë nga ato të dorës. Koka e vogël u ngrit. Hermani pa një fytyrë freskosh dhe një palë sy të zinj. Kjo grimë vendosi shortin e tij...
Çmimi: 870 Lekë
titleToAlt
Kënga s'ka kufire që ta ndalojnë. Ajo lindet diku edhe, në qoftë se përmban brenda saj ndonjë thërrime arti të vërtetë, shkon gojë pas goje, në krahët e erës... Këngët e kësaj përmbledhje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Konstantin Paustovski (31 maj 1892 – 14 korrik 1968) është sipas një mendimi të përgjithshëm shkrimtari më lirik i letërsisë sovjetike. U lind në Moskë në familjen e një nëpunësi hekurudhe, që e merrte familjen me vete në zhvendosjet e tij të shpeshta. Këtu personazhet janë njerëz të thjeshtë të lidhur ngushtë me natyrën, e cila bëhet pothuaj personazh më vete, me fytyrë dhe me zë, personazh të cilit i ndjehen rrahjet e zemrës dhe gjaku që i rrjedh nëpër damarë. Paustovski hynë në thellësitë e shpirtit njerëzor siç hyn në kaçubet e pyllit për të zbuluar lulet e fshehura atje. Harmonia mes njerëzve është fryma që zotëron këto tregime. Por pikërisht pas idealizimit deri në himnizim të kësaj lidhjeje, autori fsheh diçka që s'duhet të prekë: të vërtetën. Ai tregon skutat e fshehta të shpirtit, por flet vetëm për anët e bukura të tij. Personazhet që krijon Paustovski janë të vërtetë në marrëdhëniet e tyre njerëzore, në atë hapësirë të ngushtë ku vendosen. Dhe janë njerëz të mirë sepse ai ka zgjedhur për personazhe pikërisht njerëzit e mirë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Në mëngjes, madje para orës që në qytetin N. ishte caktuar për të bërë vizita, nga dera e një shtëpie të drunjtë ngjyrë portokalli, me baxha dhe shtylla të kaltra, doli vrundull një zonjë e veshur me një kllok skocez elegant, me katrorë, e shoqëruar nga një shërbëtor i veshur me një mantel që kish disa jaka dhe shirita të arta, dhe me një kapelë të rrumbullakët, të lëmuar. Po në atë çast zonja ngjiti vrulltas, me ngutje të madhe, shkallët e varura të një karroce që priste përpara derës. Shërbëtori mbylli aty për aty, me një të përplasur, derën e karrocës, ngriti shkallët, u zu pas rripave prapa karrocës dhe i thirri karrocierit: "Nisu!". Zonja shpinte me vete një lajm të ri që sapo e kish dëgjuar dhe s'kish durim ta përndante sa më shpejt. Komente nga autori:"Kur fillova t'i lexoja Pushkinit kapitujt e parë të "Frymë të vdekura" siç ishin në dorën e parë, ai që qeshte gjithnjë kur unë i lexoja (i pëlqente të qeshte), pak nga pak filloi të ngrysej derisa më në fund u bë krejt i zymtë. Dhe kur leximi mbaroi, tha me një zë plot ngashërim: "O Zot, sa e trishto është Rusia jonë! Unë mund të shkruaj për Rusinë vetëm duke qëndruar në Romë. Vetëm që aty ajo më del para syve me tërë plotësinë e vet, me tërë gjerësinë e vet." Koment nga Vladimir Nabokov:"Në veprën e Gogolit, komiken nga kozmikja i ndan vetëm një gërmë."
Çmimi: 980 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri:”Prralla që do të rrëfej tanithi na ka ardhur gojë më gojë nga moti i lashtë e i stërlashtë, kur gjithë kafshët e tokës, gjithë shtërpinjtë e ujit e gjithë shpesët e qiellit flisnin gjuhën e njerëzve, siç flas unë e siç flet zotrote, o këndonjës. Jo vetëm flisnin, po edhe shkruanin mirë e bukur në kartë, sepse mbanin nga një kallamar në brez e nja një kallam shkrimi në vesh. Kështu bënin ariu, ujku e dhelpra të veshur e ngjeshur me gjithfarë gëzofësh, kështu bënin grifsha, laraska e kaposhi të stolisur me gjithfarë puplash, iriqi me gjemba e breshka me zhguall, gjarpëri rrjepacak e gjithë të tjerët.”
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Jam Shqiptar e Kosovar Jam Shqiptar, e Kosovar; Zot, e krenar, Zot, e bujar, mbi këtë dhé, q'e kam si fe, e përmbi fé: e kam Vatan! e kam Atdhe! që gjysh stërgjysh,që brez pas brez,që gjithëmonë. Ti shqa thërret,ti shqa bërtet,gjer lartë në retë,se jam barbar. Jo, s'jam,si bërtet ti,si buçet ti,ti, Mal i Zi. Po vendin tim e dua, lirinë e dua,e s'dua,Zot mbi mua.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në mes të kësaj qetësie, një bulkth i vogël ia nisi këngës me trishtim, aty afër. Lizuka mbajti vesh dhe dëgjoi me vëmendje. - Bukur këndon! - peshpëriti ajo. - Bukur, po nuk më lë të fle, - murmuriti Patrokli. - Nuk di përse s'po më ze gjumi. Këtu qenka shumë bukur, më pëlqen... S'e kisha parë ndonjëherë këtë korije. Tani e shoh se këtu qenka tamam si në ata pyjet e prrallave që më tregonte mëma ime... Bulkthi s'po dëgjohet më. Heshti. - Mirë bëri që heshti, - tha Patrokli i përgjumur.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Nikolai Gogol është cilësuar nga bashkëkohesit e tij si shkrimtar realist, por me ndërthurje në stilin e tij të romantizmit dhe groteskes. Në këtë libër mund të lexoni tre rrefime “Portreti”, “Ditari i një madame” dhe “Prospekti Nevski” të cilsuara si “Tregimet e Petersburgut”. Pikërisht me këtë vepër është bazuar fama e autorit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Tregime të moçme shqiptare”, është titulli i librit të Mitrush Kutelit, në të cili shkrimtari ritregoi baladat dhe rapsoditë popullore shqiptare. N ë këtë botim mund të lexoni: “Rozafati, E bija e hënës dhe e dielli, Besa e Kostandinit, Besa e Halil Garrisë, Gjergj Elez Alia, Kostandini i vogëlith, Ymer Agë Ulqim, Fuqia e Mujit, Muji dhe zanat, Orët e Mujit, Martesa e Halilit, Muji dhe Behuri, Vdekja e Omerit, Ajkuna qan Omerin dhe Omeri i Ri
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në librin “Ditari i një ekonomisti”, të autorit Mitrush Kuteli është përfshihet botimi “Tri problema në lidhje me Bankën Kombëtare” (Konstancë, Shtypshkronja “Albania”, 1932), i vetmi libër shqip i shkruar nga Dr. Pas, ku ekonomisti bën tri analiza bazë: “Problema e Monedhës së Vogël”, “Problema e Fitimeve” dhe “Kapitali, Aksionet dhe Privilegji” të Bankës së Shtetit Shqiptar, institucioni ku Kuteli punoi si konsulent dhe më vonë drejtor i Drejtorisë Qendrore së saj. Botimi është i pajisur edhe me disa raporte zyrtare: “Raport mbi Çështjet Monetare-Financiare për t’u shqyrtuar prej Komisionit Shqiptaro-Gjerman”, “Mendime për Kombëtarizimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis”, “Raport mbi disa masa valutare për t’u marrë për mbrojtjen e interesave të ekonomis Kombëtare”. Ka aty letra drejtuar Rexhep Mitrovicës – Kryetar i Këshillit të Ministrave, Rrok Gerës, dhe në fund kujtime, ku flitet edhe për rëndësinë që Dr. Pasko i jepte monedhës shqiptare duke dënuar spekulimet. Ditari është mbajtur nga 2 nëntori deri më 24 dhjetor të 1943-it, në kohën kur Komisioni i Bankës së Shqipërisë ishte në bisedime me pushtuesin gjerman.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri , ”Prozë dhe vargje të zgjedhura” e Mitrush Kutelit përmban: PROZË • Xha Brahua i Shkumbanores • Natë kollozhegu • Vjeshta e Xheladin Beut • Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit • Më kot... • Lumi i Madh • Fshati im e pi rakinë... • Parvera në Transilvani VARGJE • Poem kosovar • Balta shqiptare • Poemi i Shëndaumit • Po të vdes në dhe të huaj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Nga Mitrush Kuteli “Prozë dhe vargje të zgjedhura” PROZË 1. Natë marsi 2. Natë prilli (Kapllan Aga i Shaban Shpatës) 3. Natë muaji maj (I vdekuri edhe i gjalli) 4. Rinë Katerinëza 5. Natë qershori 6. Natë gushti (Përtej valëve të kohës) 7. Natë muaji Shëmbitër (Rrëfim i parë i Argjir Vlonjatit) 8. Natë vjeshte të tretë 9. Letrat e ndajnatës (Lugetërit e fshatit tonë) 10. Kryengritje për lugat 11. Një natë tetori VARGJE 1. Natë vere 2. Hëna e humbur 3. Si nesër 4. Shtambari 5. Kroi i kodrës 6. Një ndajnatë në Poradecin e vjetër 7. Rrjedhin lumenjtë
Çmimi: 870 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania