titleToAlt
A guidebook on the archaeological sites and monuments of southern Albania. It presents an overview of archaeological results from the area. It includes illustrations and plans of the archaeological remains, which span from prehistoric settlement sites, Hellenistic sanctuaries and Roman urban buildings, to Byzantine ecclesiastic architecture.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Prof. Ceka thekson se studimi hedh dritë edhe mbi lindjen dhe origjinën e gjuhës shqipe si dhe trajton gjerësisht pjesëmarrjen aktive të ilirëve në qytetarinë romake. Sipas tij, një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar fuqishëm në mbijetesën dhe kompaktësimin e popullsisë shqiptare ka qenë edhe konflikti i madh me sllavët në atë periudhë kur këta të fundit u vendosën në rajon. Prof. Neritan Ceka i shkroi kapitujt e parë të këtij studimi që në vitin 1987 për ta dërguar në shtyp kohët e fundit. Ai trajton një nga cështjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, pasion që e ka të trashëguar nga i ati, Hasan Ceka, gjithashtu një arkeolog i njohur shqiptar. Libri "Ilirët" në shqip u publikua për të herë të parë në takime me studentë të Universiteteve të Tiranës dhe të Elbasanit, si dhe në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke ngjallur menjëherë interesimin e qarqeve shkencore universitare.
Çmimi: 4000 Lekë
titleToAlt
Libro del prof. Neritan Ceka, "Apollonia. Storia e Monumenti ", è pubblicato in albanese, inglese, francese e italiano. Come tale, può svolgeranno nelle biblioteche degli istituti di istruzione pre-universitaria, per utilizzato dagli studenti per la storia della sua terra per il completamento del la storia dell'Albania, così come letture comparative relative a categorie di Lingue inglese, francese o italiano. Il libro è scritto per soddisfare le esigenze di una vasta cerchia di lettori, che hanno prima conoscenza della storia antica e la storia Albania. La prima parte è dedicata alla storia della ricerca Apollonia archeologico e la storia della creazione e lo sviluppo città nel corso dei secoli. In questo contesto particolare attenzione è collegamento dedicato tra la storia di Apollonia e che i prapatokës illirico come un'interazione tra due popoli che hanno abitato li arrivato Helens Corinto e Corcira e gli abitanti sottotitolo di prapatokës Taulanta. Attraverso dati archeologici è il ruolo dei residenti registrati origine illirica della città, che ha assistito da iscrizioni, sculture, o oggetti in genere trovano in Apollonia. La parte principale del libro è dedicata a descrivere la città e I suoi principali monumenti, che vanno dalle pareti circostanti, il centro città monumentale, appartamenti e necropoli. In questa presentazione fatta aspetto e le caratteristiche architettoniche originali Apolloniates in tipologia fortificazioni, la passeggiata, Ninfeo forse, o elementi architettonici tiro con l'arco, colonne ottagonali, ecc Il libro contiene una documentazione illustrativa attraverso diverse citazioni fonti scritte su Apollonia e descrizione di alcuni degli oggetti più bella trovato lì. Elenco della letteratura storica principale archeologico, e un glossario della terminologia utilizzata, dare il libro il valore di una pubblicazione degna. . la pubblicazione di alta qualità e illustrazioni Rich ne fanno un libro prezioso per le biblioteche personali, e questi istituti di istruzione pre-universitaria, o all'università, dove essere utilizzato per gli alunni e gli studenti di ampliare le conoscenze antica storia del nostro paese, o del paese di origine.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
40 vjet pas zbulimit të qytetit antik të Antigonesë botohet libri i parë për të. Antigonea, qyteti që Pirro e themeloi për gruan e tij Antigona, u zbulua nga arkeologu i njohur Dhimosten Budina në vitin 1969. 40 vjet pas këtij zbulimi, një nga arkeologët më të njohur shqiptarë, Neritan Ceka, botoi librin me titull “Antigonea… qyteti i dashurisë së parë”. Antigonea njihet si qyteti që lindi nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Libri u ofron lexuesve një histori të pasur për rrethanat e krijimit të qytetit, jetesën e tij, aleancat dhe armiqësitë që i shoqëruan antigonasit në jetën e tyre. Ai jep të plotë historinë e Pirros së Epirit, një pjesë të historisë së gërmimeve, si dhe gjetjeve arkeologjike të zbuluara nga ekspeditat në këtë qytet antik. Antigonea është nga qendrat kryesore arkeologjike të Shqipërisë dhe për këtë arsye është shpallur Park Arkeologjik. Në pjesën e poshtme është zona publike ku u gjetën pjesë të një statuje me kalë, ku mendohet se kanë qenë dy: Pirro dhe Antigona, sepse është dora e një femre, përveç armëve, përkrenares dhe pjesë të një shpate. Ndërsa në pjesën tjetër ka një numër të madh banesash, më e bukura është ajo që quhet banesa me peristil. Ka edhe disa banesa të cilat janë të lidhura me veprimtaritë prodhuese të Antigonesë, është një banesë që ishte njëkohësisht punishte për përpunimin e lëkurëve, një banesë tjetër që ishte për përpunimin e enëve prej bronzi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Bylisi. Historia dhe Monumentet” përfaqëson një sintezë të punës së përbashkët shumëvjeçare, që të dy autorët kanë bërë për të zbuluar qytetin ilir të Bylisit dhe për ta kthyer atë në një nga parqet arkeologjike më të rëndësishme të vendit tonë. Si pjesë e një serie botimesh me karakter shkencor-popullor, ku rreshtohen edhe librat mbi Apolloninë, Butrintin dhe Antigonënë, autorët kanë ndjekur një paraqitje të historikut të kërkimeve arkeologjike, historisë së bashkësisë së bylinëve, përshkrimin e monumenteve dhe dokumentimin e burimeve më tipike nga autorët antikë, së bashku me përshkrimin e thesarit arkeologjik, bibliografinë dhe fjalorin terminologjik. Kjo i jep mundësinë lexuesit ta përdorë atë si udhëzues gjatë vizitës në qytetin antik, por edhe si libër leximi për të plotësuar njohuritë mbi vendlindjen, apo historinë e lashtë të Shqipërisë. Një kujdes i veçantë i autorëve ka qenë evidentimi i Bylisit si përfaqësues tipik i qytetërimit ilir në periudhën e zhvillimit të qyteteve ilire dhe veprimit të Mbretërisë ilire në shek. IV p. Kr. Vendi i veçantë që zinte Bylisi në kontekstin e marrëdhënieve midis shtetit dhe qyteteve ilire del në pah nëpërmjet madhështisë së monumenteve publike si teatri, stoat, stadiumi, por edhe të dëshmimit të një sistemi demokratik të qeverisjes nëpërmjet institucioneve të zgjedhura periodikisht. Krijimtaria origjinale e arkitektëve vendas paraqitet në raport me ndikimet e qarta kulturore që kanë ardhur nga Apollonia, Epiri, apo Maqedonia. Në kuadrin e zhvillimit të një kulture me karakter mesdhetar, por me trajta vendëse, vihet në dukje edhe qëndrueshmëria e traditave të popullsisë ilire, krijuese e këtij qytetërimi, përmes emrave ilirë të drejtuesve të qytetit, apo mbajtjes së veshjes ilire nga gratë qytetare. Një interes të veçantë paraqet Bylisi për rrolin e tij qendror gjatë periudhës Bizantine, kur zuri vendin e Apollonisë si qendër administrative dhe kishtare. Kjo periudhë evidentohet edhe nëpërmjet monumenteve të mëdha religjioze, siç janë gjashtë bazilikat e zbukuruara me mozaikë të një cilësie të lartë. Si i tillë Bylisi cilësohet si qyteti më i rëndësishëm ilir, por njëkohësisht edhe si qendra më e pasur me monumente arkeologjike periudhës bizantine në vendin tonë. Kuadri i zhvillimit të qytetërimit në trevën e bylinëve është plotësuar nga autorët edhe nëpërmjet paraqitjes së shkurtër të qendrave të tjera qytetare byline, si Klosi, Gurëzeza, Margëlliçi, etj. Vlerat e librit shtohen nga cilësia e lartë e botimit dhe përkthimi i tij në anglisht, frëngjisht dhe italisht. Si i tillë ai do të ishte një libër i domosdoshëm në bibliotekat personale, ato publike, si dhe të institucioneve t arsimit parauniversitar, për të shërbyer në leximet për historinë e lashtë të Shqipërisë, të vendlindjes, apo të mësimit të gjuhëve të huaja.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri i prof. Neritan Cekës, “Apollonia. Historia dhe Monumentet”, është botuar në shqip,anglisht, frëngjisht dhe italisht. Si i tillë ai mund të zërë vend në bibliotekat e institucioneve të arsimit parauniveristar, për tu përdorur nga nxënësit për historinë e vendlindjes, për plotësimin e historisë së Shqipërisë, si dhe për lexime krahasuese në orët e mësimit të gjuhëve anglisht, frëngjisht, apo italisht. Libri është shkruar për të kënaqur kërkesat e një rrethi të gjerë lexuesish, të cilët kanë njohuritë kryesore mbi historinë antike dhe historinë e Shqipërisë. Pjesa e parë e tij i kushtohet historikut të kërkimeve arkeologjike në Apolloni dhe historisë së themelimit dhe zhvillimit të qytetit gjatë shekujve. Në këtë kuadër një vëmendje e veçantë i është kushtuar lidhjes midis historisë së Apollonisë dhe asaj të prapatokës ilire, si një bashkëveprim midis dy etnive që i popullonin ato-helenëve të ardhur nga Korinti e Korkyra dhe banorëve taulantë e bylinë të prapatokës. Nëpërmjet të dhënave arkeologjike është evidentuar edhe rroli i banorëve me origjinë ilire të qytetit, të cilët dëshmohen nëpërmjet mbishkrimeve, skulpturave, apo objekteve tipike të gjetura në Apolloni. Pjesa kryesore e librit i kushtohet përshkrimit të qytetit dhe të monumenteve kryesore të tij, duke filluar nga muri rrethues, qendra monumentale e qytetit, banesat dhe nekropoli. Në këtë paraqitje vihen në dukje dhe tiparet origjinale të arkitekturës apolloniate në tipologjinë e fortifikimeve, të shëtitores, nymfeut, apo të elementeve arkitektonikë të harkut, kolonave tetëkëndëshe, etj. Libri përmban një dokumentacion ilustrues nëpërmjet citimeve të disa burimeve të shkruara mbi Apolloninë dhe përshkrimit të disa prej objekteve më të bukura të zbuluara atje. Lista e literaturës kryesore historike e arkeologjike, si dhe një fjalor i terminologjisë së përdorur, i japin librit vlerën e një botimi dinjitoz. . Cilësia e lartë e botimit dhe ilustrimet e pasura e bëjnë atë një libër të vlefshëm për bibliotekat personale, si dhe atyre të institucioneve të arsimit parauniversitar, apo universitar, ku mund të përdorët për nxënësit dhe studentët për të zgjeruar njohuritë mbi historinë e lashtë të vendit tonë, apo të vendlindjes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Butrinti, Buthrotum i lashtë, shtrihet në jug-perëndim Shqipëri, 20 km në jug të portit modern të Sarandës. Vendi i lashtë Zë një blof të tokës i dalë në kanalin e Vivarit, një shtrirje e ujit sot lidh ngushticën e Korfuzit, 4 km në perëndim të Butrintit, në brendësi kripë-ujë Liqeni Butrintit. Në jug të kanalit shtrihet një fushë e sheshtë e bonifikuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shqipëria e lashtë - Gjurmime arkeologjike është një libër me autor Luigi M. Ugolini dhe që është botuar në dy vëllime. Vëllimi i parë : "Albania antica", vëllimi i dytë : "Ricerche Archeologiche" (1927). Përktheu nga origjinali Qemal Velia, redaktoi dhe plotësoi Neritan Ceka
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bylisi ka nje histori, te cilen po t’ia njohesh duhet te jesh i detyruar me veten qe t’ia shijosh. Stefan Bizantini, qe ne kohen e tij, ndertoi nje encklopedi te qyteteve antike, e permend map_of_albania1kete vend si vendin e themeluar nga Neoptelemi, i biri i Akilit. Por arkeologet e sotem, nuk e largojne kete qytet me ndertimet e zbuluara atje-me shume se shekulli i IV para Krishtit. Ndersa 2 shekuj para Krishtit, ai mundi qe te prese dhe monedhat e tij. Emri i qytetit del edhe ne trajten Bulis ne ngjarjet e viteve 49 – 48 p. Kr., kur ai iu dorezua ?ezarit. Ka shume referenca per statusin e qytetit nga historianet, por nje fakt dihet mire se ai u be pre e pla?kitjeve te vazhdueshme, per shkak te rendesise se tij.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri i prof. Neritan Cekës, “Apollonia. Historia dhe Monumentet”, është botuar në shqip,anglisht, frëngjisht dhe italisht. Si i tillë ai mund të zërë vend në bibliotekat e institucioneve të arsimit parauniveristar, për tu përdorur nga nxënësit për historinë e vendlindjes, për plotësimin e historisë së Shqipërisë, si dhe për lexime krahasuese në orët e mësimit të gjuhëve anglisht, frëngjisht, apo italisht. Libri është shkruar për të kënaqur kërkesat e një rrethi të gjerë lexuesish, të cilët kanë njohuritë kryesore mbi historinë antike dhe historinë e Shqipërisë. Pjesa e parë e tij i kushtohet historikut të kërkimeve arkeologjike në Apolloni dhe historisë së themelimit dhe zhvillimit të qytetit gjatë shekujve. Në këtë kuadër një vëmendje e veçantë i është kushtuar lidhjes midis historisë së Apollonisë dhe asaj të prapatokës ilire, si një bashkëveprim midis dy etnive që i popullonin ato-helenëve të ardhur nga Korinti e Korkyra dhe banorëve taulantë e bylinë të prapatokës. Nëpërmjet të dhënave arkeologjike është evidentuar edhe rroli i banorëve me origjinë ilire të qytetit, të cilët dëshmohen nëpërmjet mbishkrimeve, skulpturave, apo objekteve tipike të gjetura në Apolloni. Pjesa kryesore e librit i kushtohet përshkrimit të qytetit dhe të monumenteve kryesore të tij, duke filluar nga muri rrethues, qendra monumentale e qytetit, banesat dhe nekropoli. Në këtë paraqitje vihen në dukje dhe tiparet origjinale të arkitekturës apolloniate në tipologjinë e fortifikimeve, të shëtitores, nymfeut, apo të elementeve arkitektonikë të harkut, kolonave tetëkëndëshe, etj. Libri përmban një dokumentacion ilustrues nëpërmjet citimeve të disa burimeve të shkruara mbi Apolloninë dhe përshkrimit të disa prej objekteve më të bukura të zbuluara atje. Lista e literaturës kryesore historike e arkeologjike, si dhe një fjalor i terminologjisë së përdorur, i japin librit vlerën e një botimi dinjitoz. . Cilësia e lartë e botimit dhe ilustrimet e pasura e bëjnë atë një libër të vlefshëm për bibliotekat personale, si dhe atyre të institucioneve të arsimit parauniversitar, apo universitar, ku mund të përdorët për nxënësit dhe studentët për të zgjeruar njohuritë mbi historinë e lashtë të vendit tonë, apo të vendlindjes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bylisi ka nje histori, te cilen po t’ia njohesh duhet te jesh i detyruar me veten qe t’ia shijosh. Stefan Bizantini, qe ne kohen e tij, ndertoi nje encklopedi te qyteteve antike, e permend map_of_albania1kete vend si vendin e themeluar nga Neoptelemi, i biri i Akilit. Por arkeologet e sotem, nuk e largojne kete qytet me ndertimet e zbuluara atje-me shume se shekulli i IV para Krishtit. Ndersa 2 shekuj para Krishtit, ai mundi qe te prese dhe monedhat e tij. Emri i qytetit del edhe ne trajten Bulis ne ngjarjet e viteve 49 – 48 p. Kr., kur ai iu dorezua ?ezarit. Ka shume referenca per statusin e qytetit nga historianet, por nje fakt dihet mire se ai u be pre e plackitjeve te vazhdueshme, per shkak te rendesise se tij.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Tri Jetë” i prof. Skënder Luarasit përmbledh biografitë e tre personaliteteve më të shquar të krijimit të shtetit shqiptar: Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Kolonel Tomsonit. Janë tri jetë paralele që takohen në momentin e ngritjes së flamurit në Vlorë, 100 vjet më parë dhe i kushtojnë energjitë dhe jetën e tyre konsolidimit të shtetit të ri shqiptar. Biografia e Ismail Qemalit është padyshim më e plota dhe më e bukura e shkruar për plakun e Vlorës. Saktësia e të dhënave mbi jetën dhe veprimtarinë shoqërohet me një stil letrar emocionues, që ringjall emocionet e viti të madh të Shqipërisë. Ky stil ndjehet i fuqishëm edhe në skalitjen e figurës së Isa Boletinit, si hero i kryengritjeve të viteve 1909-1912 që përgatitën kushtet për shpalljen e pavarësisë. Ndjekja e jetës së Isa Boletinit edhe në mbrojtjen e qeverisë së Princ Vidit dhe më pas në përpjekjet për mbrojtjen e trojeve kosovare, është një histori frymëzuese patriotike, që të lë mbresa të forta. Libri përfshin, jo rastësisht, edhe biografinë e Kolonel Tomsonit, të cilën autori e pati botuar në vitin , si një homazh për sakrificën e këtij ushtaraku holandez, që u vra duke mbrojtur shtetin e ri shqiptar. E ndaluar për lexuesin shqiptar gjatë periudhës së komunizmit, kur Tomsoni u konsiderua nga Enver Hoxha si një përfaqësues i imperializmit, biografia e njeh lexuesin shqiptar me profilin e një njeriu që e deshi Shqipërinë po aq sa edhe vendin e tij. Libri i prof. Skënder Luarasit ringjall historinë e shpalljes së pavarësisë përmes jetës së figurave, që duhet të shërbejnë si modele përkushtimi dhe patriotizmi për brezin e ri. Ai është një libër i domosdoshëm për bibliotekat personale, publike, apo të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Aventurë në Shqipëri 1964" me Autor Albert Mayzie. Përkthyer nga Nestor Nepravishta. Shtëpia botuese "Migjeni", viti i botimit 2007. Faqet e librit 358. Mayzie-ve u pëlqen të dalin jashtë shtigjeve të rrahura, andej nga i çon era, duke sfiduar rreziqet dhe pamundësitë. Në këtë pikëpamje, Shqipëria përfaqësonte një aventurë të bukur. Ç'ishte ky vend, relavitisht i afërt me ne, pothuaj i panjohur për francezët, pas 450 vjetëve të pushtimit turk, të ndjekura nga një pavarësi shumë e përkohëshme dhe më pas nga pushtimet e reja italiane e gjermane, nga prishja spektakolare me B.R.S.S., të cilën e zëvendësoi me një aleancë ideologjike dhe ekonomike me Kinën? Çfarë quhej tek ata turizëm? Cili do të ishte fati që do t'i rezervohej njëmbëdhjetë Mayzie-ve dhe veturave të tyre të vogla, të autorizuara me një leje të veçantë që të kalonin të gjithë verën në Shqipëri? Si ishte e organizuar Shqipëria e re, cilat ishin kënaqësitë dhe telashet e saj? Ja të gjitha pikat që duhej të sqaronim, të gjitha të panjohurat që duhej të zbulonim, për një përshkrim të sinqertë dhe një film me ngjyra, pa qenë të sigurtë deri në minutën e fundit. Herë të keqtrajtuar, herë krahëhapur, të njëmbëdhjetë Mayzie-të duhet të gërmonin në karakterin e shqiptarëve, të përshkruar kaq bukur nga Bajroni në "Çajlld Harold", gjatë një vizite që ai bëri në Shqipëri më 1809.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë. Duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet '30 me protestat, dhimbjet, ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen. Vëllimin e tij "Vargjet e lira", Migjeni e hapte me vjershën "Parathënia e parathënieve", ku shpërthen gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Pas kësaj, vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: "Kangët e ringjalljes", "Kangët e mjerimit", "Kangët e perëndimit", "Kangët më vete", "Kangët e rinisë" dhe "Kangët e fundit". Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit. Filli që i bashkon këto vepra është gëzimi për lindjen e "njeriut të ri".
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo poemë me 22 pjesë rrefen mitologjitë e lekurëkuqëve të Amerikës së Veriut.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky botim që vjen nga psikanalisti shqiptar Ydriz Basha, është në vazhdën e artikujve dhe botimeve dedikuar figurës së Esat Pashës, trajtimit të tij në historinë shqiptare duke sjellë të tjera këndvështrime. “Shpesh ndër biseda e shkrime të emigracionit, personaliteti enigmatik dhe karriera ushtarake e politike e Esat Pashës haste në kundërthënie”, shprehte autori duke shpjeguar edhe nxitjen që ai pati për trajtimin e kësaj figure fillimisht me një ese që në vitin 1981, gjë e lejueshme për të, meqë jetonte jashtë vendit. “Esat Pasha hyri në marrëveshje me malazezët e aleatët e tyre, të cilët i premtuan se do ta mbështesnin në realizimin e ambicies për t’u bërë sundimtar i Shqipërisë së Mesme me kusht që t’ua dorëzonte Shkodrën. Ambicia personale ia mori mentë dhe ia verboi sytë, përndryshe në Shkodër, Esat Pasha me mbështetjen e shkodranëve e të malësorëve të saj, do të kishte mbetur një ndër figurat historike të kombit tonë”, shkruan autori.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania