titleToAlt
Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një qendër termale, është shtatzënë dhe ai është babai. Pas kësaj, fillon një komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës. Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur te emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme. Ai organizon një festë lamtumire në qendrën termale, si një ëndërr e një nate vere. Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht,ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pavdekësia rrëfen ngjarje në dy periudha kohore: Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një artiste me shpirt të lirë, e jeton jetën e saj si një varg tradhtish - ndërsa i dashuri tjetër i saj, Franci, i sinqertë, besnik dhe i mirë, është duke humbur gjithçka për shkak të cilësive të tij fisnike. Pastaj një person tjetër hyn në skenë: autori. Fytyra e tij është në hije, në qendër të katërkëndëshit të dashurisë, formuar nga protagonistët e romanit: dhe këto katër elementë vazhdimisht i ndryshojnë qëndrimet ndaj tij, largohen e qasen rastësisht por dhe për shkak të ngjarjeve e persekutimeve të historisë. Per Milan Kundera romani nuk heton realitetin, porqenien. Lehtësia e padurueshme e qenies është një hulumtim me stil, i cili na çon drejt e te vetja, tek të tjerët, te jeta e dhunshme, te drama e shpresave delikate. Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuartë gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Identiteti” është libri i dytë i shkruar në frëngjisht nga shkrimtari Milan Kundera, ndërsa shtëpia botuese “Dituria” e ka sjellë në gjuhën shqipe. Si mjeshtër i rrëfimit, Kundera nuk ka nevojë për tema lokale. Ai përdor historinë politike evropiane në njërën anë dhe skenarët provokues seksualë në tjetrën, ndërsa e gjithë gjuha e tij është thellësisht filozofike: meritë e një shkrimtari të madh që ia del mbanë gjithmonë. Në një intervistë të tij, Kundera shkruan se temat që i interesojnë atij janë pak, por thelbësore. Temën e identitetit, në këtë libër, Kundera e hulumton në marrëdhënien midis një çifti parisian, Shantalit dhe Zhan-Markut. Të dy po i afrohen moshës së mesme dhe kjo i shtrëngon t’i hedhin një sy jetës së tyre. Por mos mendoni se keni të bëni me një histori krize të çiftit; në të vërtetë, Kundera është shumë më tepër i interesuar për mënyrën se si ne mund të pajtojmë veten me të tjerët, në qoftë se është ende e mundur. Më “burrat nuk m’i hedhin më sytë”, zënë fill ngjarjet e romanit “Identiteti”. Teksa pushon në një hotel në bregdetin e Normandisë, Shantali, e divorcuar prej bashkëshortit pas vdekjes së djalit të tyre pesëvjeçar, habitet kur vëren se burrat nuk e shikojnë më si dikur. Po Zhan-Marku, i dashuri i saj, a e sheh më? Dhe pas këtij dyshimi, që ajo ia beson edhe të dashurit, ja ku mbërrin një lumë letrash anonime, të gjitha nga një admirues i saj! Kundera me kthjelltësi tregon obsesionet psikologjike të dy dashnorëve, të cilat e vrasin komunikimin mes tyre. Kur Zhan-Marku e ngatërron një të panjohur me Shantalin e tij të dashur, apo kur vetë Shantali pranon që ka dy fytyra; kur Zhan-Marku sheh që Shantali është plakur dhe kur kjo e fundit e kupton se burrat nuk do kthehen më ta shohin; këto dhe shumë të tjera janë ngjarjet që nxisin dyshime në tru se identiteti nuk ekziston, se është fryt i një mijë keqkuptimeve, të cilat ndryshojnë me kalimin e kohës, pa e lënë unin të mbijetojë. Ky diskutim për identitetin takohet në çdo faqe dhe bëhet histori epike e burrave dhe e grave të ditëve të sotme, që duke mos shpëtuar dot nga teknologjia, kamerat dhe burokracia, nuk gjejnë as veten e as tjetrin, aq sa përfundimisht preferojnë të shkrihen në magmën e konformizmit më mirë sesa të mos jenë dikushi. Identiteti mbetet romani më kompakt dhe më i integruar në treshen e famshme, Lehtësia e papërballueshme e qenies, Mosdija dhe Identiteti.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë? E vërteta është se pas një mungese të tillë të gjatë “kujtimet a tyre nuk ngjasojnë; nuk përputhen më”. Ne gjithmonë besojmë se kujtimet tona përkojnë me ato të personit që kemi dashur, se ne përjetojmë të njëjtat gjëra. Por ky është vetëm një iluzion. Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Romani më i mirë i Kunderës, një radiografi e sistemit komunist në Çekosllovaki. I botuar edhe në shumë vende të tjera të botës ka gjetur pritje shumë të mirë edhe në shqip.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Kjo ese është shkruar si një roman mbi nëntë pjesë të veçanta. Për artin e romanit është personazhi kryesor i librit: shpirti i humorit që ai kishte, marrëdhënia e tij misterioze me muzikën, etj. Tregimi i tij bëhet në tri faza. Libri shqyrton situata kyçe në epokën tonë, çështja morale ngrihet kundër artit të shekullit, kalimi i kohës e bën të pasigurt për identitetin e "unë", kujtesa si një formë e harresës, nocioni thelbësor i modestisë si një kohë e bazuar në pamaturinë e individit që të bëhet zakon dhe rregull, shpall muzgun e individualizmit, dhe fuqinë misterioze të vullnetit të dëshirë së fundit të njeriut të vdekur.
Çmimi: 1100 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania