titleToAlt
NJË MARRËDHËNIE E NDËRLIKUAR NUSE-VJEHËRR, QË DO TË PËRFUNDOJË... ME NJË VDEKJE Që në çastin e parë kur u njoh me vjehrrën, Lusi e kuptoi se nuk ishte nusja që ajo kishte ëndërruar për djalin e saj “të përsosur". E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distance nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme per t'ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërine amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martese, askush nuk mund të thotë një fjalë të keqe për Dajanen, përveç Lusit. E gjitha kjo, deri para pesë vjetësh. Tani, Dajana ka vdekur dhe pranë trupit të saj është gjetur një letër, ku thuhet se ajo donte t'i jepte fund jetës, sepse, tekefundit, kanceri po ia merrte atë dalëngadalë. Vetëm se autopsia nuk gjen asnjë gjurmë kanceri në trupin e saj. Kush mund ta donte vdekjen e Dajanës? Pse e kishte ndryshuar ajo testamentin vetëm pak kohë para vdekjes?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jemi në vitin 1926 në qytetin e Nju Jorkut: një kohë dhe një vend ku ngjarjet e pak njerëzve -dhe krijesave - do të përcaktojnë fatin e shumë të tjerëve. Midis tyre dallohen: NJUT SKAMANDERI, i pari (dhe ndoshta i vetmi) magjizoolog, lufta e të cilit për mbrojtjen e krijesave magjike të botës merr një kthese të rrezikshme kur disa nga kafshët e frikshme për të cilat ai kujdeset, ia mbathin për në qytet; TINA GOLLDSTIN, një (ish) Aurore amerikane, e punësuar në Ministrinë e Magjisë të SHBA, e cila dëshiron me gjithë shpirt të kthehet në këtë detyrë dhe është e sigurt se lëvizja kunder magjistarëve, e quajtur "Trashëgimtarët e Salemit", është strofull e vetë së Keqes; KUINI GOLLDSTIN, motra e bukur dhe e paturpshme e Tinës, e aftë të lexojë mendimet; dhe XHEJKOB KOVALSK1, një veteran (dhe JoMagji}, i cili një herë për një herë dëshiron të hapë një furre për të shitur bukë e ëmbëlsira. Dhe shumë kafshë fantastike, të njohura nga librat e Harry Porterit ose të reja, që e popullojnë këte vepër, duke i dhënë emocion dhe një atmosferë magjike të papërsëritshme, Fansat e JX. Rowlingut do të ndeshen në cdo faqe të këtij libri me humorin, forcen e pabesueshme të saj për krijimin e një bote magjike, si dhe ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin e thellë ndaj çdokujt me ose pa shkop magjik, emra të tillë, si Urtimori janë një urë midis kësaj historie dhe Harry Potterit,dhe lexuesit do të jenë të lumtur të ndeshen me ta në një situatë të re të botës magjike .Por kjo është një aventurë që jeton jetën e vet dhe do t’ju lëre pa frymë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Erdhi më në fund edhe edhe në shqip, Harry Potter, autorja e së cilës historinë e tetë e shkroi pas 19 vjetësh. Dhe sigurisht, Ky është i fundit, pasi fantazia e autores është ndalur me kaq në këtë personazh që ka pushtuar zemrat e qindra milionë fëmijëve dhe lexuesve. Kësaj radhe, historia e tetë titullohet Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”, ku personazhet dhe ngjarjet nuk vijnë në prozë por si dramë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij. Edhe Xhulia kishte qenë e lumtur me të. Ishte ndier me fat që mundi të dashuronte edhe një herë tjetër në jetë. Atëherë, përse braktisi gjithçka? Uilliami në fillim ndihet krejt i çoroditur, madje edhe fajtor për largimin e Xhulias. Çfarë kishte ndodhur? Ku kishte gabuar? Mos e kishte lënduar pa e kuptuar? Uilliami e di se duhet ta kërkojë. Ai e di se arsyen e largimit të saj duhet ta gjejë te sekretet e të tjerëve. A do të mund ta pranojë ai shndërrimin e Xhulias. A do mundet Uilliami ta pranojë të vërtetën që ajo ia kishte fshehur gjatë gjithë lidhjes së tyre? Një rrëfim i hollësishëm e që të përpin i ndjenjave dhe mendimeve të një gruaje, së cilës i kërcënohet dashuria, jeta, familja. Ky është romani i ri i fuqishëm i shkrimtares së njohur Catherine Dunne.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Edhe pse vetëm njëzetenëntëvjeçare, Samanta Suiting është asi i një studioje ligjore londineze me emër. Pak minuta këshillim me të kushtojnë një mal me para. Punon natë e ditë dhe është tërësisht e përqendruar në karrierën e saj. Por, pikërisht atëherë kur mendon se do arrijë të bëhet ortake e firmës, vëren se ka bërë një gabim që mund t’i kushtojë vendin e punës. E tronditur, arratiset nga zyra dhe gjendet në një vend të panjohur. Kërkon informacion rreth një shtëpie të mrekullueshme dhe papritur për shkak të një keqkuptimi, të zotët e shtëpisë e marrin si kandidate për postin e guvernantes. Fillon punë, pavarësisht se punëdhënësit e saj nuk kanë dijeni për faktin që vajza intelektuale nuk ka as idenë më të vogël se si mund të mbahet në rregull një shtëpi. Mbretëresha e shtëpisë është historia e një vajze që ka nevojë të çlodhet. Të gjejë veten, të dashurohet. Të fillojë më në fund të jetojë. Dhe të zbulojë se … si hekuroset. Me talentin e pakrahasueshëm të Sophie Kinsella-s, një komedi e re, e admirueshme që po bën të lumtur miliona fansa në botë.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania